Ndërron jetë ikona amerikane e modës/ U kujdes për imazhin e nëntë presidentëve
Ikona amerikane e modës dhe njëkohësisht stilistja Iri...

Ish-presidenti i burgosur i Guatemalës, Otto Perez, në një deklaratë të tijën nga burgu është shprehur se i vjen keq që është përkulur ndaj presionit të SHBApër të zgjatur punën e një njësie anti-korrupsion që më pas e rrëzoi atë nga pushteti dhe se ishte nënpresidenti i SHBA Joe Biden që e detyroi ta bënte një gjë të tillë.
Perez dha dorëheqjen dhe u arrestua muajin e kaluar pasi prokurori i përgjithshëm i Guatemalës dhe organi anti-korrupsion i mbështetur nga OKB-ja e akuzuan atë për drejtimin e një sulmi doganor.
Në një seri takimesh në fillim të këtij viti, zyrtarët amerikanë i bënë presion Perezit të pushonte zyrtarët e korruptuar dhe të lejonte Komisionin Ndërkombëtar kundër Mosndëshkimit në Guatemala (CICIG) të vazhdojë punën e tij, kanë thënë për Reuters zyrtarë me njohuri të drejtpërdrejta për bisedimet.
“Rinovimi i mandatit të CICIG ishte një nga gjërat për të cilat duhet të pendohem," tha Perez Reuters të shtunën në burgun ushtarak ku ai po mbahet në pritje të gjyqit.
Ai pohon se është i pafajshëm për akuzat ndaj tij. Perez tha se ai kundërshtoi punën e CICIG sepse po shkelte sovranitetin e Guatemalës, por Biden kërkonte që ai të rinovonte mandatin e CICIG dhe kërcënoi se do të ndalonte ndihmën e SHBA për Guatemalën nëse ai refuzonte.

"Ai më tha se ishte praktikisht një kusht për ndihmën”, tha Perez duke shtuar se Biden i bëri presion dy herë personalisht dhe dy herë në telefon.
CICIG udhëhoqi hetimin për sulmin e dyshuar doganor dhe po punonte ngushtë me Prokuroren e Përgjithshme Thelma Aldana.
Perez pranoi pa dëshirë për ta lejuar të vazhdonte punën dhe hetimi i tij çoi në largimin e ministrave të kabinetit, zëvendëspresidentit dhe më në fund edhe vetë Perezit.
Perez tha se CICIG përbën një formë të re të ndërhyrjes (SHBA) në punët e Guatemalës dhe se vendi i tij ka dorëzuar sovranitetin e tij mbi sistemin e drejtësisë duke e lejuar njësinë të funksionojë.
"Është një komision që nuk i raporton askujt," tha ai, duke akuzuar kreun e tij, ish-prokurorin e shtetit kolumbian, Ivan Velasquez, se ka përdorur mbështetjen e qeverisë së SHBA dhe Kombeve të Bashkuara.
“Me interesat e ambasadës amerikane pas tij, ai u ndje i plotfuqishëm dhe padyshim u përgjigjet interesave të tyre”.
Një zëdhënëse e Biden tha se zëvendëspresidenti u kishte bërë të qartë liderëve në të gjithë rajonin e Amerikës Qendrore se ndihma e SHBA ishte e mundur vetëm nëse ata vazhdonin të bënin përparim në trajtimin e korrupsionit.
Ajo tha se Biden, i cili të mërkurën përjashtoi një kandidim për president në 2016, theksoi se zgjatja e CICIG ishte e rëndësishme në përpjekje dhe se e ka bërë gjithashtu të qartë se CICIG është një model që vendet e tjera duhet të imitojnë.
Ajo nuk tha nëse Biden e bëri në mënyrë specifike zgjatjen e mandatit të CICIG një kusht për ndihmën e vazhdueshme të SHBA për Guatemalën.
Perez tha të shtunën se presioni i SHBA-së e detyroi atë të dorëzohej dhe se ai gjithashtu nuk kishte dashur të jepte përshtypjen se po "fshehte diçka".
Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti ofruan 1 miliard dollarë ndihmë të re për të ndihmuar në rigjallërimin e Amerikës Qendrore, një nga rajonet më të varfëra dhe më të dhunshme në botë dhe për të frenuar vërshimin e emigrantëve fëmijë nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvador.
Të tre vendet thonë se u duhen deri në 20 miliardë dollarë për të ngritur ekonomitë e tyre me infrastrukturë të përmirësuar dhe arsimim më të mirë për të frenuar migrimin pa dokumente në Shtetet e Bashkuara, sipas një plani të parë nga Reuters./ CNA
Ikona amerikane e modës dhe njëkohësisht stilistja Iri...
Faza e dytë e Ligjit për Imigrimin e Punëtorëve të Aft...
Ministria e Mbrojtjes në Gjermani ka thënë të shtunën se ë...
Ende janë të paqarta rrethanat e asaj që ndodhi në Gaza të...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua sot...
Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marr...
Autoritetet belge dhe Policia Kombëtare Hungareze, e m...
Për një muaj Komisioni Europian i ndaloi ndihmat për o...
Një ish-diplomat amerikan i tha një gjykatësi federal të e...
Gjykatësja federale që mbikëqyr çështjen penale ndaj ish-p...
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha...
Në një studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kër...
Fermerët gjermanë kanë zhvilluar një protestë të pazakontë...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar katër dronë rusë mbi...
Mijëra persona me lule në duar, të rrethuar nga forcat e s...
Këtë të premte u mbajt ceremonia mortore për opozitari rus...
Bashkimi Evropian tha se për Serbinë do të ketë pasoja për...
Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk...
Për një nga familjet më të pasura të Indisë, një martesë n...
Makina e varrimit që mban arkivolin e Alexei Navalny-t...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...