
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e filloi misionin e tij më të fundit urgjent diplomatik në Lindjen e Mesme të shtunën në Turqi, ndërsa shtohet frika se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë mund të kthehet në një konflikt më të gjerë.
Vizita e katërt e zotit Blinken në tre muaj vjen mes zhvillimeve shqetësuese jashtë Gazës, përfshirë Libanin, Izraelin verior, Detin e Kuq dhe Irakun.
Sekretari Blinken u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm Hakan Fidan për të diskutuar për ndikimin që mund të ushtrojë Turqia dhe vende të tjera veçanërisht ndaj Iranit dhe grupeve aleate me të, për të lehtësuar tensionet në rritje, për të përshpejtuar dërgesat e ndihmave humanitare në Gazë dhe për të filluar planifikimin për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës së pasluftës. Pjesa më e madhe e territorit është kthyer në gërmadha nga tre muaj bombardime intensive izraelite.
Presidenti Erdogan, është një kritik i ashpër u veprimeve ushtarake të Izraelit në Gazë. Ndryshe nga SHBA, Turqia nuk e konsideron Hamasin si një grup terrorist.
Vetëm disa orë përpara se sa zoti Blinken të mbërrinte në Turqi, Hezbollahu një milici në Liban që mbështetet nga Irani hodhi dhjetëra raketa në veri të Izraelit, duke paralajmëruar se ky ishte vetëm fillimi i një kundërpërgjigjeje ndaj vrasjes së një udhëheqësi të lartë të Hamasit, mesa duket nga Izraeli.
Ndërkohë, sulmet e intensifikuara ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq nga rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani po pengojnë tregtinë ndërkombëtare dhe kanë sjellë si rezultat rritjen e përpjekjeve nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të patrulluar zonën dhe për t'iu përgjigjur kërcënimeve.
Pas Turqisë, zoti Blinken do të shkojë në ishullin e Kretës për të takuar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Greqia, anëtare e NATO-s, është në pritje të miratimit nga Kongresi i SHBA-së të një shitjeje avionësh luftarakë F-35.
Në ditët në vazhdim, sekretari amerikan i shtetit do të vizitojë vende arabe, Izraelin dhe Bregun Perëndimor, ku do të përcjellë mesazhin se Uashingtoni nuk dëshiron një përshkallëzim rajonal të konfliktit të Gazës./ VOA
Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Tashmë ata mund t...
Ushtria e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 60 predha t...
Glynn Simmons hodhi një vështrim të gjatë nga dritarja...
Presidenti Joe Biden akuzoi të premten rivalin e tij t...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të...
Rusia ka filluar të lëvizë disa banorë nga qyteti i Be...
Vendet evropiane janë destinacione të njohura për punë...
Mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën aj...
Aktori amerikan me origjinë gjermane, Christian Oliver...
Kohët e fundit, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me disa ra...
Gjykata e Lartë tha të premten se do të përcaktojë nës...
Një gjykatë turke mori vendim të premten për t’i arres...
Një aeroplan pasagjerësh humbi disa pjesë në ajër, duke u ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërk...
Disa kompani anijesh transporti aktualisht po e shmang...
Rusia e ka sulmuar Ukrainën me raketa, me të cilat e furni...
Këtë javë Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri publik d...
Kryetari i ri i partisë Syriza në Greqi, Stefanos Kass...
Pronarja e një dyqani në Iran është dënuar me dy vjet burg...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...