Takimi “kokë më kokë” mes Mitsotakis dhe Blinken/ Çfarë u diskutua
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit grek Kyriakos M...

Miliona të krishterë ortodoksë morën pjesë në meshat e mbajtura në mesnatë për të shënuar Krishtlindjen ortodokse, një festë që ka mbetur nën hije për shumë persona për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Në Rusi, vendit me numrin më të madh të të krishterëve ortodoksë, besimtarët morën pjesë në meshat e mbajtura më 7 janar në kishat në Moskë dhe në mbarë vendin.
Në Ukrainë, ku shumica e të krishterëve identifikohen si ortodoksë, kjo ishte hera e parë që Krishtlindja, zyrtarisht në bazë të një vendimi të Qeverisë, nuk u festua më 7 janar, por më 25 dhjetor, në përputhje me traditat katolike romake dhe ato perëndimore.
Pavarësisht vendimit për mosfestimin e Krishtlindjes më 7 janar, vendim që e mori presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në korrik të vitit të kaluar, mijëra ukrainas shkuan në kisha dhe faltore në mbarë vendin, përfshirë edhe në manastirin e rinovuar Kiev-Peçersk, për të marrë pjesë në shërbesat e mesnatës.
Urdhri i Zelensky-t ishte një sinjal i radhës i përpjekjeve të Ukrainës për t’u larguar nga traditat e dominuara nga Rusia, teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë. Më 2019, Kisha Ortodokse e Ukrainës u shkëput nga kontrolli shekullor nga Kisha Ortodokse e Rusisë, megjithatë mosmarrëveshjet për këtë çështje nuk janë zgjidhur krejtësisht. Një tjetër degë më e vogël e ortodoksisë ukrainase mbetet besnike ndaj Moskës dhe të dyja palët kanë mosmarrëveshje për kontrollin e manastirit në Kiev.
Një pakicë e konsiderueshme e të krishterëve ukrainas, veçmas në perëndim të Ukrainës, janë katolikë.
Në Rusi, presidenti Vladimir Putin, iu bashkua familjarëve të ushtarëve të vrarë në luftën në Ukrainë në një shërbesë private në rezidencën e tij në Novo-Ogarjovo, në periferi të Moskës.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini, Putin theksoi “përpjekjet e organizatave fetare që synojnë të mbështesin heronjtë tanë – pjesëmarrës në operacionin e posaçëm ushtarakë”, formulim që Kremlini përdor për t’iu referuar pushtimit të Ukrainës.
Për dallim nga viti i kaluar, Putin nuk bëri thirrje për armëpushim gjatë kësaj feste fetare.
Perëndimi ka vlerësuar se që nga nisja e pushtimit të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, Rusia ka pësuar mbi 320.000 viktima – të vrarë dhe të plagosur – ndërkaq të dhënat e Ukrainës në këtë drejtim besohet se janë të krahasueshme me ato ruse.
Krishtlindja ortodokse në Kosovë është festë shtetërore dhe festohet nga besimtarët ortodoksë në vend.
Në Serbi, besimtarët ortodoksë e shënuan festën duke djegur dushk jashtë kishave dhe faltoreve. Mijëra persona morën pjesë në shërbesën në Tempullin e Shën Savës, që është kisha më e madhe ortodokse në Ballkan./ Rel
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit grek Kyriakos M...
Ushtria ruse është në rrugën e humbjes së 500,000 pers...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e filloi...
Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Tashmë ata mund t...
Ushtria e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 60 predha t...
Glynn Simmons hodhi një vështrim të gjatë nga dritarja...
Presidenti Joe Biden akuzoi të premten rivalin e tij t...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të...
Rusia ka filluar të lëvizë disa banorë nga qyteti i Be...
Vendet evropiane janë destinacione të njohura për punë...
Mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën aj...
Aktori amerikan me origjinë gjermane, Christian Oliver...
Kohët e fundit, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me disa ra...
Gjykata e Lartë tha të premten se do të përcaktojë nës...
Një gjykatë turke mori vendim të premten për t’i arres...
Një aeroplan pasagjerësh humbi disa pjesë në ajër, duke u ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërk...
Disa kompani anijesh transporti aktualisht po e shmang...
Rusia e ka sulmuar Ukrainën me raketa, me të cilat e furni...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...