Trump do të dërgojë 10,000 trupa në kufirin SHBA-Meksikë
Deri në 10,000 trupa mund të dërgohen në kufirin SHBA-Meks...

Pas fatkeqësisë së zjarrit në Bolu janë ngritur shumë pyetje: A ishin të mjaftueshme masat paraprake të sigurisë? A janë kryer inspektimet e nevojshme? Pse zjarrfikësja u përgjigj kaq vonë?
Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në qytetin, Bolu të martën tronditi thellësisht Turqinë. Që nga e marta, shumë shkolla, klube sportive dhe individë privatë shoqata profesionale kanë postuar foto të viktimave në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime dhe në disa raste duke ngritur akuza të rënda. Të paktën 78 persona humbën jetën në zjarrin shkatërrues në një hotel të njohur me 234 vizitorë. Shumë të tjerë u plagosën.
Të mbijetuarit e hotelit zakonisht të mirëfrekuentuar përshkruajnë skena dramatike paniku nga nata e zjarrit: shumë vetë nuk gjenin dot rrugën e daljes nëpër korridoret e mbushura me tym, ndërsa të tjerë u hodhën nga dritaret të dëshpëruar. Disa raportojnë se njerëzit në katet e sipërme madje bënin litarë të improvizuar nga çarçafët nga kati i 11-të për të shpëtuar në thellësi.
Pyetje dhe hetime të hapura
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit. Hetimet aktualisht janë fokusuar te mangësitë në mbrojtjen nga zjarri të hotelit, dhe nëse ato kanë luajtur rol për katastrofën. Po verifikohet, kontrollohet, nëse janë respektuar masat e parashikuara të sigurisë. Dëshmitarët okularë raportuan mungesën e sistemeve të alarmit për zjarr, shkallëve të posaçme në rast zjarri dhe mungesën e aparateve për shuarjen e zjarrit. Hoteli, një ndërtesë shumëkatëshe me fasadë druri në një kodër të pjerrët, është një destinacion i preferuar për turistët vendas. Ekspertët pyesin se pse nuk ka pasur qendër zjarrfikësish në zonën përreth dhe pse shërbimeve të para të emergjencës iu deshën treçerek ore për të arritur në vendin e zjarrit.
Akuza të rënda nga opozita
Mbetet gjithashtu e paqartë se cili autoritet ishte përgjegjës për inspektimin e fundit të sigurisë nga zjarri në hotel dhe kush e ka lëshuar për herë të fundit licencën e funksionimit. Kryebashkiaku i Bolu, Tanju Özcan, nga partia opozitare CHP, hedh poshtë përgjegjësinë e qytetit dhe tregon me gisht Ministrinë e Turizmit. Ministri i Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, nga ana tjetër, fajëson zjarrfikësit lokal.
Kurse partia opozitare, CHP akuzon qeverinë për lehtësimin e rregulloreve të sigurisë nga zjarri në vitin 2012. Ajo kritikon gjithashtu mungesën e një sistemi spërkatës në hotel, i cili mund të kishte ngadalësuar përhapjen e zjarrit. Sipas rregulloreve aktuale të sigurisë nga zjarri nga viti 2007, një sistem spërkatës është i detyrueshëm në hotelet e kësaj madhësie.
Ali Mahir Basarir, nënkryetar i grupit parlamentar të CHP-së, sheh një problem tjetër: konfliktin e interesit për Ministrin e Turizmit, i cili është edhe pronar i operatorit të madh turistik ETS. Ky operator turistik e ka vlerësuar shumë pozitivisht hotelin në fjalë. Basariri kërkon dorëheqjen e ministrit. Në këtë kontekst ka shpërthyer edhe një debat tjetër në Turqi, që lidhet më shumë me faktin që disa ministra turq vazhdojnë të ndjekin interesa biznesi duke mbajtur poste politike.
Të dyja palët përgjegjëse
Disa qendra profesioniste dhe ekspertët që kanë komentuar fatkeqësinë nga zjarri në Bolu pajtohen në një pikë: padyshim kishte mangësi serioze në mbrojtjen nga zjarri të hotelit ose monitorimin e tij. Sipas vlerësimit të tyre, me masat e duhura, tragjedi të tilla mund të shmangen. Kurse numrin e lartë të vdekjeve ato e lidhin me dështimin masiv të autoriteteve.
Erol Percin nga Dhoma Turke e Inxhinierëve dhe Arkitektëve në Bolu theksoi në një intervistë për DW: "Nëse të gjithë të përfshirët do të kishin marrë përgjegjësinë e tyre dhe do të respektonin rregulloret, sot nuk do të flisnim për 76 vdekje, por vetëm për humbje ekonomike”. (Shën. red. Në momentin e intervistës, numri i vdekjeve ishte 76.)
Fatkeqësisht, katastrofa e zjarrit në Bolu nuk është një rast i izoluar. Turqia është goditur vazhdimisht nga fatkeqësi të rënda në të kaluarën, kjo shpesh për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë. Të martën, pak pas zjarrit në Bolu, një shpërthim ndodhi edhe në një resort skish në qytetin qendror të Anadollit, Sivas, ku mbetën të plagosur katër persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Pranverën e kaluar, një zjarr në klubin e natës Masquerade në Stamboll u mori jetën 29 personave. Sipas ekspertëve, defektet të rëndësishme në ndërtim luajtën një rol vendimtar në tërmetin shkatërrues të shkurtit 2023./ DW
Deri në 10,000 trupa mund të dërgohen në kufirin SHBA-Meks...
Në një intervistë në "Fox News" me Sean Hannity, tema ësht...
Presidenti Donald Trump bëri kthimin e tij historik në Sht...
Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,50...
Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti ...
Mediat amerikane kanë bërë publike letrën që ish-Presi...
Departamenti i Drejtësisë po udhëzon prokurorët federalë q...
Pentagoni në ditët në vijim do të nisë dislokimin e de...
Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me...
Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë ng...
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ba...
Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me sht...
Gazetarja ukrainase, Olha Priadko, ka vdekur në moshën 51-...
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka pezulluar të gji...
Donald Trump postoi në rrjetin e social “Truth”, duke “kër...
Kanceleri gjerman Olaf Scholz vizitoi gjatë kësaj të mërku...
Në ditën e parë në detyrë, Sekretari amerikan i Shtetit Ma...
Kosova ka bërë përgatitje të mira për zgjedhjet parlamenta...
Ligjvënësja Elise Stefanik, e emëruar nga Presidenti Donal...
Qeveria e Kantonit të Sarajevës, një nga dhjetë kantonet n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...