Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi/ Autoritetet e Kosovës kërkojnë ndihmë te ndërkombëtarët
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...

Presidenti Joe Biden akuzoi të premten rivalin e tij të mundshëm për zgjedhjet e vitit 2024, republikanin Donald Trump, për nxitjen e sulmit të 6 janarit, duke e vendosur ngjarjen vdekjeprurëse të vitit 2021 në qendër të fushatës së tij për një mandat të dytë.
"Ai i tha turmës të luftonte me gjithë forcat dhe situata doli jashtë kontrollit. Pastaj si zakonisht ua la të tjerëve të bënin punën e pistë. Ai vetë u kthye në Shtëpinë e Bardhë", tha presidenti.
Zoti Biden shënoi tre vjetorin e sulmit të 6 janarit 2021 me fjalimin e tij të parë madhor të fushatës këtë vit, duke vënë në shënjestër zotin Trump ndërsa fushata e tij u kundërpërgjigje shqetësimeve lidhur me gjendjen e ekonomisë së vendit dhe moshën e tij. Presidenti Biden është 81 vjeç. Ish-presidenti Trump është 77 vjeç.
Biden tha se zoti Trump po e bazon fushatën tek përpjekja për të kërkuar "hakmarrje" kundër armiqve të tij politikë. Ai u kujtoi amerikanëve se ish-presidenti Trump i ka quajtur kundërshtarët e tij "të neveritshëm", "e njëjta gjuhë e përdorur në Gjermaninë naziste".
"Si guxon? Në emër të zotit, cili mendon se është?" tha zoti Biden.
Presidenti Biden u zotua se mbrojtja e demokracisë do të jetë premtimi i tij kryesor në fushatë dhe la të kuptohet se një fitore e zotit Trump do të ishte një fitore për diktaturën.
"Demokracia varet nga këto zgjedhje. Liria varet nga këto zgjedhje," tha ai.
Ish-presidenti Trump, i cili kryeson garën mes republikanëve për emërimin si kandidat i kësaj partie, nuk e pranoi humbjen në zgjedhjet e vitit 2020, duke bërë që mijëra mbështetës të tij të sulmonin Kapitolin më 6 janar 2021.
Përpjekja e dështuar për të ndaluar certifikimin zyrtar të rezultatit rezultoi në vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e dhjetra oficerëve të policisë.
Zoti Biden tha se kur ndodhi sulmi më 6 janarit, "nuk kishte asnjë dyshim për të vërtetën" dhe se edhe disa anëtarë republikanë të Kongresit dhe analistë të televizionit Fox News e kishin dënuar publikisht dhe privatisht kryengritjen nga mbështetësit e zotit Trump.
“Por tani me kalimin e kohës – politika, frika, paratë – të gjitha këto po luajnë rol dhe si rezultat ata zëra të MAGA-s që e dinë të vërtetën për Trump-in dhe 6 janarin, i kanë kthyer shpinën të vërtetës dhe demokracisë sonë”, tha zoti Biden.
Zoti Biden bëri një përshkrim të detajuar të asaj që ndodhi më 6 janar, duke thënë se protestuesit bënë thirrje për varjen e nënpresidentit të atëhershëm Mike Pence dhe se njerëzit humbën jetën sepse gënjeshtrat e ish-presidentit Trump "kishin sjellë turma në Uashington".
Republikanët që sfidojnë ish-presidentin Trump në garën për emërimin republikan, i kanë shmangur kritikat ndaj veprimeve të tij atë ditë, pasi sondazhet tregojnë se votuesit republikanë kanë më pak gjasa të fajësojnë zotin Trump për veprimet e tij më 6 janar sesa tre vjet më parë.
Para fjalimit të tij në Pensilvani, presidenti Biden vizitoi selinë e ish-presidentit Xhorxh Uashington gjatë kohës së Luftës Revolucionare, në muajt e ftohtë të fundit të vitit 1777 dhe fillimit të 1778, në Valley Forge.
Në fjalimin e tij, zoti Biden bëri një kontrast mes përpjekjes së zotit Trump për të mbajtur pushtetin dhe shembullit të vendosur nga Xhorxh Uashingtoni, i cili u largua me vullnetin e tij pas dy mandatesh si presidenti i parë amerikan.
Duke bërë fushatë në Ajova të premten, ish-presidenti Trump tha se zoti Biden "po keqpërdorte trashëgiminë e Xhorxh Uashingtonit" për të sulmuar atë dhe mbështetësit e tij, duke u kundërpërgjigjur po me një paralajmërim: "Këto zgjedhje janë shansi juaj i fundit për të shpëtuar Amerikën".
Zoti Trump e akuzoi ish-presidentin Biden për "dobësi, paaftësi, korrupsion dhe dështime", duke shtuar se kjo ishte arsyeja që ai po mbante fjaliminë në Pensilvani që ai e quajti "patetik".
Përpara fjalimit të presidentit Biden, fushata e zotit Trump bëri publike një reklamë fushate duke akuzuar zotin Biden si "shkatërrimtarin e vërtetë të demokracisë" duke përmendur si argument hetimin e prokurorit të posaçëm, Jack Smith mbi veprimet e zotit Trump më 6 janar.
Në reklamë thuhej se zoti Biden po përpiqej "të justifikonte përpjekjen për të burgosur rivalin e tij kryesor politik dhe për t'i privuar amerikanët nga e drejta për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm përmes korruptimit të drejtësisë".
Prokurori i Përgjithshëm i administratës së zotit Biden, Merrick Garland mbrojti mënyrën se si po i trajton Departamenti i Drejtësisë, çështjet ndaj zotit Trump.
"Departamenti i Drejtësisë po respekton normat që sigurojnë pavarësinë dhe integritetin e hetimeve tona. Ne po mbështesim sundimin e ligjit dhe po mbrojmë popullin amerikan," tha ai.
Si president, zoti Biden ka ngritur edhe herë të tjera kambanën e alarmit për kërcënimet ndaj të ardhmes së demokracisë amerikane, përfshirë në përvjetorin e parë të 6 janarit, dhe në një fjalim në shtator 2022, ku ai i quajti zotin Trump dhe përkrahësit e tij republikanë, ekstremistë që rrezikonin ta kthenin vendin prapa.
Mbetet për t’u parë se sa efekt do të ketë fjalimi i presidentit Biden 10 muaj përpara ditës së zgjedhjeve - në një vend të polarizuar politikisht.
Deri tani argumentat e tij nuk kanë mundur të zbusin ndjeshëm shqetësimet e përkrahësve të tij lidhur me ekonominë ose moshën e tij./ VOA
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të...
Rusia ka filluar të lëvizë disa banorë nga qyteti i Be...
Vendet evropiane janë destinacione të njohura për punë...
Mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën aj...
Aktori amerikan me origjinë gjermane, Christian Oliver...
Kohët e fundit, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me disa ra...
Gjykata e Lartë tha të premten se do të përcaktojë nës...
Një gjykatë turke mori vendim të premten për t’i arres...
Një aeroplan pasagjerësh humbi disa pjesë në ajër, duke u ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërk...
Disa kompani anijesh transporti aktualisht po e shmang...
Rusia e ka sulmuar Ukrainën me raketa, me të cilat e furni...
Këtë javë Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri publik d...
Kryetari i ri i partisë Syriza në Greqi, Stefanos Kass...
Pronarja e një dyqani në Iran është dënuar me dy vjet burg...
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha të premten se det...
Lidhja e ëmbël mes Princeshës Charlotte dhe Mia Tindall u ...
Katër persona kanë vdekur nga zjarri në një spital pra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i marr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...