Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme. Autoritetet në Beograd i kanë ndaluar dhe më pas dëbuar ata në natën mes 21 dhe 22 janarit, duke cilësuar se ata paraqisnin “kërcënim për sigurinë”.
Në mesin e tyre ishin edhe dy shtetas të Shqipërisë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ajo e Jashtme, e as nga Agjencia e Informacionit dhe Sigurisë, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se konkretisht çfarë kërcënimi përbënin personat e dëbuar.
Fondacioni Erste, i cili është ndër organizatorët e punëtorisë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë tha se më 21 janar, vonë në mbrëmje, autoritetet serbe kanë marrë në pyetje 13 pjesëmarrës nga nëntë vende, pas së cilës atyre iu ndalua hyrja në Serbi për një vit.
Nga ky fondacion theksuan se as ata, as Akademia për Organizatat Joqeveritare e Universitetit të Vjenës për Ekonomi dhe Biznes nuk janë informuar për arsyet e dëbimit.
“Ky incident është jashtëzakonisht shqetësues. Së bashku me partnerët tanë po vazhdojmë të ndjekim me kujdes situatën. Thellësisht na vjen keq që pjesëmarrësit e punëtorive tona u desh të kalonin nëpër një përvojë të tillë dhe ritheksojmë përkushtimin tonë ndaj shoqërisë civile në Evropën Qendrore dhe Lindore”, u tha në njoftimin e Fondacionit Erste.
Nga ky fondacion thanë se programet e tyre organizohen që nga viti 2013, disa prej tyre kanë qenë në Beograd dhe janë mbajtur pa asnjë problem.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për këtë ngjarje, duke e ftuar Serbinë që të respektojë të drejtat e njeriut, sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.
“Ne jemi të shqetësuar për arrestimin dhe dëbimin nga Serbia të aktivistëve paqësorë të shoqërisë civile që vijnë nga vendet anëtare të BE-së dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, me pretendimin se paraqesin kërcënim për sigurinë. Shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë demokratike. Këto janë vlera në themele jo vetëm të BE-së, por janë edhe kyçë për të ardhmen e Serbisë si një vend kandidat dhe për qytetarët e sajë”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian në Bruksel.
Blloku evropian porositi Serbinë se masat që ndërmerr në interes të sigurisë kombëtare duhet të jenë në përputhje me kornizën ligjore vendëse dhe evropiane.
“Masat e tilla nuk duhet të rezultojnë me kufizimin e lirive individuale, përfshirë edhe të qytetarëve të huaj”, u tha nga BE-ja.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka konfirmuar se dy shtetas shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në ngjarjen në Beograd, u ndaluan dhe më pas u dëbuan nga Serbia.
Për këtë ngjarje, kjo ministri ka ftuar në bisedë ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Sllobodan Vukçeviq.
Gjatë takimit është shprehur shqetësimi serioz për dëbimin e dy shtetasve shqiptarë, tha Ministria e Jashtme shqiptare.
"Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka ndikim negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë. MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen”, u tha në reagimin e ministrisë shqiptare.
Dy të rinjtë, përfaqësues të dy organizatave në Tiranë, thanë për mediat në Shqipëri se u ndaluan nga policia serbe në momentin kur po ktheheshin në hotelin ku kishin qëndruar gjatë punëtorisë. Ata thanë se u shoqëruan në stacion policor ku u është dhënë një dokument, i shkruar në gjuhën serbe, dhe janë njoftuar se duhet të largohen menjëherë nga vendi dhe nuk mund të hyjnë në Serbi për një vit.
Edhe Kroacia ka reaguar për këtë ngjarje, duke thënë se pesë qytetarët e saj u dëbuan nga Serbia. Zagrebi ka thënë se ata ishin në shënjestër të sulmeve nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi dhe mediave të afërta me të, që akuzojnë studentët, gazetarët dhe aktivistët nga Kroacia për organizim të protestave në Serbi.
Kroacia i ka dërguar notë proteste Serbisë dhe ka këshilluar shtetasit e saj të shmangin udhëtimet drejt këtij shteti.
Por, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka akuzuar autoritetet kroate për një reagim “të papërshtatshëm”, duke deklaruar se shtetasit kroatë janë trajtuar "në përputhje me procedurat ligjore dhe praktikën e zakonshme ndërkombëtare”.
Ana Kovaçiq nga Kroacia ishte një nga pjesëmarrëset në ngjarjen në Beograd, që u dëbua nga Serbia.
Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë ajo tha se rreth mesnatës të 21 janarit, në hollin e hotelit iu afruan policë.
“Ishin me rroba civile, na treguan distinktivët. Thanë diçka, nëse e mbaj mend mirë, në kuptimin që janë policia për të huajt, dhe na kërkuan që të prisnim për pak kohë në holl. Pastaj na morën tre nga tre, me një makinë pa shenja, dhe na dërguan në stacionin e policisë Novi Beograd", tregoi ajo.
Reagime për dëbime nga pasur edhe nga Rumania. Ministria e Jashtme rumune po ashtu tha se një shtetas i saj, pjesëtar i shoqërisë civile, u dëbua nga Serbia, pasi mori pjesë në ngjarjen në Beograd. Kjo ministri tha se autoritetet serbe nuk kanë dhënë shpjegim për këtë ngjarje.
Ndërkaq, një grup i organizatave joqeveritare në Serbi, përmes një deklarate të përbashkët, kërkoi që shteti t’iu kërkojë familje përfaqësuesve të shoqërisë civile që u arrestuan dhe dëbuan “dhe menjëherë të shfuqizohet vendimi i turpshëm” i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë
“Trajtimi frikacak, i paligjshëm dhe i poshtër ndaj kolegëve nga sektori civil nga vendet fqinje është një përpjekje e rrezikshme për të forcuar narrativin e agjentëve të huaj, mercenarëve dhe shërbimeve të fshehta, me qëllim frikësimin e qytetarëve të Serbisë”, u tha në deklaratë.
Dëbimet e shtetasve të huaj nga Serbia ndodhën në kohën kur ky vend po përballet me protesta masive antiqeveritare, të udhëhequra nga studentët, të cilët kanë bllokuar më shumë se 60 universitete shtetërore.
Zyrtarë të lartë shtetërorë, pa ofruar dëshmi, kanë pretenduar se bllokadat nga studentët dhe protestat, po organizohet nën ndikimin e shërbimeve perëndimore të inteligjencës, me qëllimin për të rrëzuar nga pushteti presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Studentët protestues vazhdimisht kanë mohuar këto pretendime./REL
Irlanda po kërcënohet nga stuhia më e rrezikshme që pr...
Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin e tij “online” në ...
Pas inaugurimit të presidentit Donald Trump, Parlamenti Ev...
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Sht...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi...
Kosova nënshkroi më 22 janar një marrëveshje me Shoqatën E...
Presidenti Donald Trump do të mbështesë projektin “Stargat...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën nj...
Zjarrfikësit po merren me një zjarr të ri të quajtur Zjarr...
Presidenti Donald Trump ka emëruar Andrew Puzder, ish-drej...
Pas fatkeqësisë së zjarrit në Bolu janë ngritur shumë pyet...
Deri në 10,000 trupa mund të dërgohen në kufirin SHBA-Meks...
Në një intervistë në "Fox News" me Sean Hannity, tema ësht...
Presidenti Donald Trump bëri kthimin e tij historik në Sht...
Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,50...
Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti ...
Mediat amerikane kanë bërë publike letrën që ish-Presi...
Departamenti i Drejtësisë po udhëzon prokurorët federalë q...
Pentagoni në ditët në vijim do të nisë dislokimin e de...
Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...