Konferenca Trump-Starmer/ Mbështetje për Ukrainën, presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ai dhe president...

Dmitry Kozak, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i kamotshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para, ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, tha Kremlini.
Kozak, 66-vjeçar, i cili shërbente si zëvendësshef i administratës së fuqishme presidenciale të Kremlinit, vendosi të largohet me dëshirën e tij, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov të enjten.
Njoftimi erdhi pas disa ditëve thashetheme për Kozakun, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Putinit, që nga ditët e para të liderit rus në politikë, në zyrën e kryebashkiakut të Shën Petersburgut në vitet ’90.
Largimet e zyrtarëve të lartë nga administrata ose kabineti nën drejtimin e Putinit janë të rralla.
Disa media ruse thanë se Kozakut i ishte ofruar posti si zyrtari më i lartë për distriktin federal veriperëndimor të Rusisë, por ai s’e kishte pranuar.
Peskov nuk përmendi asgjë në lidhje me këtë.
Kozak, i lindur në Ukrainë, hyri në Kremlin bashkë me Putinin kur ky i fundit u bë president në vitin 2000, duke shërbyer në disa role të rëndësishme ndër vite, përfshirë edhe si zëvendëskryeministër për gati 12 vjet.
Ai shërbeu si përgjegjës i Kremlinit për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit në vitin 2014, që Kremlini i pa si shenjë të rikthimit të merituar të Rusisë në skenën botërore.
Pas pushtimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në mars 2014 dhe më pas aneksimit të tij, ai u vendos nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore.
Në vitin 2020, Kozak iu bashkua administratës presidenciale, që ka një rol të fuqishëm brenda Kremlinit. Ai ishte gjithashtu i njohur si ndërmjetësues i shpeshtë me ambasadorë dhe të dërguar perëndimorë.
Disa analistë e shohin largimin e Kozakut si sinjalin më të fundit se çdo dyshim apo kundërshtim ndaj luftës kundër Ukrainës nuk është i mirëpritur.
Në muajt para dhe ditët menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt 2022, raportohej për kundërshtime të heshtura nga disa prej këshilltarëve më të afërt të Putinit ndaj vendimit për ta pushtuar vendin fqinj.
Në ditët pas pushtimit, Kozak, i cili ishte emëruar si përgjegjës i Kremlinit për çështjen e Ukrainës, i kishte thënë privatisht Putinit se ishte kundër, sipas The New York Times.
Sipas Reuters, Kozaku gjithashtu kishte përgatitur një kornizë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që do të zgjidhte disa nga kërkesat kryesore të Kremlinit. Por, Putini e kishte hedhur poshtë planin.
Largimi i Kozakut është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të kohëzgjatjes së tij si bashkëpunëtor i brendshëm i Putinit – i cili njihet për vlerësimin mbi të gjitha të besnikërisë, por edhe për shkak të mungesës relative të dorëheqjeve nga Kremlini apo Qeveria, qoftë për shkak të kundërshtimit ndaj luftës apo për arsye të tjera.
Zyrtarë të tjerë të lartë që dihet se kanë shprehur kundërshtim ndaj luftës përfshijnë kryetaren e Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina, e cila raportohet se i kishte dorëzuar Putinit dorëheqjen e saj, por ai nuk e kishte pranuar.
Gjenerali më i lartë që mbikëqyr luftën, Valery Gerasimov, vazhdon të mbajë postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm – pavarësisht bindjes së përhapur se muajt e parë të pushtimit të Ukrainës ishin një katastrofë për forcat e armatosura ruse.
Ai i mbushi 70 vjet javën e kaluar, shumë përtej moshës normale të daljes në pension për oficerët./REL
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ai dhe president...
Paul Williams, që ishte këshilltar ligjor i delegacionit t...
Dy dronë ukrainas kanë sulmuar kompleksin për përpunimin e...
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë po mbahet shqyrtimi fil...
Kina është shprehur kundër ndërhyrjes në çështjet e saj dh...
Ushtria izraelite ka intensifikuar ofensivën e saj tokësor...
Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, po planifikojn...
Ditën e sotme presidenti amerikan Donald Trump do të zhvil...
Gruaja e udhëheqësit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Na...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të mërkurën se krit...
Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 milia...
Papa Leo XIV tha sot se situata në Europën Lindore është s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se ka...
Komisioni Europian i BE-së ka bërë thirrje për pezullimin ...
Mungesat e ilaçeve në të gjithë BE-në janë rritur dhe kanë...
Paul Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacion...
Ledian Goga, shqiptari që në qershor të këtij viti shpëtoi...
Në Kosovë ka nisur votimi i diasporës përmes postës për zg...
Princi dhe Princesha e Uellsit presin presidentin e SHBA-s...
Mijëra palestinezë po vazhdojnë të largohen nga qyteti i G...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...