Blinken: SHBA kundërshton zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se në takimet me zy...

Udhëheqës të lartë të administratës së Presidentit Biden, zyrtarët më të lartë të Pentagonit dhe ligjvënësit amerikanë nuk ishin në dijeni që Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ishte i shtruar në spital që nga e hëna, thanë zyrtarët amerikanë të shtunën. Kjo çështje ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe mbajtjen të fshehtë të trajtimit mjekësor të zotit Austin. Pentagoni nuk e informoi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan për shtrimin e zotit Austin në Spitalin ushtarak Walter Reed në Meriland deri të enjten, sipas dy zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti.
Mospublikimi i informacionit mbi shtrimin në spital të Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin nga Pentagoni për disa ditë pasqyron një mungesë të pazakontë të transparencës rreth sëmundjes së tij, seriozitetit të gjendjes së tij shëndetësore dhe datës së daljes së tij nga spitali. Kjo mungesë transparence në një kohë kur Shtetet e Bashkuara përballen me një sërë krizash të sigurisë kombëtare bie ndesh me praktikat normale të presidentit, zyrtarëve të tjerë të lartë dhe anëtarëve të kabinetit amerikan.
Megjithatë, Presidenti Biden bisedoi me zotin Austin të shtunën dhe shprehu besimin tek ai, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në kushte anonimiteti.
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, Sekretari Austin mori përgjegjësinë për vonesën e njoftimit të publikut mbi gjendjen e tij shëndetësore.
“E kuptoj që unë mund të kisha bërë një punë më të mirë lidhur me informimin e publikut. Zotohem se do të bëj një punë më të mirë në këtë drejtim”, tha ai përmes deklaratës, duke pranuar shqetësimet për mungesë transparence. “Por është me rëndësi të thuhet se kjo ishte një ndërhyrje mjekësore e imja dhe unë marr përgjegjësi të plotë për vendimet mbi njoftimin e publikut për këtë çështje”, shtoi ai.
Austin, 70 vjeç, vazhdon të jetë i shtruar në spital si pasojë e ndërlikimeve nga një ndërhyrje mjekësore, tha zëdhënësi i Pentagonit. Në deklaratën e tij, Austin tha se po rikuperohej, por nuk dha hollësi të tjera mbi arsyen e shtrimit në spital.
Zëdhënësi i Pentagonit, Gjeneral Majori Pat Ryder tha se anëtarët e Kongresit u informuan mbi shtrimin në spital të zotit Austin të premten pasdite. Nuk është e qartë nëse anëtarët më të lartë të personelit të zotit Austin ishin njoftuar për ndërhyrjen mjekësore, por pjesa më e madhe e personelit të Pentagonit u informua mbi këtë çështje nga deklarata e Pentagonit e lëshuar të premten. Shumica e tyre mendonin se Sekretari Austin ishte me pushime gjatë javës.
Nënsekretarja e Departamentit të Mbrojtjes Kathleen Hicks mori përsipër përgjegjësitë e Sekretarit Austin pas shtrimit të tij në spital. Një zyrtar i qeverisë tha se nënsekretarja e cila ato ditë ndodhej në Porto Riko, i kishte të gjitha komunikimet e nevojshme që ia mundësuan kryerjen e detyrës ndërsa zoti Austin, një gjeneral me katër yje, i cili ka patur një karrierë 41 vjeçare në ushtrinë amerikane, nuk ishte në gjendje t’i kryente detyrat për shkak të ndërhyrjes mjekësore.
Zëdhënësi Ryder tha të shtunën se zoti Austin po e merrte veten dhe që nga e premtja në mbrëmje po kryente detyrat e tij nga spitali Walter Reed. Ai tha se për shkak të privatësisë, “ndryshimit të situatës” dhe gjendjes mjekësore, Pentagoni nuk e bëri publike mungesën e Sekretarit Austin.
Senatorët republikanë Roger Wicker dhe Tom Cotton kritikuan Departamentin e Mbrojtjes, duke thënë se zyrtarët e tij qëllimisht nuk e njoftuan publikun mbi gjendjen shëndetësore të zotit Austin.
Edhe Shoqata e Shtypit në Pentagon, e cila përfaqëson mediat që ndjekin zhvillimet atje, i dërgoi një letër proteste të premten zëdhënësit të Pentagonit Pat Ryder dhe ndihmës sekretarit për marrëdhëniet me publikun, Chris Meagher, mbi mungesën e transparencës dhe informacionit për gjendjen shëndetësore të Sekretarit Austin.
Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë qenë më transparentë rreth shtrimit të tyre në spital. Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrrick Garland, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje mjekësore në vitin 2022, informoi zyrën e tij dhe publikun një javë para ndërhyrjes mjekësore mbi ditën se kur do të dilte nga spitali dhe kur do të kthehej në punë.
Shtrimi në spital e Sekretarit Austin vjen në një kohë kur grupet militante të mbështetura nga Irani po kryejnë sulme me raketa dhe dronë kundër bazave amerikane në Irak dhe Siri, konfliktit Izrael-Hamas dhe luftës në Ukrainë./ VOA
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se në takimet me zy...
Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetu...
Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e tij të përba...
Sahra Wagenknecht në rininë e saj ishte komuniste, një...
Fabrika e veglave teknike Paul Horn GmbH në Tübingen prodh...
Megjithë faktin që qeveria gjermane ka bërë lëshime, shoqa...
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe...
Miliona të krishterë ortodoksë morën pjesë në meshat e mba...
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit grek Kyriakos M...
Ushtria ruse është në rrugën e humbjes së 500,000 pers...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e filloi...
Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Tashmë ata mund t...
Ushtria e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 60 predha t...
Glynn Simmons hodhi një vështrim të gjatë nga dritarja...
Presidenti Joe Biden akuzoi të premten rivalin e tij t...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të...
Rusia ka filluar të lëvizë disa banorë nga qyteti i Be...
Vendet evropiane janë destinacione të njohura për punë...
Mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën aj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...