Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Shpresoj që SHBA dhe Evropa të përfshihen në bisedime për paqe
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtu...

Pete Hegseth u konfirmua të premten si sekretari i ardhshëm i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, me një votim të ngushtë në Senat. Konfirmimi i tij është një fitore e rëndësishme për Presidentin Donald Trump, pas kundërshtimit të ashpër nga demokratët dhe disa republikanë.
Pete Hegseth u miratua pas një votimi 50-50 në Senat, falë votës së Nënpresidentit JD Vance, e cila hidhet për të thyer një barazim në votim. Tre senatorë republikanë votuan kundër kandidaturës së zotit Hegseth për postin e sekretarit të Mbrotjes.
Kjo ishte hera e dytë në histori që një kandidat për anëtar kabineti, kishte nevojë për ndërhyrjen e nënpresidentit për t’u konfirmuar.
"Pete Hegseth është gati të zbatojë programin e Presidentit Donald Trump dhe unë besoj se ai do të jetë një agjent ndryshimi në Departamentin e Mbrojtjes dhe se ai është personi që na duhet”, tha senatori republikan Roger Wicker.
"Z. Hegseth e njeh dobësitë që ka Departamenti i Mbrojtjes. Ai është angazhuar gjithashtu të garantojë mbrojtjen e sinjalizuesve, atyre që do të tregojnë për rastet shpërdorimit dhe abuzimit, që kanë qenë të panumërta brenda departamenti", tha senatori republikan Chuck Grassley.
Tre senatorët republikanë që bashkuan votat me demokratët duke votuar kundër zotit Hegseth ishin senatorët Lisa Murkowski, Susan Collins dhe Mitch McConnell, i cili ishte udhëheqësi i republikanëve në Senat deri në fillim të këtij muaji.
Zoti McConnell tha se zoti Hegseth nuk kishte demonstruar se kishte aftësi për të menaxhuar në mënyrë efektive një organizatë kaq të madhe dhe komplekse sa ushtria. "Thjesht dëshira për të qenë një "agjent ndryshimi" nuk mjafton për ta marrë këtë rol", tha senatori McConnell në një deklaratë.
Zoti Hegseth, një ish-gazetar i kanalit televiziv Fox News dhe ish-ushtarak i vlerësuar me medalje, është zotuar të bëjë ndryshime të mëdha në Pentagon.
Demokratët në Senat ngritën një sërë pikëpyetjesh lidhur me kualifikimin, temperamentin dhe pikëpamjet e tij mbi rolin e grave ushtarake në fushëbetejë.
“Ekzistojnë qindra të tjerë pa bagazhin personal të akuzave për abuzim seksual, për abuzim bashkëshortor, që nuk janë akuzuar se kanë ardhur të dehur në punë apo abuzim që janë objekt i një raporti shumë të gjerë të shkruar nga bashkëpunëtorë joanonimë", tha senatori demokrat Tim Kaine.
Zoti Hegseth është një kandidat që ka shkaktuar më shumë debat për të arritur detyrën më të lartë në krye të forcave të armatosura amerikane.
"Z. Hegseth nuk ka treguar gjykimin e duhur për të qenë sekretar i mbrojtjes. Zoti Hegseth nuk ka treguar karakterin për të qenë sekretar i mbrojtjes, sepse kjo punë është një përgjegjësi e madhe dhe ai nuk është personi i duhur për këtë detyrë”, tha senatori demokrat Adam Schiff.
Sekretari Hegseth do të drejtojë tashmë 1.3 milionë ushtarakë aktivë dhe rreth 1 milionë civilë, që punojnë për forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, me një buxhet vjetor prej rreth 1 trilion dollarësh./VOA
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtu...
Grupi i militantëve palestineze Hamas liroi të shtunën kat...
Presidenti Donald Trump ka ndarë me të gjithë amerikanët s...
Albin Kurti vijon takimet për fushatën zgjedhore teksa ish...
Bashkimi Evropian kërkon një votim unanim për të zgjatur s...
Me Donald Trump në krye të Amerikës po merr gjithnjë e më ...
Rebelët nga M23 të mbështetur nga Ruanda kanë vrarë një gu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsërit...
Grupi militant palestinez Hamas njoftoi këtë të premte emr...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin theksoi në një deklara...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi në një takim n...
Britania e Madhe dhe veçanërisht Irlanda është përfshirë n...
Lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU) të Gjermanisë, Fr...
Presidenti Donald Trump shpalosi qasjen e tij ndaj investi...
Presidenti Donald Trump e ka nisur vrullshëm detyrën si pr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një u...
Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka arritur që t...
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretë...
Presidenti i Amerikës, Donald Trump foli “online” në Davos...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...