Erika Kirk emërohet CEO e Turning Point USA
Erika Kirk është emëruar Drejtore Ekzekutive e Turning Poi...

Arabia Saudite dhe Pakistani, shtet i armatosur me armë bërthamore, të mërkurën nënshkruan një pakt formal të mbrojtjes së ndërsjellë, veprim ky që forcon ndjeshëm një partneritet sigurie prej dekadash, teksa vazhdojnë tensionet e larta rajonale.
Ky pakt nënshkruhet në një kohë që shtetet arabe të Gjirit po bëhen gjithnjë e më të kujdesshme në lidhje me besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara si garantues i tyre i hershëm i sigurisë. Sulmi i Izraelit ndaj Katarit javën që shkoi i rriti këto shqetësime.
"Marrëveshja është një kulmim i viteve të diskutimeve. Kjo nuk është një përgjigje ndaj vendeve specifike ose ngjarjeve specifike, por një institucionalizim i bashkëpunimit të gjatë dhe të thellë midis dy vendeve tona", tha një zyrtar i lartë saudit për Reuters kur u pyet se pse marrëveshja u nënkshrua pikërisht në këtë kohë.
Sulmet ajrore të Izraelit në Doha, për të vrarë udhëheqësit politikë të Hamasit, ndërsa ata po diskutonin një propozim armëpushimi që Katari po ndihmon të ndërmjetësojë, i zemëroi shumë vendet arabe.
Pakti mund të ndryshojë llogaritjet strategjike në një rajon kompleks. Aleatët e Uashingtonit dhe monarkitë e Gjirit kanë kërkuar të stabilizojnë lidhjet me Iranin, po ashtu edhe me Izraelin, në mënyrë që të zgjidhen shqetësimet e sigurisë që ekzistojnë prej kohësh.
Por lufta në Gaza ka tronditur rajonin dhe Katari është goditur drejtpërdrejt dy herë në vit, një herë nga Irani dhe një herë nga Izraeli.
Marrëveshja saudite vjen muaj pasi Pakistani zhvilloi një konflikt të shkurtër ushtarak në maj me shtetin rival, Indinë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, tha në një postim në X të enjten se India ishte në dijeni të zhvillimit, duke shtuar se do të studionte këto implikime për sigurinë e New Delhit dhe për stabilitetin rajonal.
Zyrtari i lartë saudit, duke ruajtur anonimatin, pranoi nevojën për të balancuar marrëdhëniet me rivalin e Pakistanit, Indinë, që gjithashtu është një fuqi bërthamore.
"Marrëdhënia jonë me Indinë është më e fortë se kurrë. Ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë marrëdhënie dhe do të përpiqemi të kontribuojmë në paqen rajonale në çfarëdo mënyre që të mundemi."
I pyetur nëse Pakistani do të ishte i detyruar t'i siguronte Arabisë Saudite një ombrellë bërthamore sipas paktit, zyrtari tha: "Kjo është një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbrojtëse që përfshin të gjitha mjetet ushtarake."
Televizioni shtetëror pakistanez shfaqi pamje që tregojnë kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif dhe princin e kurorës saudite Mohammed bin Salman, që është edhe sundimtari de facto i mbretërisë, duke u përqafuar pas nënshkrimit të marrëveshjes. I pranishëm ishte shefi i ushtrisë së Pakistanit, Feldmarshal Asim Munir, i konsideruar si personi më i fuqishëm i vendit.
"Kjo marrëveshje, e cila pasqyron angazhimin e përbashkët të të dy kombeve për të rritur sigurinë e tyre dhe për të arritur sigurinë dhe paqen në rajon dhe në botë, synon të zhvillojë aspekte të bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve dhe të forcojë parandalimin e përbashkët kundër çdo agresioni. Marrëveshja thotë se çdo agresion kundër njërit prej vendeve do të konsiderohet një agresion kundër të dyve", u tha në deklaratën nga zyra e kryeministrit pakistanez./ CNA
Erika Kirk është emëruar Drejtore Ekzekutive e Turning Poi...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërgua...
Fuqitë e mëdha evropiane ka gjasa t’i rivendosin sanksione...
Dmitry Kozak, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i kamots...
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ai dhe president...
Paul Williams, që ishte këshilltar ligjor i delegacionit t...
Dy dronë ukrainas kanë sulmuar kompleksin për përpunimin e...
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë po mbahet shqyrtimi fil...
Kina është shprehur kundër ndërhyrjes në çështjet e saj dh...
Ushtria izraelite ka intensifikuar ofensivën e saj tokësor...
Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, po planifikojn...
Ditën e sotme presidenti amerikan Donald Trump do të zhvil...
Gruaja e udhëheqësit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Na...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të mërkurën se krit...
Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 milia...
Papa Leo XIV tha sot se situata në Europën Lindore është s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se ka...
Komisioni Europian i BE-së ka bërë thirrje për pezullimin ...
Mungesat e ilaçeve në të gjithë BE-në janë rritur dhe kanë...
Paul Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacion...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...