Papa Leo XIV: Europa Lindore e tensionuar, NATO nuk ka filluar asnjë luftë
Papa Leo XIV tha sot se situata në Europën Lindore është s...

Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 miliardë dollarë në një fond për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara, për ta vazhduar luftën e saj mbi trevjeçare kundër pushtuesit rus, tha të mërkurën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Marrëveshja financiare, e njohur si Lista e Kërkesave Primare të Ukrainës (PURL), mbledh kontribute nga vendet anëtare të NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara, për të blerë armë, municione dhe pajisje amerikane.
“Ne kemi marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë posaçërisht për programin PURL”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
“Do të marrim fonde shtesë në tetor. Mendoj se do t’i kemi diku rreth 3.5–3.6 miliardë dollarë”, theksoi ai.
Zelensky nuk dha hollësi për armët do të vijnë në dërgesat e para, por theksoi se ato do të përmbajnë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot, dhe municione për Sistemet e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS).
Përfundimi i luftës në Ukrainë duket ende larg, pavarësisht përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA për muaj të tërë.
Sistemet Patriot janë thelbësore për t’u mbrojtur nga sulmet raketore ruse, ndërsa sistemet HIMARS kanë forcuar ndjeshëm aftësinë e ushtrisë ukrainase për goditje të sakta.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përsëriti gatishmërinë e Rusisë për bisedime për paqe, duke u thënë gazetarëve të mërkurën se “ne mbetemi të hapur për negociata dhe preferojmë ta zgjidhim krizën ukrainase me mjete politike dhe diplomatike”.
Megjithatë, Moska i ka kundërshtuar propozimet kryesore, prandaj edhe bisedimet për paqe kanë ngecur.
Ndërkohë, sulmet më të fundit ajrore ruse gjatë natës shkaktuan ndërprerje në shërbimet hekurudhore dhe energjetike të Ukrainës, thanë zyrtarët të mërkurën. Përveç kësaj, një bombë ruse goditi një qytet në rajonin jugor të Hersonit, duke i plagosur tri gra dhe një vajzë 3-vjeçare, bëri të ditur kreu rajonal, Oleksandr Prokudin./REL
Papa Leo XIV tha sot se situata në Europën Lindore është s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se ka...
Komisioni Europian i BE-së ka bërë thirrje për pezullimin ...
Mungesat e ilaçeve në të gjithë BE-në janë rritur dhe kanë...
Paul Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacion...
Ledian Goga, shqiptari që në qershor të këtij viti shpëtoi...
Në Kosovë ka nisur votimi i diasporës përmes postës për zg...
Princi dhe Princesha e Uellsit presin presidentin e SHBA-s...
Mijëra palestinezë po vazhdojnë të largohen nga qyteti i G...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, porositi Europën q...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi në Parlament s...
Ushtria izraelite tha se do të hapë një rrugë të re të për...
Sot është dita e tretë e dëshmisë së James Rubin në Hagë. ...
Ekspertët thonë se vetëm disa gradë nxehtësi shtesë mund t...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Mela...
Prokurorët në Utah të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur t...
Gazetarja Alba Alishani e ftuar në emisionin “Now” me Erla...
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Dritan Go...
Administrata Trump ka miratuar paketat e para të ndihmës u...
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...