Gjermani: Industria e automobilëve para kohësh të vështira
Fabrika e veglave teknike Paul Horn GmbH në Tübingen prodh...

Sahra Wagenknecht në rininë e saj ishte komuniste, një botëkuptim që zgjati, edhe më vonë kur diktatura e RDGJ-së në Gjermaninë e ndarë i përkiste historisë. Më vonë politikanja me origjinë nga Jena, Tyringji u bë figura kryesore e partisë E Majta, shpesh në grindje me partinë e saj për kursin e duhur. Në tetor 2023 ajo vendosi largimin nga partia dhe krijimin e një partie të re. Ky vendim është simbol i krizës së të gjithë spektrit politik të majtë në Gjermani që gjendet në pikiatë politike. Në këtë trend rënieje nuk ndodhet vetëm partia në opozitë E Majta, por edhe Partia Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbrit. Të dyja partitë e shohin veten të orientuar majtas, dhe kanë krijuar një koalicion që nga viti 2021 bashkë me partinë e orientuar nga tregu i lirë, Demokratët e LirëFDP (Partia liberale gjermane), FDP.

Në sondazhin e parë të publikuar këtë vit, trendin e Gjermanisë nga ARD, partitë E Majta, SPD dhe Të Gjelbrit së bashku arrijnë 31%. Kaq arrin vetëm Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial. E më pas vjen partia, AfD që sipas vlerësimit të Mbrojtjes Kushtetuese është pjesërisht ekstremiste e djathtë, kjo parti arrin 22% të vlerave në sondazhe. Rënia e partive të majta, sipas politologut, Werner Patzelt ka një shkak vendimtar: ato kujdesen shumë pak për të ashquajturit njerëzit e thjeshtë, që ndjehen të kërcënuar nga mungesa e hapësirës së banimit dhe nuk kanë lidhje me idetë "woke" të majta, thekson Patzelt për DW.
Nocioni "woke" vjen nga anglishtja dhe do të thotë të kesh një vetëdije vigjilente për drejtësinë sociale dhe racizmin. Tema këto, që sipas njohësit të partive, Werner Patzelt merren më shumë të majtët akademikë dhe të kulturuar. E për sa kohë këtu nuk ndryshon gjë, e majta nuk ka pse të habitet "që njerëzit e thjeshtë i zbrazin shpresat e tyre tek të djathtët".

AfD arrin vlera të larta popullariteti sidomos me tonet armiqësore kundër migracionit. Gjuha skeptike dhe paralajmëruese në lidhje me migracionin, por jo refuzimi i hapur gjendet edhe në manifestin themelues të partisë së re të Sahra Wagenknecht. "Çmimin për konkurrencën e ashpërsuar mbi hapësirën e pagueshme të banimit, për punë me rroga të ulta dhe një integrim të dështuar nuk e paguajnë në radhë të parë ata që ndodhen në anën me diell të jetës." Ekspertin Patzelt fjali të tilla i kujtojnë lidhjen mes ekstremit të majtë dhe të djathtë, në një front lateral të përbashkët.
"Në politikën sociale synohet politika e njohur e majtë për njerëzit e thjeshtë dhe në politikën e migracionit kërkohet një politikë, të cilën e pret nga ultra të djathttë", analizon politologu spektrin politik, në të cilin do të lëvizë partia e re e Wagenknecht. "Alenca Sahra Wagenknecht për Arsye dhe Drejtësi" sjell një impuls të ri, por nëse do të rezistojë gjatë kjo nuk dihet. Wagenknecht e ka kritikuar si "shumë problematike" politikën e hapur të mirëseardhjes të refugjatëve në vitin 2015 nga kancelarja Merkel. Jo sepse, nuk duam që ata të kenë një jetë më të mirë, por "sepse vendi ynë është thjesht i mbingarkuar".

Edhe SPD e Të Gjelbrit e kanë marrë ndërkohë kthesën në lidhje me politikën e migracionit dhe duan të kufizojnë migracionin e parregullt në Gjermani. Në të njëjtën kohë ka shkurtime në politikën ekonomike dhe sociale. "Realiteti po i detyron këto parti", thotë politologu Werner Patzelt. Kursimet nuk janë "temë zemre" për partitë e majta.
Gjendja politike para zgjedhjeve për Parlamentin Europian 2024 dhe zgjedhjeve në tre lande federale në shtator mbetet e vështirë për të treja partitë pak a shumë të majta. Partia E Majta kërkon pa kompromis një politikë të kufijve të hapur. Për këtë politikë do të dalë kandidatja kryesore e së majtës për zgjedhjet europiane, Carola Rackete, aktiviste e klimës, e njohur si shpëtuesja në det të hapur të refugjatëve. Por në sondazhe emërimi i saj nuk sjell shumë pikë, në nivel federal E Majta vazhdon të qëndrojë nën 5%. Edhe SPD-së të dobësuar dhe Të Gjelbërve, Patzelt i rekomandon të hedhin sytë nga vendet skandinave, ku socialdemokratët ka kohë që ndjekin një politikë kufizuese migracioni.
Nga perspektiva e Patzelt partia e re e përfaqëson mirë përmbajtjen thelbësore të politikës së majtë. "Pra të jenë aty për njerëzit e thjeshtë që ndër të tjera rrezikohen nga globalizimi dhe migracionin që shkon paralelisht me globalizimin e rrezikon botën e tyre." Tek partia e re Sahra Wagenknecht ky qëndrim është formuluar kështu. "Imigrimi dhe bashkëjetesa e kulturave të ndryshme mund të jenë pasuruese. Por kjo vlen për sa kohë që fluksi mbetet i kufizuar në masë të caktuar, dhe nuk e mbingarkon vendin dhe infrastrukturën tonë e për sa kohë integrimi mbështetet në mënyrë aktive dhe ka sukses."/ DW
Fabrika e veglave teknike Paul Horn GmbH në Tübingen prodh...
Megjithë faktin që qeveria gjermane ka bërë lëshime, shoqa...
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe...
Miliona të krishterë ortodoksë morën pjesë në meshat e mba...
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit grek Kyriakos M...
Ushtria ruse është në rrugën e humbjes së 500,000 pers...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e filloi...
Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Tashmë ata mund t...
Ushtria e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 60 predha t...
Glynn Simmons hodhi një vështrim të gjatë nga dritarja...
Presidenti Joe Biden akuzoi të premten rivalin e tij t...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të...
Rusia ka filluar të lëvizë disa banorë nga qyteti i Be...
Vendet evropiane janë destinacione të njohura për punë...
Mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën aj...
Aktori amerikan me origjinë gjermane, Christian Oliver...
Kohët e fundit, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me disa ra...
Gjykata e Lartë tha të premten se do të përcaktojë nës...
Një gjykatë turke mori vendim të premten për t’i arres...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...