Hamasi liron katër ushtarë izraelite në këmbim të 200 të burgosurve
Grupi i militantëve palestineze Hamas liroi të shtunën kat...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se shpreson se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të përfshihen në bisedimet e mundshme për t’i dhënë fund luftës së vendit të tij me Rusinë.
Duke folur në një konferencë për media përkrah presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, Zelensky tha se edhe Ukraina duhet të përfshihet në çfarëdo bisedimesh për përfundimin e luftës, në mënyrë që negociatat të kenë ndikim domethënës.
“Në lidhje me atë se cila do të jetë përbërja e bisedimeve: shpresoj shumë se Ukraina do të jetë atje, dhe Amerika, Evropa dhe rusët”, tha Zelensky.
Më vonë, ai sqaroi se ende nuk është vendosur ndonjë kornizë bisedimesh.
“Po, do të doja shumë që Evropa të marrë pjesë, sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, shtoi ai,
Zelensky tha se beson se presidenti amerikan, Donald Trump, mund t’i japë fund luftës, duke shtuar se ai mund ta rrijë këtë vetëm nëse e përfshin edhe Ukrainën në bisedime.
“Përndryshe, nuk kryen punë. Sepse Rusia nuk do që lufta të përfundojë, ndërsa Ukraina dëshiron t’i japë fund asaj”, shtoi ai.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Trumpi thoshte vazhdimisht se do t’i jepte fund shpejt luftës dhe këtë e përsëriti edhe pak ditë para se ta merrte detyrën. Tani, ai thotë se mund të nevojiten muaj për këtë.
Në ditët e fundit, Trumpi ka bërë komentet më të ashpra deri më sot ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të cilin shpesh ka folur me admirim.
Më 22 janar, Trumpi, duke iu drejtuar homologut të tij rus me emër, paralajmëroi Moskën se do të përballet me tarifa, taksa dhe sanksione të reja "të larta" nëse nuk e ndalë shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës.
Ai sugjeroi gjithashtu se do të vendoste sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse Putini nuk do të pranonte bisedimet për paqe për t'i dhënë fund luftës.
Të premten, Putini tha se dëshiron të takohet me Trumpin për të biseduar për Ukrainën. Ai e përmendi si pengesë për negociata një dekret të vitit 2022 nga Zelensky, i cili ndalon bisedimet me Putinin.
Zelensky tha të shtunën në konferencë se e bëri këtë ndalesë për të mos e lejuar Putinin të formojë kanale të tjera komunikimi me bashkëbisedues në Ukrainë.
Zelensky shtoi se Rusia u përpoq vazhdimisht ta bënte një gjë të tillë para se ai ta nënshkruante dekretin.
Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014 me pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Kremlini dhe u përshkallëzua me pushtimin e plotë të saj nga Rusia në shkurt 2022./REL
Grupi i militantëve palestineze Hamas liroi të shtunën kat...
Presidenti Donald Trump ka ndarë me të gjithë amerikanët s...
Albin Kurti vijon takimet për fushatën zgjedhore teksa ish...
Bashkimi Evropian kërkon një votim unanim për të zgjatur s...
Me Donald Trump në krye të Amerikës po merr gjithnjë e më ...
Rebelët nga M23 të mbështetur nga Ruanda kanë vrarë një gu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsërit...
Grupi militant palestinez Hamas njoftoi këtë të premte emr...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin theksoi në një deklara...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi në një takim n...
Britania e Madhe dhe veçanërisht Irlanda është përfshirë n...
Lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU) të Gjermanisë, Fr...
Presidenti Donald Trump shpalosi qasjen e tij ndaj investi...
Presidenti Donald Trump e ka nisur vrullshëm detyrën si pr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një u...
Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka arritur që t...
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretë...
Presidenti i Amerikës, Donald Trump foli “online” në Davos...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka njoftuar p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...