Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ligjvënësja Elise Stefanik, e emëruar nga Presidenti Donald Trump për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në OKB, u përball me pyetjet e senatorëve në seancën e saj të konfirmimit në Senat të martën. Republikania e rangut të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve u tha ligjvënësve se ajo do të zbatonte agjendën e Presidentit Trump "Amerika e Para" në OKB.
Ligjvënësja Elise Stefanik, e emëruar nga Presidenti Trump për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në OKB, bëri thirrje për llogaridhënie të martën.
“OKB-ja nuk e ka përmbushur misionin për të cilin është themeluar dhe ne duhet të kërkojmë një punë më të mirë në këtë drejtim. Unë ndaj vizionin e Presidentit Trump për një OKB të reformuar bazuar në agjendën “Amerika e Para”, të paqes përmes forcës dhe të kthehemi në këtë mision themelues të nxitjes së paqes dhe sigurisë në mbarë botën”, tha ajo .
Zonja Stefanik u zgjodh në Kongres në vitin 2014 në moshën 30-vjeçare dhe u ngrit në rangun e udhëheqëses së katërt më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve. Senatorët republikanë thonë se vendosmëria dhe udhëheqja e qëndrueshme e zonjës Stefanik e bëjnë atë një kandidate të duhur për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara në OKB.
“Në OKB, një organ që ka për qëllim të avancojë vlerat e paqes, lirisë dhe dinjitetit njerëzor, shumë prej nesh nuk po shohim një pasqyrim të vlerave amerikane. Ne shohim antisemitizëm të shfrenuar kundër shtetit të vetëm hebre në botë, pasi ai përballet me sulme nga të gjitha drejtimet. Ne jemi duke parë shtypje dhe ngritje të autokratëve agresivë në pozita udhëheqëse”, tha senatorja republikane Shelley Moore Capito.
Zonja Stefanik u tha senatorëve se përvoja e saj në Kongres do të informojë qasjen e saj si ambasadore.
“Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi financiar më i madh në OKB deri më tani. Dollarët e taksapaguesve tanë nuk duhet të përdoren për mbështetjen e subjekteve që punojnë kundër interesave amerikane, antisemitizmin, korrupsionin apo terrorizmin. Ne duhet të investojmë në programe që forcojnë sigurinë tonë kombëtare, japin rezultate dhe rrisin efikasitetin e programeve të OKB-së", tha ajo.
Senatori Jim Risch, republikani i rangut më të lartë në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë ishte dakord me komentet e saj.
"Mendoj se është e arsyeshme të vlerësohet çdo agjenci e OKB-së për të mësuar nëse ato janë të dobishme për Amerikën dhe për t'i mbajtur përgjegjëse", tha ai.
Zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq shprehu kundërshtimin ndaj këtyre pohimeve të martën.
“Shtetet e Bashkuara kanë si detyrim të paguajnë 1.5 miliardë dollarë për buxhetin e rregullt të OKB-së. Nëse përfshihet buxheti për paqeruajtësit dhe gjykatat, shuma totale që ato u detyrohen këtyre tri entiteve arrin në 2.8 miliardë dollarë”, tha ai.
Një analist i tha "Zërit të Amerikës" se mund të jetë e vështirë për Shtetet e Bashuara që të ndryshojnë organizatën 80-vjeçare.
“Në disa nga institutet më të vogla, ne jemi donatori më i madh i OKB-së. Pra, ekziston mundësia e kushtëzimit të një pjese të ndihmave. Por në të kaluarën, ndikimi ynë për të nxitur ndryshime të vogla në këto institucione përmes kushtëzimit të ndihmave ka qenë i kufizuar” , tha John Fortier nga Instituti “American Enterprise”.
Demokratët janë të shqetësuar për veprimet e kaluara të ish-ligjvënëses Stefanik.
"Ju keni votuar për ndërprerjen e fondeve për OKB-në dhe agjencitë e saj. Sigurisht, unë jam dakord që OKB-ja nuk është një organ i përsosur, por OKB-ja gjithashtu shërben si një zgjatim i parave të taksapaguesve amerikanë. Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga OKB-ja është një dëshirë e armiqve tanë, veçanërisht Rusisë dhe Kinës”, tha senatorja demokrate Jeanne Shaheen.
Nëse konfirmohet, Elise Stefanik do të bëhej ambasadorja e 32-të e Shteteve të Bashkuara në OKB. /VOA
Qeveria e Kantonit të Sarajevës, një nga dhjetë kantonet n...
Një sulm me thikë ka ndodhur në qytetin jugor të Gjermanis...
Kosova ka bërë përgatitje të mira për zgjedhjet parlamenta...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, nënshkro...
Shumë njerëz u besojnë studiuesve dhe duan që shkenca të k...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, d...
Rumania përsërit zgjedhjet presidenciale për shkak të ndik...
Një stuhi e rrallë dimri po sjell borë dhe shi në një pjes...
OpenAI po bashkohet me Oracle dhe Softbank për të ndërtuar...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënsh...
Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një shp...
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ...
Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në S...
Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të për...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë...
Izraeli dhe Hamasi arritën armëpushimin pas 15 muajsh luft...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan shpalli zinë kom...
Presidenti Donald Trump ka nënshkroi një urdhër ekzekutiv ...
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi se do të pu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...