web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet dhe masat e sigurisë/ Çfarë dihet nga protokolli për pritjen e Trump në kështjellën Windsor

17 Shtator 2025, 13:07, Kosova & Bota CNA

Detajet dhe masat e sigurisë/ Çfarë dihet nga protokolli

Princi dhe Princesha e Uellsit presin presidentin e SHBA-së dhe Zonjën e Parë Melania Trump për vizitën e tyre të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Në takimin me Trump do të bashkohen edhe mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla, të cilët kanë mbërritur pak më parë.

Qindra turistë janë mbledhur jashtë Kështjellës Windsor, e cila është vendosur nën masa të rrepta sigurie si asnjëherë më parë gjatë një vizite zyratre nga një lider botëror.

Trump udhëtoi me helikopterin e tij nga Londra drejt kështjellës Windsor.

Vizita është shoqëruar me disa incidente, katër persona janë arrestuar pasi imazhet e Trump dhe të Jeffrey Epstein u projektuan në kështjellë.

Trump shoqërohet nga delegacioni që përbëhet nga Marco Rubio dhe i dërguari special i Trump, Steve Witkoff./CNA





Lajmet e fundit nga