Sulmet vdekjeprurëse nga Ukraina/ Rusia zhvendos disa banorë
Rusia ka filluar të lëvizë disa banorë nga qyteti i Be...

Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të cilat e mori grupi militant, Shteti Islamik (IS), kanë vrarë 91 persona, raportoi media shtetërore më 6 janar.
Kjo shifër paraqet rritje të numrit të viktimave nga shpërthimet vdekjeprurëse të 3 janarit.
Dy shpërthimet në Kerman të mërkurën goditën turmat e njerëzve që po merrnin pjesë në një ceremoni përkujtimore pranë varrit të Qassem Soleimanit, gjeneralit të Gardës Revolucionare që u vra nga një sulm me dron të kryer nga Shtetet e Bashkuara në Irak në janar të vitit 2020.
“Numri i viktimave nga incidenti terrorist ka arritur në 91, pasi dy persona, përfshirë një fëmijë, që ishin në kujdesin intensiv, nuk u mbijetuan plagëve”, citohet të ketë thënë një zyrtar lokal i shëndetësisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Iran, IRNA.
Të enjten, IS-i mori përgjegjësinë për shpërthimet. Përmes një deklarate, grupi militant tha se dy anëtarë të tij “aktivizuan jelekët e tyre me eksplozivë” në mes “të një turme të madhe të femohuesve të mbledhur afër varrit të liderit të tyre”.
Të premten, Ministria e Inteligjencës në Iran tha se “një prej sulmuesve” ishte “me kombësi taxhike”, ndërkaq identiteti i sulmuesit të dytë ende nuk është përcaktuar.
Të paktën 11 të dyshuar janë arrestuar në Iran, tha kjo ministri.
Në funeralin e të vrarëve nga shpërthimet të shtunën në Kerman mori pjesë edhe presidenti iranian, Ebrahim Raisi, dhe gjenerali Hossein Salami, që udhëheq Gardën Revolucionare Islamike.
Soleimani, para se të vritej, ishte udhëheqës i Forcave Kuds të Gardës. Në Iran, ai vlerësohet për rolin e tij në luftën kundër IS-it në Irak dhe Siri./ REL
Rusia ka filluar të lëvizë disa banorë nga qyteti i Be...
Vendet evropiane janë destinacione të njohura për punë...
Mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën aj...
Aktori amerikan me origjinë gjermane, Christian Oliver...
Kohët e fundit, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me disa ra...
Gjykata e Lartë tha të premten se do të përcaktojë nës...
Një gjykatë turke mori vendim të premten për t’i arres...
Një aeroplan pasagjerësh humbi disa pjesë në ajër, duke u ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërk...
Disa kompani anijesh transporti aktualisht po e shmang...
Rusia e ka sulmuar Ukrainën me raketa, me të cilat e furni...
Këtë javë Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri publik d...
Kryetari i ri i partisë Syriza në Greqi, Stefanos Kass...
Pronarja e një dyqani në Iran është dënuar me dy vjet burg...
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha të premten se det...
Lidhja e ëmbël mes Princeshës Charlotte dhe Mia Tindall u ...
Katër persona kanë vdekur nga zjarri në një spital pra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i marr...
Më 13 janar, Tajvani do të zgjedhë një president të ri...
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...