“Premtime të dhëna, premtime të mbajtura”/ Largohen emigrantët e parë nga SHBA
Presidenti Donald Trump e ka nisur vrullshëm detyrën si pr...

Presidenti Donald Trump shpalosi qasjen e tij ndaj investimeve të huaja në takimin më të madh të udhëheqësve botërorë të biznesit, duke u ofruar investitorëve një ofertë me kushte – të investojnë në Shtetet e Bashkuara, ose të përballen me tarifa të ashpra. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton mbi ndikimin e kthimit të Presidentit Trump në Shtëpi të Bardhë për klimën botërore ekonomike.
Përballë krerëve kryesorë të industrisë botërore, që synojnë një copë të tregut më të madh në botë, Presidenti Donald Trump u dha dy opsione:
“Mesazhi im për bizneset në botë është shumë i thjesht. Ejani për t’i prodhuar artikujt tuaj në Amerikë dhe ne do t’ju ofrojmë ndër tatimet më të ulëtat në botë. Por nëse nuk i prodhoni ato në Amerikë, që për ju është privilegj, atëherë shumë thjesht, duhet të paguani një tarifë”, deklaroi ai.

Mesazhi i Presidentit Trump dalloi nga ai i udhëheqësve të fuqive të tjera të mëdha, që ishin të pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, të cilët nënvizuan qasjen multilaterale në këtë takim vjetor mbi bashkëpunimin e sektorit publik dhe atij privat, ku figura të rëndësishme diskutojnë mbi sfidat botërore dhe rajonale – përfshirë çështjet e ambientit dhe energjisë – tronditjet gjeopolitike dhe çështjet si të përmirësohet standardi i jetesës dhe të nxitet zhvillimi ekonomik.
Presidenti Trump bëri thirrje për një “marrëdhënie të ndershme” me ekonominë e dytë më të madhe botërore, Kinën. Zëvendës-kryeministri i Kinës, Ding Xuexiang paraqiti qëndrimin e Pekinit.
“Globalizimi ekonomik është rezultat i përparimit shoqëror dhe avancimit teknologjik dhe nuk mund të ndalet. Izolimi nuk zgjidh probleme dhe luftërat tregtare nuk i ndihmojnë askujt. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’i dhënë drejtim globalizimit ekonomik, duke e ngritur në një nivel më të lartë, më dinamik, më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm”, tha ai.
Analistët sqaruan logjikën e përkushtimit publik të Presidentit Trump për të garantuar furnizimin me gaz natyror të lëngshëm të Evropës – një veprim që disa thonë se mund të rrisë çmimet për amerikanët.
“Eliminimi i varësisë evropiane ndaj gazit natyror dhe karburanteve ruse është një objektiv shumë i rëndësishëm i politikës së jashtme të Presidentit. Ai ishte shumë kritik në të kaluarën, sidomos ndaj Gjermanisë, për autorizimin e gazsjellësit Nord Stream 2, që çoi në rritjen e varësisë gjermane dhe evropiane ndaj Rusisë dhe lëndëve fosile”, thotë analisti Bill Galston pranë Institutit Brookings.
Të pranishmit në fjalimin e Presidentit Trump, mbi 3000 persona nga mbi 130 shtete, ndanë përshtypjet e tyre më pas.
“Mendoj se thelbi i mesazhit që evropianët duhet ta nxjerrin nga ky fjalim është se duhet të forcojmë bashkëpunimin tonë për të konsoliduar rritjen ekonomike”, thotë Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Barth Eide.
“Fjalimi dëshmoi se njëra prej arsyeve që i fitoi zgjedhjet është aftësia e tij për të folur zëshëm. Mund të mos pajtoheni me të gjitha, por ai flet me shumë autoritet”, tha ish diplomati amerikan Stuart Eizenstat, ish këshilltar i Presidentit amerikan Jimmy Carter.

Për Agnes Callamard, drejtuesen e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, fjalimi i Presidentit Trump ishte i përqendruar në vizionin amerikan.
“Ishte një fjalim i përqendruar vetëm në vizionin amerikan. Asgjë për pjesën tjetër të botës”, tha ajo.
Forumi Ekonomik Botëror i mbyll punimet të premten me një diskutim për disa nga sfidat më urgjente të botës. /VOA
Presidenti Donald Trump e ka nisur vrullshëm detyrën si pr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një u...
Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka arritur që t...
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretë...
Presidenti i Amerikës, Donald Trump foli “online” në Davos...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka njoftuar p...
Një gjyqtar amerikan, John Coughenour ka ndaluar urdhrin e...
Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e r...
Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrn...
Irlanda po kërcënohet nga stuhia më e rrezikshme që pr...
Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin e tij “online” në ...
Pas inaugurimit të presidentit Donald Trump, Parlamenti Ev...
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Sht...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi...
Kosova nënshkroi më 22 janar një marrëveshje me Shoqatën E...
Presidenti Donald Trump do të mbështesë projektin “Stargat...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën nj...
Zjarrfikësit po merren me një zjarr të ri të quajtur Zjarr...
Presidenti Donald Trump ka emëruar Andrew Puzder, ish-drej...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...