Sulmi kibernetik ndërpret punën në aeroportet europiane, përfshirë Brukselin dhe Londrën
Një sulm kibernetik ndaj një ofruesi shërbimesh për sistem...

Sot në Beograd, nën sloganin "Fuqia e Unitetit" po mbahet një paradë ushtarake. Edhe një grup qytetarësh, të nxitur nga studentët protestues, u mblodhën në mbështetje të ushtrisë.
Mbi 10.000 trupa pritet të marshojnë sot në paradë, së bashku me mbi 2.500 armë dhe pajisje ushtarake, sipas raportimit të autoriteteve.
Parada po zhvillohet në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad, nëntorin e vjetshëm.
“Faktor pengues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”.
Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, rreth nevojës për blerje të reja armësh, gjatë pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Pekin.
Ai u takua atje me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në paradë për të parë se “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë”.
Ç’tregon kjo paradë për politikat e jashtme serbe?
Serbia po shfaq 19 sisteme të reja armësh në paradën e saj ushtarake të sotme, duke nxjerrë në pah politikën e saj të jashtme të larmishme me marrëveshje armësh nga Franca, Kina, Izraeli dhe Rusia.
Zyrtarët në Beograd e përshkruajnë këtë si pjesë të aspiratës së vendit për neutralitet. Por, për analistët, ky veprim tregon se prioritetet strategjike janë po aq të rëndësishme sa edhe mosangazhimi nominal.
Ndërsa pret të anëtarësohet në BE dhe pa një prirje për në NATO, Serbia kërkon të paraqesë një neutralitet de facto, pjesërisht si rezultat i historisë së saj të fundit pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në vitet 1990.
Sipas Gordan Akrap, një këshilltar sigurie i qeverisë kroate, kujtimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999 gjatë konfliktit në Kosovë, ende përfaqëson një pengesë të rëndësishme në rrugën e Beogradit drejt aleancës.
"Është e vështirë të mendohet se Serbia në të ardhmen e afërt do të hyjë në NATO, jo vetëm sepse nuk e dëshiron një gjë të tillë, por edhe sepse ka shumë detyra që Serbia duhet të kryejë për të aplikuar për anëtarësim në NATO", tha Akrap.
Por Ana Brnabiç, kryetare e parlamentit serb u shpreh se Serbia është qartësisht e vendosur në rrugën e saj për t'u bashkuar me BE-në.
"Ne e dimë se përparësia jonë strategjike si vend është integrimi në BE dhe unë nuk e shoh këtë si konkurrencë", tha Brnabi? për "Euronews".
“Rregullat e lojës janë të tilla që kërkojnë që çdo vend që po hyn në BE, ta përshtasë gradualisht politikën e tij të sigurisë dhe të jashtme me këtë union”, tha ajo.
Më 3 shtator, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori pjesë në paradën ushtarake në Pekin, që shënoi 80-vjetorin e fitores së Kinës ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, së bashku me Kryeministrin sllovak Robert Fico, i vetmi kryetar qeverie nga një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s i pranishëm në paradë.
“Nuk mendoj kështu. Shembull është Republika Popullore e Kinës, zyrtarët më të lartë të BE-së vizituan gjithashtu Pekinin”, tha Brnabiç. “Presidenti i Kinës, Xi vizitoi disa nga kryeqytetet e BE-së. Gjërat s’kanë pse të jenë përjashtuese”, shpjegoi ajo.
Beogradi mbetet një nga vendet e pakta evropiane pa vendosur sanksione kundër Rusisë, nga e cila ka blerë armë deri në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, Beogradi zyrtar premtoi ndihmë humanitare për Ukrainën dhe është akuzuar vazhdimisht nga Moska se i ka siguruar Kievit materiale, duke e shtyrë Serbinë të pezullojë të gjitha eksportet e armëve.
Serbia gjithashtu bleu avionë luftarakë shumëfunksionalë Rafale nga Franca dhe sisteme raketash anti-ajrore nga Kina, midis disa marrëveshjeve të armëve me furnizues të ndryshëm në vitet e fundit.
Por kjo ka edhe një anë negative, sepse ekspertët besojnë se diversifikimi i blerjeve të armëve nga vende të ndryshme mund të gjenerojë probleme të përputhshmërisë teknike midis sistemeve të armëve brenda të njëjtës ushtri.
Ndërkohë në analizën e tij për këtë cësthje, këshilltari kroat Akrap dha një këndvështrim ndryshe:“Nganjëherë blerjet e armëve nga shitës të ndryshëm dhe burime të ndryshme bëhen si një gjest diplomatik i vullnetit të mirë politik ndaj vendit eksportues.”/ CNA
Një sulm kibernetik ndaj një ofruesi shërbimesh për sistem...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri me dije se do të ...
Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se forcat amerikan...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Presidenti Kine...
Artistë nga 23 vende do të performojnë në konkursin rus të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdh...
Estonia ka kërkuar konsultime me anëtarët e tjerë të NATO-...
Qëndrimi i së djathtës ekstreme është moderuar, por nuk ka...
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trup...
Bashkimi Evropian propozoi më 19 shtator që të vendoset nd...
Estonia tha se tre avionë luftarakë rusë, MiG-31, hynë në ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fl...
Ministrat e çështjeve ekonomike dhe financiare të Bashkimi...
Richard Moore, kreu i Shërbimit Sekret të Inteligjencës (M...
Komisioni Europian deklaroi të premten se ka paraqitur një...
Arabia Saudite dhe Pakistani, shtet i armatosur me armë bë...
Erika Kirk është emëruar Drejtore Ekzekutive e Turning Poi...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërgua...
Fuqitë e mëdha evropiane ka gjasa t’i rivendosin sanksione...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...