Dhjetëra të vrarë në 24 orë/ Izraeli u bën thirrje banorëve të Gazës të largohen
Ushtria izraelite ka intensifikuar ofensivën e saj tokësor...

Kina është shprehur kundër ndërhyrjes në çështjet e saj dhe kundër konflikteve të mëtejme, teksa tensionet rajonale janë rritur.
“Bota sot qëndron përballë një tjetër udhëkryqi: paqe apo luftë, dialog apo konfrontim”, tha ministri i Mbrojtjes, Dong Jung, gjatë ceremonisë hapëse të forumit Shiangshan në Pekin.
Ai tha se Tajvani është pjesë e Kinës, duke shtuar se Ushtria e Kinës është një forcë e fuqishme, e aftë të mbrojë ribashkimin.
"Pekini kurrë nuk do të lejojë që përpjekjet e Tajvanit për pavarësi të kenë sukses", tha Dong.
Ai shtoi se Kina është e përgatitur të zmbrapsë çdo ndërhyrje të huaj ushtarake në çdo kohë, duke mos përmendur emra shtetesh në të cilat aludonte se mund të bënin një ndërhyrje të tillë.
Tajvani, shtëpi e 23.4 milionë personave, qeveriset nga qeveria e tij që nga viti 1949. Megjithatë, Kina pretendon se ai është pjesë e territorit të saj dhe shpesh kërcënon se mund ta marrë atë, duke mos e përjashtuar as përdorimin e forcës.
Shtetet e Bashkuara, mbështetësi kryesor i Tajvanit, janë ligjërisht të detyruara të mbështesin kapacitetet mbrojtëse të ishullit vetëqeverisës, sipas Ligjit për raporte me Tajvanin të vitit 1979.
Për shkak të mosmarrëveshjeve, veçanërisht me Filipinet, mbi zonat e pasura me burime në Detin e Jugor të Kinës, Dong theksoi se Kina do të mbrojë sovranitetin e saj territorial si dhe të drejtat dhe interesat e saj.
Sipas ministrit kinez, synimi për një dominim absolut ushtarak dhe qasja se i forti ka të drejtë do të çojnë në rregullin e xhunglës.
Së fundi, Kina e shpalli një ishull koralor në Detin Jugor të Kinës si rezervë natyre.
Forumi Shiangshan konsiderohet si kundërpeshë e Kinës ndaj konferencës ndërkombëtare të sigurisë, Shangri-La Dialogue, që mbahet çdo vit në Singapor.
Shtetet perëndimore zakonisht dërgojnë vetëm përfaqësues me rang më të ulët në Forumin Shiangshan – Gjermania dhe SHBA-ja dërguan atashe ushtarakë nga ambasadat e tyre. Ndërkohë, Kina dërgoi këtë vit një delegacion të nivelit të ulët në Singapor për herë të parë pas një kohe të gjatë, duke pamundësuar një takim mes Dongut dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Disa vende nga Azia Qendrore dhe Jugu Global dërguan ministrat e tyre të Mbrojtjes. Sipas Kinës, politikanë të fushës së mbrojtjes dhe ekspertë nga më shumë se 100 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në forumin Shiangshan./REL
Ushtria izraelite ka intensifikuar ofensivën e saj tokësor...
Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, po planifikojn...
Ditën e sotme presidenti amerikan Donald Trump do të zhvil...
Gruaja e udhëheqësit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Na...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të mërkurën se krit...
Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 milia...
Papa Leo XIV tha sot se situata në Europën Lindore është s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se ka...
Komisioni Europian i BE-së ka bërë thirrje për pezullimin ...
Mungesat e ilaçeve në të gjithë BE-në janë rritur dhe kanë...
Paul Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacion...
Ledian Goga, shqiptari që në qershor të këtij viti shpëtoi...
Në Kosovë ka nisur votimi i diasporës përmes postës për zg...
Princi dhe Princesha e Uellsit presin presidentin e SHBA-s...
Mijëra palestinezë po vazhdojnë të largohen nga qyteti i G...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, porositi Europën q...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi në Parlament s...
Ushtria izraelite tha se do të hapë një rrugë të re të për...
Sot është dita e tretë e dëshmisë së James Rubin në Hagë. ...
Ekspertët thonë se vetëm disa gradë nxehtësi shtesë mund t...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...