Studimi: 15% e viktimave të dhunës gjatë luftës në Kosovë ishin nën 18 vjeç
Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të...

Për të kuptuar mendimin e zakonshëm, se përse Vladimir Putini nuk do të përdorë armët e tij bërthamore në Ukrainë, mjafton vetëm që të pyesni: E përse duhet ta bëjë këtë? Presidenti amerikan Xho Bajden, thotë se Putini është një udhëheqës i paarsyeshëm, një njeri i çmendur, që është izoluar në një qoshe përballë disfatës së tij të afërt në Ukrainë.
Dhe me këtë të fundit do të rriten edhe gjasat e ndryshimit të regjimit. Por asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta sesa kjo. Putini nuk po përballet me “humbjen” në Ukrainë, teksa territoret vetëm sa po ndërrojnë duar, dhe ai mund të tërhiqet deri në linjat e qëndrueshme të para-pushtimit në Donbas dhe gjetkë.
Sigurisht do ta bëjë këtë me një lloj sikleti. Por nuk do të jetë afër humbjes. Nëse jeni të interesuar se si duket një humbje ushtarake, atëherë shihni Kabulin e vitit 1989 apo atë të vitit 2021. Sa i përket çështjes së ndryshimit të regjimit, Putini nuk i detyrohet asgjë opinionit publik rus.
Dhe miqtë e tij në pushtet, të ashtuquajturit oligarkë, kanë përfituar jo pak nga sanksionet, të cilat kanë rritur çmimet e eksporteve energjitike ruse. Arsyeja kryesore për të shmangur një përshkallëzim deri në një luftë bërthamore, është se ajo do të përfshinte SHBA-në ose disa vende të tjera të NATO-s akoma më shumë në luftën terren në luftë në Ukrainë, dhe ky është një skenar të cilit Putin i trembet.

Në fakt, në varësi të forcës së përdorur, ai angazhim mund të sjellë një “humbje” të plotë të ushtrisë ruse në Ukrainë. SHBA-ja dhe NATO janë përgatitur për rreth 70 vite me radhë për të luftuar kundër Rusisë në fushat e Ukrainës (me gjithë rënien e Bashkimit Sovjetik, sfidën e terrorizmit, Luftën në Irak etj).
Në një luftë të tillë, duelet midis artilerive që po e karakterizojnë konfliktin aktual, do të zëvendësoheshin nga sulme ajrore të pafundme dhe shumë të sakta të SHBA-së. Imagjinoni pak avionët luftarakë amerikanë A-10 apo edhe B-52 praktikisht në çdo skaj të hapësirës, duke shkatërruar kolonat e gjata të ushtrisë ruse.
Gjëja e fundit që do të donte Putini është të luftojë direkt ndaj NATO-s në Ukrainë. Duke hedhur poshtë këta skenarë, do të analizojmë fushën e betejës për të parë rolin që do të luante një përshkallëzim bërthamor. Duke parë përdorimin historik të armëve bërthamore (vetëm nga Shtetet e Bashkuara) Putini ka në dispozicion afërsisht 4 opsione.
Së pari do të ishte një armë bërthamore demonstruese. Pra një shpërthim me rendiment të ulët në nivelin e detit shumë pranë Odesës, i projektuar për të thyer xhamat e godinave, ose ndoshta për të shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.
Siç e kuptoi edhe SHBA-ja gjatë Luftës së Dytë Botërore, akte të tilla vërtetojnë se një vendi i mungon vendosmëria, dhe jo që ai është i përkushtuar ndaj luftës bërthamore. Për më tepër përdorimi i armës bërthamore ka të ngjarë të tërheqë SHBA-në në konflikt, në kushtet kur Moska nuk ka fituar praktikisht asgjë nga lufta.
I dyti do të ishte një sulm bërthamor kundër një përqendrimi të madh të trupave ukrainase. Përveç ndotjes radioaktive të territorit që ai shpreson të pushtojë, Putini mund të arrijë diçka të ngjashme, përmes një lëvizjeje ekstreme të artilerisë dhe fuqisë ajrore.

Opsioni i tretë do të ishte një goditje e fortë ndaj udhëheqjes ukrainase, që do të eliminonte presidentin Zelenski. Ky skenar supozon pasjen e të dhënave inteligjente gati perfekte (mos harroni dështimin e amerikanëve që tentuan të njëjtën gjë në fillimin e dy luftërave të Gjirit Persik). Vrasja e Zelenskit do të përbënte një goditje të madhe psikologjike për Ukrainën dhe Perëndimin.
Skenari i katërt do të ishte shkatërrimi i një qyteti ukrainas, duke shkaktuar shumë viktima në radhët e civilëve dhe duke krijuar një terror bërthamor, dhe imponuar një dorëzim të shpejtë, siç bënë sulmet bërthamore në Hiroshima, Nagasaki dhe qytetet e tjera japoneze.
Por problemi me opsionin e katërt, shkatërrimi bërthamor i Kievit, apo i qytetit më të madh në perëndimor të vendit, Lviv (për të shkatërruar zinxhirin e furnizimit që siguron armët përmes Polonisë), është opinioni botëror. Kur SHBA-ja rrafshoi me tokën 2 qytete japoneze, ku humbën jetën mijëra gra dhe fëmijë, bota ishte e lodhur nga vetë lufta dhe nga mizoritë e mëparshme.
Për shkak të Holokaustit, masakrave të tmerrshme të Nanjingut dhe bombardimeve me predhat ndezëze me fosfor, SHBA-ja e motivoi përdorimin e armëve bërthamore me nevojën për t’i dhënë fund asaj lufte të tmerrshme. Në vitin 2022 nuk ekzistojnë kushte të tilla. Në këtë luftë agresori është Putin, dhe nuk ka ndonjë Aushvic.
Dhe megjithëse Putin është më pak i varur nga opinioni botëror sesa liderët e tjerë botërorë, ai është ende disi i ndikueshëm prej tij. Ai ka nevojë që India, dhe mbi të gjitha, Kina ta shohin atë si një “djalë shumë të mirë” për të blerë dhe rishitur naftën dhe gazin e tij.
Nëse ka diçka që do ta shtynte Gjermaninë të braktiste plotësisht energjinë ruse dhe të duronte një dimër të ftohtë, kjo do të ishte një sulm atomik ndaj civilëve ukrainas. Presidenti Bajden e ka bërë të qartë se çdo përdorim i armëve bërthamore në Ukrainë, do të ishte “tërësisht i papranueshëm” dhe “të sillte pasoja të rënda”. Por administrata e tij është e paqartë se cilat do të ishin këto pasoja.
Elementi kryesor do të ishte presioni ndaj Putinit për t’u tërhequr nga Ukraina, dhe jo për të përshkallëzuar veprimet luftarake. Për shembull, një shpërthim bërthamor si një shenjë force nga Rusia, mund ta detyrojë SHBA-në të fundosë një anije tjetër ruse në Detin e Zi.
Më pas mund të kalohet tek një angazhim i plotë në luftë. Por një përgjigje më e fortë amerikane - për shembull bombardimi i një divizioni rus në terren - mund t’i nxisë rusët të provojnë përsëri. Në çdo rast, Bajden nuk duhet t’i përgjigjet armëve bërthamore me armë bërthamore.
I futur në politikë që gjatë Luftës së Ftohtë, ai duhet të dijë të veprojë më mirë sesa të flasë lirshëm për përdorimin e armëve bërthamore, ashtu si edhe Putini. Është shqetësues fakti që ata që paralajmërojnë më shumë mundësinë e një lufte bërthamore janë mediat kryesore, të cilët shpresojnë të gjenerojnë klikime nga rritja e tensioneve
Në një moment në çdo skenar të lojërave të luftës, ku njëra palë nuk thotë “stop”, dominon marrëzia. Dhe një akt i çmendur, çon drejt një tjetër akti të çmendur. Derisa dikush në Uashington ose Moskë, të nisë të mendojë se duhet të jetojë për t’i parë fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë të hënën në mëngjes.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka urdhëruar përgatitjet...
Një fotografi e imigrantëve të zhveshur, pa asnjë rrob...
Sulmet ajrore të Rusisë me raketa ndërprenë furnizimin...
Ligjvënësit në Estoni kanë shpallur Rusinë “regjim ter...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeve...
Lufta në Ukrainë ka provokuar një krizë ekonomike në G...
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë, e hënë 17 teto...
Një ekspert i njohur çek për dezinformim dhe “kërcënimet h...
Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike...
Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka sh...
Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosuri...
Masat kundër gripit të shpendëve zbatohen në të gjithë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rë...
Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgu...
Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërt...
Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punont...
Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestua...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 17 teto...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...