Komisioni Evropian bën thirrje për ngrirjen e tregtisë së lirë me Izraelin
Komisioni Europian i BE-së ka bërë thirrje për pezullimin ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me diplomatin amerikan Brendan Hanrahan, për rëndësinë e ruajtës aleancës “sonë të fortë”, pak ditë pasi SHBA-ja njoftoi për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik që Osmani shpresonte ta finalizonte këtë vit.
Osmani shkroi në X se me Hanrahanin – i cili është zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane – bisedoi edhe për të garantuar “koordinim të ngushtë me partnerin tonë kryesor”.
“Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik”, theksoi ajo.
Ajo u zotua se si presidente e vendit do të angazhohet me administratën e presidentit Donald Trump “për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”.
Marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara morën një goditje javën e kaluar, kur kjo e fundit njoftoi më 12 shtator se e pezulloi Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, duke arsyetuar vendimin me veprimet e Qeverisë në detyrë dhe me rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë në vend.
Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së, duke thënë se "veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit".
Ishte vetë Osmani që njoftoi në janar se Dialogu Strategjik do të finalizohej së shpejti.
Pas vendimit të SHBA-së, Osmani tha se marrëdhëniet e Kosovës me Uashingtonin janë "pjesë jetike të shtetit dhe identitetit tonë kombëtar", duke shprehur njëkohësisht keqardhje dhe shqetësim të thellë për vendimin.
Dialogu Strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
SHBA-ja nuk kishte shpjeguar se cilat kanë qenë veprimet e Qeverisë në që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun e planifikuar strategjik.
Megjithatë, të mërkurën në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shpjegoi se pezullimi erdhi si pasojë e një grumbullimi frustrimesh ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ku veçanërisht ndikoi kritika e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Kurti e ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për njëanshmëri, duke thënë se ajo është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë.
Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime deri më 30 shtator, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.
Gjykata e vendosi këtë masë në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
Kushtetuesja dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar trysninë e Kurtit dhe partisë së tij ndaj gjykatës më të lartë të vendit./REL
Komisioni Europian i BE-së ka bërë thirrje për pezullimin ...
Mungesat e ilaçeve në të gjithë BE-në janë rritur dhe kanë...
Paul Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacion...
Ledian Goga, shqiptari që në qershor të këtij viti shpëtoi...
Në Kosovë ka nisur votimi i diasporës përmes postës për zg...
Princi dhe Princesha e Uellsit presin presidentin e SHBA-s...
Mijëra palestinezë po vazhdojnë të largohen nga qyteti i G...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, porositi Europën q...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi në Parlament s...
Ushtria izraelite tha se do të hapë një rrugë të re të për...
Sot është dita e tretë e dëshmisë së James Rubin në Hagë. ...
Ekspertët thonë se vetëm disa gradë nxehtësi shtesë mund t...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Mela...
Prokurorët në Utah të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur t...
Gazetarja Alba Alishani e ftuar në emisionin “Now” me Erla...
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Dritan Go...
Administrata Trump ka miratuar paketat e para të ndihmës u...
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ...
Një gjyqtar në shtetin e Nju Jorkut ka rrëzuar dy akuza pë...
Ushtria izraelite e ka nisur të martën ofensivën tokësore ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...