Zjarre të reja të Los Angelos, frikë për një rrezik tjetër
Zjarrfikësit po merren me një zjarr të ri të quajtur Zjarr...

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën një projektligj që parashikon ndalimin nga autoritetet, të emigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme.
Ky mund të jetë dhe ligji i parë që Presidenti Donald Trump mund të nënshkruajë ndërsa Kongresi, me një mbështetje dypartiake, po përparon me shpejtësi në përputhje me planet e zotit Trump për goditjen e emigracionit të paligjshëm.
Projekligji njihet si Akti Laken Riley, studentja e infermierisë nga Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një shtetas venezuelian, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Politika e emigracionit ka qenë shpesh një nga çështjet më të debatuara në Kongres, por një fraksion prej 46 demokratësh iu bashkuan republikanëve duke mundësuar kalimin e projektligjit me 263 vota pro dhe 156 kundër.
"Prej dekadash ka qenë pothuajse e pamundur për qeverinë tonë të binte dakord për një zgjidhje për problemet në kufirin tonë dhe brenda vendit tonë", tha senatorja Katie Britt. Ajo shtoi se ky është "ndoshta projektligji më i rëndësishëm që është miratuar nga Kongresi në gati tre dekada”.
Për zbatimin e projektligji do të kërkohej një rritje masive e kapaciteteve të agjencive të emigracionit dhe doganave, por ai nuk parashikon ndonjë financim të ri.
"Ajo që ai (Presidenti Trump) po bën është fillimi i asaj që do të jetë agjenda jonë legjislative", tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve republikani Mike Johnson.
Shumica dërrmuese e amerikanëve janë pro dëbimit të emigrantëve të dënuar për krime të dhunshme, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Qendra për Kërkime mbi Çështje Publike dhe agjencia ‘Associated Press’.
Megjithatë, vetëm rreth 37% e amerikanëve në moshë madhore janë në favor të dëbimit të emigrantëve në SHBA, të cilët nuk janë dënuar për vepra penale.
"Ndërsa projektligji nuk është i përsosur, ai dërgon një mesazh të qartë se ne mendojmë se kriminelët duhet të deportohen", tha ligjvënësi demokrat Tom Suozzi, i cili i ka bërë thirrje partisë së tij të mbështesë politika më të ashpra ndaj emigracionit.
Ndërkohë, Presidenti Trump ka lëshuar një mori urdhrash ekzekutivë që synojnë mbylljen e kufirit me Meksikën si dhe deportimin e miliona emigrantëve pa status të përhershëm ligjor në SHBA.
Të mërkurën, zoti Trump anuloi programin e refugjatëve dhe administrata e tij ka sinjalizuar synimet për të ndjekur penalisht ata zyrtarë amerikanë të shteteve të ndryshme, që nuk zbatojnë politikat e tij të reja mbi emigracionit./ VOA
Zjarrfikësit po merren me një zjarr të ri të quajtur Zjarr...
Presidenti Donald Trump ka emëruar Andrew Puzder, ish-drej...
Pas fatkeqësisë së zjarrit në Bolu janë ngritur shumë pyet...
Deri në 10,000 trupa mund të dërgohen në kufirin SHBA-Meks...
Në një intervistë në "Fox News" me Sean Hannity, tema ësht...
Presidenti Donald Trump bëri kthimin e tij historik në Sht...
Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,50...
Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti ...
Mediat amerikane kanë bërë publike letrën që ish-Presi...
Departamenti i Drejtësisë po udhëzon prokurorët federalë q...
Pentagoni në ditët në vijim do të nisë dislokimin e de...
Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me...
Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë ng...
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ba...
Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me sht...
Gazetarja ukrainase, Olha Priadko, ka vdekur në moshën 51-...
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka pezulluar të gji...
Donald Trump postoi në rrjetin e social “Truth”, duke “kër...
Kanceleri gjerman Olaf Scholz vizitoi gjatë kësaj të mërku...
Në ditën e parë në detyrë, Sekretari amerikan i Shtetit Ma...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...