Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...

Kosova ka bërë përgatitje të mira për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por duhet të adresojë “polarizimin në rritje” në skenën politike me veprime të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, sipas vlerësimit të një delegacioni nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE).
I përbërë nga Petra Bayr dhe Andrea Eder-Gitschthaler nga Austria, dhe nga Mehmet Akalin nga Turqia, delegacioni i PACE-s përmbylli një vizitë parazgjedhore në Prishtinë, ku u takua me krerë shtetërorë dhe institucionalë, me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe diplomatik, dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të mediave.
Sipas deputetëve të PACE-s, fushata zgjedhore në Kosovë po zhvillohet në një mënyrë të qetë dhe paqësore, por shqetësues mbetet ndikimi i mundshëm i keqinformimit dhe përdorimi i inteligjencës artificiale gjenerative gjatë fushatës, në mes të mungesës së rregullimit të mediave online dhe transparencës për pronësinë e mediave.
Delegacioni ka vlerësuar se “hezitimi i disa partive politike për të marrë pjesë në përballje në debate televizive, dhe bojkotimi i njoftuar i tri stacioneve të mëdha televizive nga partia në pushtet janë parë në dëm të informimit publik, veçanërisht të të moshuarve”.
Bayr, Eder-Gitschthaler dhe Akalin kanë theksuar “rolin vital të mediave në sigurimin e qasjes së votuesve në informata të llojllojshme dhe të sakta, që janë kyç për të vendosur drejt".
Më herët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se bojkotimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i disa nga televizionet në Kosovë shkon kundër transparencës dhe është përpjekje për të “minuar rolin e gazetarëve dhe mediave” për ta mbajtur përgjegjëse “për politikat e saj”.
Delegacioni i PACE-s ka përmendur edhe shqetësimet e ngritura për “rritjen e retorikës populiste dhe nacionaliste, si dhe përdorimin e gjuhës urrejtëse dhe përçarëse”.
Sipas tij, trendë të tillë “mund të minojnë demokracinë dhe kohezionin ndëretnik, dhe mund të ndikojnë negativisht në pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe në politikë”.
Deputetët e PACE-s kanë thënë se janë në dijeni edhe për trysninë dhe kërcënimin e raportuar të votuesve serbë të Kosovës, si dhe për fushatat e dezinformimit nga mediat e mbështetura nga Beogradi, teksa kanë bërë thirrje për “shmangie të veprimeve që mund t’i shkallëzojnë tensionet”.
PACE, që përfaqëson parlamentarë nga 46 shtete evropiane, do të dërgojë një delegacion të gjerë prej 20 anëtarësh, të shoqëruar nga ekspertë ligjorë nga Komisioni i Venedikut, për të vëzhguar procesin zgjedhor të 9 shkurtit.
Në zgjedhjet parlamentare do të garojnë mbi 1.200 kandidatë, prej të cilëve do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit, dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti i Vetëvendosjes, aktualisht në pushtet, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /REL
Ligjvënësja Elise Stefanik, e emëruar nga Presidenti Donal...
Qeveria e Kantonit të Sarajevës, një nga dhjetë kantonet n...
Një sulm me thikë ka ndodhur në qytetin jugor të Gjermanis...
Kosova ka bërë përgatitje të mira për zgjedhjet parlamenta...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, nënshkro...
Shumë njerëz u besojnë studiuesve dhe duan që shkenca të k...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, d...
Rumania përsërit zgjedhjet presidenciale për shkak të ndik...
Një stuhi e rrallë dimri po sjell borë dhe shi në një pjes...
OpenAI po bashkohet me Oracle dhe Softbank për të ndërtuar...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënsh...
Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një shp...
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ...
Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në S...
Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të për...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë...
Izraeli dhe Hamasi arritën armëpushimin pas 15 muajsh luft...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan shpalli zinë kom...
Presidenti Donald Trump ka nënshkroi një urdhër ekzekutiv ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...