Sherr mes shqiptarëve në Itali/ Plagosen dy gra
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë, e hënë 17 teto...

Lufta në Ukrainë ka provokuar një krizë ekonomike në Gjermani, e cila mbështetej së tepërmi te furnizimet nga Rusia. Siç njofton nga Berlini korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Jacob Russell, jo vetëm që bizneset e vogla janë të shqetësuara, por ekonomistët thonë se kriza do të detyrojë një riorientim të të gjithë ekonomisë gjermane.
Gjatë dekadave të fundit, Gjermania ka qenë shembull në Europë për stabilitetin ekonomik. Tashmë kriza e provokuar nga lufta në Ukrainë, e kombinuar me inflacionin e vazhdueshëm, po rrezikon stabilitetin që shumë njerëz e merrnin si të mirëqenë.
“Lufta në Ukrainë dhe kriza energjitike e kanë goditur në veçanti Gjermaninë, pasi ajo është e ndërvarur nga importi i hidrokarbureve. Çmimet janë rritur së tepërmi. Me çmime e larta të energjisë, ekonomia e Gjermanisë tashmë po shkon drejt recesionit”, thotë Marcel Fratzscher, president i Institutit Gjerman për Studimet Ekonomike.
Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë ushqyer rritjen ekonomike të Gjermanisë gjatë viteve të fundit. Në vitin 2020, ato kishin gjysmën e të punësuarve në vend. Tashmë, këto biznese po rrezikohen.
Jan Schmieder-Balladur është pronar i furrës Le Brot, në rrethinat e Berlinit dhe mban 20 persona të punësuar.
“Sfidat më të mëdha me të cilat përballemi tani janë pasiguria e çmimeve të rritura të energjisë dhe inflacioni që vazhdon, si dhe ndoshta ndërprerjet e energjisë gjatë dimrit. Deri më tani energjia është rritur me 30%. Mendojmë se do të rritet edhe me 100%, por varet nga dimri dhe nga ve di met e qeverisë për zgjidhjen e problemeve”, thotë zoti Schmieder-Balladur.
Njësoj preken edhe konsumatorët. Kjo do të thotë se pronarët e bizneseve nuk munden thjesht t’ua kalojnë kostot në rritje klientëve.
“Përpiqemi të ulim kostot dhe të vazhdojmë të mirëpresim të gjithë klientët, por sigurisht nëse i ngre çmimet më shumë, do të kesh më pak klientë”, thotë zoti Schmieder-Balladur.
Qeveria gjermane ka njoftuar disa paketa të mëdha ndihmash për bizneset dhe konsumatorët, por ndryshimi themelor i kahut të luftës në Ukrainë do të thotë se Gjermanisë do t’i duhet të vazhdojë të përballet me sfida të mëdha.
“Sfida më e madhe nuk do të jetë vitin tjetër, megjithëse do të jetë një vit i vështirë, por në 5-10 vitet e ardhshme, pasi Gjermania do të duhet të bëjë një transformim masiv ekonomik në shumë dimensione. Kompanitë në Gjermani përballen me sfidën e disavantazhit të madh për të konkuruar me kompanitë në Shtetet e Bashkuara, në Kinë apo Kore, të cilat nuk ndeshen me rritje të tilla të kostove të energjisë, si kompanitë gjermane”, thotë zoti Fratzscher.
Ekonomistët vlerësojnë se një familje me të ardhura mesatare vjetore prej 39 mijë dollarësh, do të paguajë 480 dollarë më shumë vetëm për energjinë. Pra, pasojat më të shumta do t’i përjetojnë personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
“Çdo biznes është sfidues, por nëse nuk funksionon, atëherë unë e mbyll dhe vazhdoj me diçka tjetër. Por, do të ishte për të ardhur keq për punonjësit. Kemi rreth 20 të punësuar, dhe ata këtu fitojnë jetesën për familjet e tyre. Pra, është tejet e rëndësishme ta vazhdojmë biznesin”, thotë zoti Schmieder-Balladur.
Ndërsa vjeshta do zëvendësohet nga dimri, Gjermania përballet me një të ardhme shumë më të pasigurtë se gjatë viteve të fundit./ VOA
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë, e hënë 17 teto...
Një ekspert i njohur çek për dezinformim dhe “kërcënimet h...
Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike...
Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka sh...
Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosuri...
Masat kundër gripit të shpendëve zbatohen në të gjithë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rë...
Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgu...
Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërt...
Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punont...
Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestua...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 17 teto...
Punonjësit e Policisë së Nëndrejtorit të Punëve të Brendsh...
Tmerri absolut dhe i papërshkrueshëm i abuzimit dhe përdhu...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëheqës...
Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën...
Që prej 21 shtatorit, Rusia po zbaton atë që e quan mo...
Massimo Carlini, kryemjeku i spitalit Sant'Eugenio në ...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëh...
Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sist...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...