"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...

Izraeli ka pranuar kornizën e një marrëveshje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve dhe tani Hamasi duhet të marrë një vendim për këtë, tha një zyrtar i administratës amerikane të shtunën, një ditë para se në Egjipt të rifillojnë bisedimet për amëpushim.
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë punuar për javë të tëra për të arritur një marrëveshje që do të mundësonte ndërprerjen e luftimeve përpara se të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit më 10 mars.
Marrëveshja do t’i hapte rrugën dërgimit të ndihmave humanitare për qindra mijëra palestinezë në veri të Gazës, të cilët, sipas zyrtarëve të ndihmave, rrezikohen nga uria.
Izraelitët “e kanë pranuar pak a shumë propozimin”, që përfshin 6 javë armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi, të cilët konsiderohen si të rrezikuar, duke përfshinë të sëmurët, të moshuarit, të plagosurit dhe gratë, tha zyrtari amerikan.
“Tani, topi është në anën e Hamasit dhe ne po përpiqemi t’i çojmë përpara përpjekjet për arritjen e një marrëveshje sa më shumë që mundemi”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonomiti, sipas rregullave të vendosura nga Shtëpia e Bardhë, në kuadër të informimit të gazetarëve.
Zyrtarët nga Izraeli dhe Hamasi nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Një zyrtar i lartë nga Egjipit tha se ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari pritet të marrin një përgjigje nga Hamasi gjatë bisedimeve që janë parashikuar të mbahen të dielën në Kajro.
Zyrtari foli në kushte anonomiteti pasi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për bisedimet. Bisedimet vijnë në mesin e kritikave në rritje mbi dëshpërimin e qindra mijërave njerëzve që po luftojnë për të mbijetuar në veri të Gazës, e cila ka mbajtur peshën kryesore të konfliktit që filloi kur grupi militant i Hamasit sulmoi Izraelin më 7 tetor. Sipas autoriteteve izraelite në sulmin e militantëve të Hamasit u vranë 1200 njerëz, kryesisht civilë, ndërsa rreth 250 të tjerë u morën peng.
Avionët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara nisën sot shpërndarjen e ndihmave humanitare në rrugë ajrore, ndërsa ushtritë e Jordanisë dhe Egjiptit thanë se kishin bërë dërgesa të ngjashme. Shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian tha të shtunën se shumë nga dhjetra palestinezët që u plagosën dhe u vranë nga kaosi, ndërsa kishin rrethuar një kolonë humanitare, u goditën nga ushtria izraelite, dhe bëri thirrje për hetim ndërkombëtar.
Banorët në veri të Gazës thonë se po kërkojnë nën rrënoja apo në mesin e mbeturinave për të gjetur ndonjë gjë për të ushqyer fëmijët, të cilët mezi hanë një racion në ditë. Shumë familje kanë filluar të përziejnë ushqimin e kafshëve dhe shpendëve me grurë për të pjekur bukë. Zyrtarët agjencive ndërkombëtare të ndihmave thonë se kanë hasur uri katastrofike. “Ne po vdesim nga uria," tha Soad Abu Hussein, një e ve dhe nënë e pesë fëmijëve që strehohet në një shkollë në kampin e refugjatëve Jabaliya.
Të paktën 10 fëmijë kanë vdekur nga uria, sipas të dhënave spitalore në Gazë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi tha se numri i të vdekurve palestinezë nga lufta ka arritur në 30,320 vetë. Ministria nuk bën dallime mes civilëve dhe luftëtarëve në shifrat e saj, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth dy të tretat e të vrarëve.
Izraeli dhe Hamasi zbatuan një armëpushim njëjavor në fund të nëntorit. Armëpushimi bëri të mundur lirimin e rreth 100 pengjeve, kryesisht gra, fëmijë dhe shtetas të huaj, në këmbim të rreth 240 palestinezëve të burgosur nga Izraeli, si dhe një ndalese të shkurtër të luftimeve./ VOA
Shtetet e Bashkuara kanë kryer dërgimin e parë të ndihmave...
Kandidati i opozitës shqiptare për president në Maqedoninë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje...
Ish-presidenti i burgosur i Guatemalës, Otto Perez, në një...
Ikona amerikane e modës dhe njëkohësisht stilistja Iri...
Faza e dytë e Ligjit për Imigrimin e Punëtorëve të Aft...
Ministria e Mbrojtjes në Gjermani ka thënë të shtunën se ë...
Ende janë të paqarta rrethanat e asaj që ndodhi në Gaza të...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua sot...
Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marr...
Autoritetet belge dhe Policia Kombëtare Hungareze, e m...
Për një muaj Komisioni Europian i ndaloi ndihmat për o...
Një ish-diplomat amerikan i tha një gjykatësi federal të e...
Gjykatësja federale që mbikëqyr çështjen penale ndaj ish-p...
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha...
Në një studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kër...
Fermerët gjermanë kanë zhvilluar një protestë të pazakontë...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar katër dronë rusë mbi...
Mijëra persona me lule në duar, të rrethuar nga forcat e s...
Këtë të premte u mbajt ceremonia mortore për opozitari rus...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...