"Kur e ke kojshinë e keqe duhet pushka plot"/ Kurti: Do të investojmë 1 mln euro për ushtrinë
Kryeministri Albin Kurti ka premtuar që në mandatin e ...

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në krye të një agjencie që është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe planet e Presidentit Donald Trump për të ndalur emigracionin e paligjshëm.
Zonja Noem u miratua me 59 vota pro dhe 34 kundër.
Të premten Senati miratoi kandidaturën e Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes me një votim të ngushtë 51 me 50. Zonja Noem dhe Zoti Hegseth i bashkohen Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe drejtorit të CIA-s John Ratcliffe, të konfirmuar tashmë në detyrë.
Të hënën në mbrëmje Senati do të votojë për miratimin e Scott Bessent për postin e Sekretarit të Thesarit.
Zonja Noem, një aleate e Presidentit Trump mori 7 vota nga demokratët.
Republikanët, të cilët gjithësesi i kishin votat e nevojshme për ta miratuar kandidaturën e saj, shprehën besimin në vendosmërinë e saj për të udhëhequr çështjet që lidhen me sigurinë kufitare dhe imigracionin.
Në një postim në rrjetet sociale, zonja Noem falënderoi Presidentin Trump për "besimin që i dha për të shërbyer si Sekretare e Sigurisë Kombëtare”.
"Do të punoj për ta bërë Amerikën sërish të sigurt!", shkruante ajo më tej.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani John Thune, tha të premten se “rivendosja e respektit për sundimin e ligjit është një nga prioritetet kryesore të Presidentit Trump dhe republikanëve. Dhe kjo do të kërkojë udhëheqës të vendosur e të përkushtuar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare”.
Demokratët janë të ndarë se si duhen zbatuar masat që lidhen me kufijtë dhe imigracionin nën administratën Trump. Disa prej tyre po mbajnë qëndrime të zbutura ndaj vijës së ashpër që po ndjek Presidenti Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm.
Megjithatë, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat Chuck Schumer si dhe shumica e demokratëve, votuan kundër zonjës Noem.
Zoti Schumer theksoi rëndësinë e "zgjidhjeve dypartiake për të ndrequr problematikën në kufi", dhe tha se zonja Noem "duket se po shkon në drejtimin e gabuar".
Sekretari i Sigurisë Kombëtare mbikëqyr Doganat, Mbrojtjen e Kufijve dhe Emigracionin. Departamenti është gjithashtu përgjegjës për sigurinë në transportin ajror, mbrojtjen e personaliteteve, reagimin ndaj fatkeqësive natyrore e çështje të tjera.
Presidenti Trump ka në plan të bëjë ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionon departamenti, duke përfshirë edhe ushtrinë në zbatimin e ligjeve mbi emigracionin si dhe riformësimin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.
Këto plane pritet ta vendosin zonjën Noem në qendër të vëmendjes.
Të premten Presidenti Trump vizitoi vendet që janë prekur së fundmi nga fatkeqësitë natyrore, Karolinën e Veriut dhe Kaliforninë.
Gjatë seancës dëgjimore në Senat, zonja Noem u pyet vazhdimisht nga senatorët demokratë nëse ajo "do t'u dërgonte ndihmë shteteve në raste fatkeqsish natyrore edhe nëse zoti Trump do t'i kërkonte që të mos e bënte një gjë të tillë".
Zonja Noem tha se "do të zbatonte ligjit dhe se kjo do të bëhej pa paragjykime politike"./VOA
Kryeministri Albin Kurti ka premtuar që në mandatin e ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Malishevë ka de...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar mbësht...
Pete Hegseth u konfirmua të premten si sekretari i ard...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtu...
Grupi i militantëve palestineze Hamas liroi të shtunën kat...
Presidenti Donald Trump ka ndarë me të gjithë amerikanët s...
Albin Kurti vijon takimet për fushatën zgjedhore teksa ish...
Bashkimi Evropian kërkon një votim unanim për të zgjatur s...
Me Donald Trump në krye të Amerikës po merr gjithnjë e më ...
Rebelët nga M23 të mbështetur nga Ruanda kanë vrarë një gu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsërit...
Grupi militant palestinez Hamas njoftoi këtë të premte emr...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin theksoi në një deklara...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi në një takim n...
Britania e Madhe dhe veçanërisht Irlanda është përfshirë n...
Lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU) të Gjermanisë, Fr...
Presidenti Donald Trump shpalosi qasjen e tij ndaj investi...
Presidenti Donald Trump e ka nisur vrullshëm detyrën si pr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...