Rusia organizon konkursin e saj sipas stilit të Eurovision-it/ Asnjë vend nga Europa nuk do të përfaqësohet në festival
Artistë nga 23 vende do të performojnë në konkursin rus të...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Presidenti Kinez Xi Jinping kishte miratuar një marrëveshje për të mbajtur "TikTok"-un aktiv në SHBA, pas një telefonate midis dy presidentëve. Por detajet specifike janë ende të paqarta.
Uashingtoni ka bërë presion për të marrë kontrollin e "TikTok"-ut nga pronësia kineze, me Trump, i cili dikur bëri thirrje që platforma të ndalohej, por që e ka përdorur atë për të mbledhur mbështetës të rinj.
Çfarë tha Trump për "TikTok"-un?
Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se Xi "miratoi marrëveshjen e TikTok", duke shtuar se "mund të jetë një formalitet" për të arritur nënshkrimin e një marrëveshjeje më vonë.
Ai tha kështu pasi kishte zhvilluar një telefonatë me presidentin kinez më herët gjatë ditës.
"Do të kemi një kontroll shumë, shumë të rreptë", tha Trump. "'TikTok' ka një vlerë të jashtëzakonshme dhe unë jam pak i paragjykuar sepse sinqerisht ia dola shumë mirë me ndhihmën e saj."
Presidenti amerikan kishte thënë në një postim në rrjetet sociale pas telefonatës me Xi, se të dy zhvilluan një "bisedë produktive" që përfshinte disa tema.
Çfarë dimë deri më tani për marrëveshjen e "TikTok"-ut?
Qeveria amerikane pritet të marrë një pagesë prej disa miliarda dollarësh si pjesë e marrëveshjes, raportoi "Wall Street Journal".
Investitorët e përfshirë do t'i paguanin tarifën Uashingtonit në këmbim të ndihmës në negociatat me Kinën, sipas njerëzve që janë në brendësi të bisedimeve.
Raportohet se investitorët amerikanë do të fitonin kontrollin e aplikacionit të ndarjes së videove përmes një entiteti të ri që do të licenconte algoritmet e "TikTok"-ut nga kompania mëmë ByteDance.
Struktura synon të lehtësojë shqetësimet e sigurisë kombëtare mbi të dhënat e përdoruesve amerikanë, sipas raportit të gazetës.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar prej kohësh se Kina mund të përdorë "TikTok"-un për të mbledhur të dhëna ose për të ndikuar në atë që përdoruesit shohin në internet, përfshirë edhe vitet e mandatit të parë të Donald Trump.
Të martën, Trump shtyu përsëri një ndalim të aplikacionit të njohur të videove, pavarësisht këtyre shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
Cili është qëndrimi i Kinës për këtë marrëveshje?
Kina nuk ka konfirmuar asnjë marrëveshje për "TikTok"-un dhe i përshkroi diskutimet si "të sinqerta dhe të thella".
"Lidhur me çështjen e 'TikTok'-ut, Xi vuri në dukje se qëndrimi i Kinës është i qartë: qeveria kineze respekton vullnetin e ndërmarrjeve dhe i mirëpret ato për të zhvilluar negociata biznesi bazuar në rregullat e tregut, për të arritur zgjidhje që balancojnë interesat dhe përputhen me ligjet dhe rregulloret kineze", thuhet në një deklaratë.
"Kina shpreson që pala amerikane do të ofrojë një mjedis biznesi të hapur, të drejtë dhe jodiskriminues për kompanitë kineze që investojnë në Shtetet e Bashkuara."
Është hera e dytë që udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha në botë kanë folur që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha gjithashtu se do të takohej me Xi gjatë zhvillimit të një samiti të forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut që fillon në fund të muajit të ardhshëm dhe se ai planifikon të udhëtojë në Kinë vitin e ardhshëm./ CNA
Artistë nga 23 vende do të performojnë në konkursin rus të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdh...
Estonia ka kërkuar konsultime me anëtarët e tjerë të NATO-...
Qëndrimi i së djathtës ekstreme është moderuar, por nuk ka...
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trup...
Bashkimi Evropian propozoi më 19 shtator që të vendoset nd...
Estonia tha se tre avionë luftarakë rusë, MiG-31, hynë në ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fl...
Ministrat e çështjeve ekonomike dhe financiare të Bashkimi...
Richard Moore, kreu i Shërbimit Sekret të Inteligjencës (M...
Komisioni Europian deklaroi të premten se ka paraqitur një...
Arabia Saudite dhe Pakistani, shtet i armatosur me armë bë...
Erika Kirk është emëruar Drejtore Ekzekutive e Turning Poi...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërgua...
Fuqitë e mëdha evropiane ka gjasa t’i rivendosin sanksione...
Dmitry Kozak, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i kamots...
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ai dhe president...
Paul Williams, që ishte këshilltar ligjor i delegacionit t...
Dy dronë ukrainas kanë sulmuar kompleksin për përpunimin e...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...