Amnistia Penale hyn në fuqi, qindra të dënuar lënë sot burgjet/ Ja kush përfiton dhe kush përjashtohet
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga ana e Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që të rishikohen dhe të përcaktohet nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.
Nuk është e qartë se cilat ndihma preken nga urdhri i së hënës, pasi për shumë programe fondet janë dhënë nga Kongresi dhe duhet të shpenzohen, nëse nuk janë shpenzuar tashmë.
Në urdhër, në mesin e shumë urdhrave ekzekutivë që zoti Trump firmosi në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë, thuhej se "ndihma e huaj dhe burokracia nuk janë në linjë me interesat amerikane dhe në shumë raste në mospërputhje me vlerat amerikane" .
Rrjedhimisht, zoti Trump deklaroi se “nuk do të lëvrohet më asnjë ndihmë e huaj nëse nuk përputhet plotësisht me politikën e jashtme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio u tha anëtarëve të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë gjatë seancës së tij të konfirmimit javën e kaluar se “çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet të justifikohet me përgjigjen e tre pyetjeve të thjeshta: “A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?” tha ai.
Urdhri i nënshkruar nga zoti Trump ia lë në dorë zotit Rubio ose të emëruarit prej tij që të arrijë në përcaktime të tilla, në konsultim me Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit. Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, janë agjencitë kryesore që mbikëqyrin ndihmën e huaj.
Zoti Trump ka kritikuar prej kohësh ndihmën e huaj, pavarësisht nga fakti se një ndihmë e tillë zakonisht përbën afërsisht 1% të buxhetit federal, me përjashtim të rrethanave të pazakonta siç janë fondet prej miliardat dollarësh në armatime që janë dhënë për Ukrainën. Zoti Trump ka qenë kritik ndaj sasisë së ndihmës që është dërguar në Ukrainë për ta ndihmuar në forcimin e mbrojtjes kundër sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë.
Të dhënat e fundit zyrtare mbi ndihmën e huaj në administratën e zotit Biden janë nga mesi i dhjetorit dhe viti buxhetor 2023. Ato tregojnë se 68 miliardë dollarë ishin parashikuar për programe jashtë vendit që variojnë nga ndihma ndaj fatkeqësive deri te nismat shëndetësore dhe ato pro-demokracisë në 204 vende dhe rajone.
Disa nga përfituesit më të mëdhenj të ndihmës nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli (3.3 miliardë dollarë në vit), Egjipti (1.5 miliardë dollarë në vit) dhe Jordania (1.7 miliardë dollarë në vit) nuk kanë gjasa të përballen me reduktime dramatike, pasi këto ndihma përfshihen në paketat afatgjata që datojnë prej dekadash dhe në disa raste rregullohen nga detyrimet e traktateve.
Financimi për agjencitë e OKB-së, përfshirë agjencitë paqeruajtëse, të të drejtave të njeriut dhe refugjatëve, kanë qenë tradicionalisht objektiva të administratave republikane për të bërë ulje ose shkurtim të financimit. Administrata e parë e zotit Trump veproi për të reduktuar shpenzimet e ndihmës së huaj, duke pezulluar pagesat për agjenci të ndryshme të OKB-së, duke përfshirë Fondin e Popullsisë së OKB-së dhe financimin e Autoritetit Palestinez./VOA
Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në S...
Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të për...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë...
Izraeli dhe Hamasi arritën armëpushimin pas 15 muajsh luft...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan shpalli zinë kom...
Presidenti Donald Trump ka nënshkroi një urdhër ekzekutiv ...
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi se do të pu...
Dy amerikanë të arrestuar nga autoritetet talebane në Afga...
Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Trump kanë njoftuar rezult...
Tragjedi në një resort të skive në Kartalkaya të Turqisë, ...
Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të B...
Presidentja e Kosovës dhe përfaqësuesit diplomatikë të hua...
Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter është regji...
Presidenti Trump mori pjesë në disa ballo në mbrëmjen e in...
Nga Sarah Smith, BBC Kjo breshëri urdhrash presidencialë ...
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka rrëmbyer të gjith...
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka urdhëruar SHBA të dal...
Vijojnë protestat në Beograd. Mijëra studentë dhe mësues j...
Senati konfirmoi shpejt ish-senatorin Marco Rubio si Sekre...
Presidenti Trump gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...