OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Sht...

Pas inaugurimit të presidentit Donald Trump, Parlamenti Evropian po diskuton pasojat gjeopolitike dhe ekonomike. Deri tani nuk ka pasur ndonjë veprim të madh lidhur me raportet mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, edhe pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10 deri në 20 për qind për importet nga BE.
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbrojti një qasje pragmatike. "Ne do të jemi pragmatikë, por do t'u përmbahemi gjithmonë parimeve tona", tha ajo. Von der Leyen beson se prioriteti kryesor tani është të diskutohen interesat e përbashkëta mes SHBA-së dhe BE-së, duke shtuar se ata do të jenë të hapur për negociata.

Komisioneri i Tregtisë së BE-së Marosh Shevçoviç theksoi në një fjalim në Parlamentin Evropian, se BE-ja është tashmë importuesi më i madh i gazit natyror të lëngshëm amerikan. Rreth 50 për qind e gazit LNG në BE, tha ai, vjen nga SHBA.
Megjithatë, sipas tij, Bashkimi Evropian është i gatshëm të zgjerojë këtë bashkëpunim strategjik me administratën e re të Trump. "Në të njëjtën kohë ne jemi gjithashtu të gatshëm të mbrojmë interesat tona legjitime nëse është e nevojshme," tha ai.

Kjo qasje është ndoshta ajo që Bernd Lange, kryetar i Komitetit të Tregtisë, e quan një "strategji të dyfishtë". Sipas këtij socialdemokrati, BE-ja duhet të negociojë aty ku është e mundur dhe të mbrohet nga sulmet aty ku është e nevojshme.
Në përgjithësi, Evropa nuk luajti një rol të madh në orët e para të mandatit të dytë të Trumpit. Kështu u tha edhe në Parlamentin Evropian gjatë debatit të martën. Megjithatë, në PE ka pasur shumë debate për mënyrën se si duhet të qaset Evropa ndaj presidentit të ri dhe administratës së tij.
Trump tha vetëm se donte të balanconte deficitin tregtar me BE-në, përmes ngritjes së tarifave të doganave apo përmes eksporteve më të mëdha të energjisë, si nafta dhe gazi natyror.
Dejvid McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, theksoi në një intervistë për DW, se Komisioni Evropian është më i përgatitur për mandatin e dytë të Trumpit. Përveç kësaj, këtë herë ata kanë qenë shumë herët në kontakt me qeverinë e re dhe e kanë bërë të qartë se tarifat dhe kundërtarifat doganore do të sjellin një situatë ku të dyja palët janë në humbje, tha ky kristiandemokrat.
Ka një marrëveshje mes europarlamentarëve se duhet të parandalohet një përshkallëzim i konfliktit tregtar me Donald Trumpin. Spanjolli Francisco José Millán Mon thekson se nga një luftë tregtare nuk do të përfitonte askush.
Përkundrazi, BE-ja duhet të përpiqet për marrëdhënie tregtare me SHBA-në, thotë ky politikan nga Partia Popullore Evropiane konservatore. Përveç kësaj, beson ai, evropianët duhet të veprojnë së bashku në vend që të përpiqen të gjejnë marrëveshje individuale me Uashingtonin.
Deputetja e të Gjelbërve, Anna Cavazzini, gjithashtu beson se "Evropa e bashkuar" duhet të jetë përgjigja ndaj politikës "Duhet të bëjmë Amerikën prapë të madhe". Cavazzini i bën thirrje Komisionit Evropian të përdorë mundësitë që ka në dispozicion falë Aktit të Shërbimeve Digjitale.

Veçanërisht në kontekstin e afërsisë së Trumpit me Elon Musk, pronar i Platformës X, u tha se edhe kompanitë e mëdha duhet të respektojnë rregullat evropiane. Ligji i Shërbimeve Digjitale parashikon që duhet të merren masa kundër përmbajtjeve që janë në kundërshtim me ligjin, nën kërcënimin e gjobave.
Fjalë të qarta për Groenlandën u dëgjuan në Parlamentin Evropian, veçanërisht nga deputetë danezë, si Stine Bosse. Ai vuri në dukje se e ardhmja e Groenlandës mund të përcaktohet vetëm nga vetë groenlandezët. Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për "sigurinë ndërkombëtare".
Socialdemokrati Vytenis Povilas Andriukaitis kritikoi vendimin e Trump për të pezulluar Marrëveshjen e Parisit për Klimën, duke e quajtur atë "një turp". Deputeti lituanez shpreh keqardhje që Ukraina nuk u përmend në fjalimin hyrës të Trumpit.
Lavdërimet për lëvizjet e para të DonaldTrump në pushtet erdhën kryesisht nga kampi i ekstremit të djathtë. Për shembull, Christine Anderson, një anëtare e Alternativës për Gjermaninë (AfD), e cila është klasifikuar si ekstremiste e krahut të djathtë nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës, vlerësoi fjalimin inaugurues të Trump si "një frymë e re freskuese". Ajo tha se Trump po rivendos sigurinë e vendit duke mbyllur kufirin dhe duke deportuar të gjithë emigrantët e paligjshëm.
Në fund të debatit në Parlamentin Evropian, Komisioneri i Tregtisë Shevçoviç shprehu bindjen se nuk ka probleme mes dy partnerëve të ngushtë si SHBA-ja dhe Evropa që nuk mund të zgjidhen në mënyrë miqësore dhe bashkëpunuese.
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Sht...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi...
Kosova nënshkroi më 22 janar një marrëveshje me Shoqatën E...
Presidenti Donald Trump do të mbështesë projektin “Stargat...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën nj...
Zjarrfikësit po merren me një zjarr të ri të quajtur Zjarr...
Presidenti Donald Trump ka emëruar Andrew Puzder, ish-drej...
Pas fatkeqësisë së zjarrit në Bolu janë ngritur shumë pyet...
Deri në 10,000 trupa mund të dërgohen në kufirin SHBA-Meks...
Në një intervistë në "Fox News" me Sean Hannity, tema ësht...
Presidenti Donald Trump bëri kthimin e tij historik në Sht...
Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,50...
Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti ...
Mediat amerikane kanë bërë publike letrën që ish-Presi...
Departamenti i Drejtësisë po udhëzon prokurorët federalë q...
Pentagoni në ditët në vijim do të nisë dislokimin e de...
Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me...
Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë ng...
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ba...
Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me sht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...