Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Negociatat për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive, tha të martën një zyrtar amerikan dhe paralajmëroi udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un se vendi i tij do të paguajë çmim për furnizimin e Rusisë me armë, që ajo do t’i përdorë në Ukrainë.
Furnizimi me armë për Rusinë “nuk do të reflektojë mirë për Korenë e Veriut dhe ata do të paguajnë një çmim për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.
Kremlini tha më herët të martën se “nuk kishte diçka për të thënë” për deklaratat e zyrtarëve amerikanë se zoti Kim planifikonte të udhëtonte drejt Rusisë këtë muaj për t’u takuar me Presidentin Putin dhe për të diskutuar për furnizimet me armë për Moskën.
Udhëheqësi koreanverior Kim pret që diskutimet për armët të vazhdojnë, tha zoti Sullivan, përfshirë në nivel drejtuesish dhe “ndoshta edhe në person”.
“Kemi vazhduar të tkurrim bazën e industrisë ruse të mbrojtjes”, tha zoti Sullivan, dhe Moska tashmë “po kërkon në të gjitha burimet që mund të gjejë” për eksporte produktesh si municionet.
“Do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Koresë së Veriut t’i përmbahet angazhimeve të saj publike për të mos furnizuar Rusinë me armë që do të përfundojnë duke u përdorur për të vrarë ukrainasit”, tha zoti Sullivan.
Të hënën, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson tha se zoti Kim dhe zoti Putin mund të jenë duke planifikuar takimin, dhe gazeta “The New York Times” citoi zyrtarë amerikanë dhe të vendeve aleate, që patën folur në rrethana anonimiteti, të kenë thënë se zoti Kim planifikon të udhëtojë drejt Rusisë ndoshta që javën e ardhshme, për t’u takuar me zotin Putin.
I pyetur nëse mundet t’i konfirmojë këto bisedime, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se: “Jo, nuk mundem. Nuk ka asgjë për të thënë”.
Ndërsa është zgjeruar izolimi i Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, ajo ka parë një vlerë gjithnjë e në rritje tek Koreja e Veriut, thonë analistët politikë. Për sa i përket Koresë së Veriut, marrëdhëniet me Rusinë nuk ka qenë gjithnjë aq të ngrohta sa gjatë kohërave më të mira të Bashkimit Sovjetik, por tashmë ky vend po përfiton nga nevoja e qartë e Moskës për aleatë./ VOA
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë të martën ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dorëzuar shkrimta...
Ligjvënësit amerikanë kthehen sot nga pushimi i verës dhe ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është kë...
Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) e ka shkarkuar të mar...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të udhëtojë në Rusi që ...
Ministri francez i arsimit ka thënë se rreth 300 nxënës ar...
Zonja e Parë, Jill Biden, u diagnostikua të hënën me COVID...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian konfirmoi se Joh...
Një burrë humbi jetën dhe qindra shtëpi dhe rrugë u përmby...
Ndarjet e thella dhe të rrënjosura për luftën e Rusisë në ...
Një zyrtar amerikan tha të hënën se udhëheqësi i Koresë së...
Më shumë se automjete. Në Mynih nis panairi i Industrisë s...
Presidenti turk Erdogan i ka kërkuar Rusisë të kthehet te ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u plagos disa ditë më parë...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka realizuar nj...
Skandali në Klinikën e Onkologjisë në Spitalin Shtetër...
Presidenti kinez Xi Jinping nuk pritet të merr pjesë në ta...
Udhëheqësi i ri ushtarak i shtetit afrikan Gabon u betua n...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot pas takimit m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...