A do të mposhtet Xi Jinping nga paranojat e veta?
Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka sh...

Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike në Gjermani, edhe sepse ka mungesë të energjisë. Gjermania zgjati jetëgjatësinë e 3 centraleve bërthamore. Kancelari Olaf Scholz e mori vendimin të hënën që tri termocentralet e mbetura bërthamore të Gjermanisë të qëndrojnë në funksion deri në prill, për të shmangur një krizë të mundshme të energjisë.
Në koalicionin trepartiak të qendrës së majtë ka pasur mosmarrëveshje për jetëgjatësinë e centraleve bërthamore. Por zëvendëskancelari dhe Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, i Partisë Të Gjelbrit, tha të hënën se ai pranoi faktin që Scholz kishte vendosur pa marrë pëlqimin e të tjerëve në kabinet.
Kancelari u ka kërkuar ministrave të Ekonomisë, Mjedisit dhe Financave që të krijojnë bazën e duhur ligjore që fabrikat të mbeten të hapura. "Do të krijohet baza ligjore për të lejuar funksionimin e termocentraleve bërthamore Isar 2, Neckarwestheim 2 dhe Emsland përtej 31 dhjetorit 2022, deri më 15 prill 2023”, shkroi Scholz në një letër drejtuar ministrave.

Scholz gjithashtu kërkoi që ministritë të paraqesin një ligj "ambicioz" për të rritur efikasitetin e energjisë, si dhe një marrëveshje detyruese për të hequr gradualisht qymyrin deri në vitin 2030. Gjermania planifikoi të përfundojë një ndërprerje të energjisë bërthamore deri në fund të vitit 2022, por kriza e furnizimit me energji pas ndërprerjeve të gazit rus shkaktoi një debat të gjatë mbi mbajtjen në gatishmëri të termocentraleve bërthamore.
Mosmarrëveshje politike për energjinë bërthamore
Të premten, të Gjelbrit kishin rënë dakord të mbanin rezervë deri në prill dy termocentrale bërthamore në Gjermaninë jugore, por deri në fund të vitit donin të mbyllnin një termocentral të tretë në rrethin veriperëndimor Emsland. Demokratët e Lirë (FDP) donin ta zgjasnin deri në fund të vitit 2024 mbajtjen hapur të tri fabrikave. "Është në interesin jetik të vendit tonë dhe ekonomisë së tij që ne të ruajmë të gjitha kapacitetet tona të prodhimit të energjisë këtë dimër. Kancelari tani ka krijuar qartësi," shkroi të hënën në Twitter Ministri i Financave Christian Lindner i FDP.
Kompania më e madhe gjermane e energjisë, RWE, tha pas njoftimit të Scholz se do të fillojë menjëherë përgatitjet për të zgjatur deri në prill 2022 operacionet e centralit të saj në Emsland. Megjithatë, Ricarda Lang, bashkë-drejtuese e të Gjelbërve, kritikoi vendimin e Scholz, duke thënë se termocentrali bërthamor Emsland "nuk nevojitet për stabilitetin e rrjetit".

Operatori i uzinës Neckarwestheim 2 në Baden-Wurttemberg, EnBW, paralajmëroi se qeveria gjermane duhet të sigurojë sa më shpejt një kuadër ligjor për zgjatjen e operacioneve të centralit bërthamor, përndryshe centrali do të mbyllet sipas planit, në fund të dhjetorit. E.ON, operatori i Isar 2 në shtetin jugperëndimor të Bavarisë, kishte thënë në shtator se do të ishte gati ta vazhdonte operimin pas një riparimi të valvulave të presionit.
Ministrja gjermane e mjedisit Steffi Lemke premtoi pas njoftimit të Scholz-it se Gjermania do t'i përmbahet zotimit për të dalë nga energjia bërthamore deri në fund të prillit 2023. "Nuk do të ketë zgjatje dhe shufra të reja", tha politikanja e Të Gjelbërve në Twitter.
Ndalimi i prodhimit të energjisë bërthamore në Gjermani filloi në vitin 2000 nën qeverinë e koalicionit SPD-Të Gjelbrit, asokohe nën drejtimin e kancelarit Schroeder. Qeveria atëherë mbylli një numër të centraleve. Vite më vonë, pas katastrofës bërthamore të Fukushimës. nën ish-kancelaren Angela Merkel të CDU-së konservatore, Gjermania vendosi të mbyllë centralet e saj bërthamore të mbetur. Por lufta ruse në Ukrainë e ka detyruar Gjermaninë të mbajë në punë centralet e mbetura që ende funksionojnë, përtej fundvitit 2022, afati i caktuar për mbylljen përfundimtare të tyre. Gjermanisë iu desh të ristrukturonte përzierjen e saj të energjisë për shkak të ndërprerjeve të furnizimeve me energji nga Rusia./DW
Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka sh...
Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosuri...
Masat kundër gripit të shpendëve zbatohen në të gjithë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rë...
Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgu...
Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërt...
Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punont...
Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestua...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 17 teto...
Punonjësit e Policisë së Nëndrejtorit të Punëve të Brendsh...
Tmerri absolut dhe i papërshkrueshëm i abuzimit dhe përdhu...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëheqës...
Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën...
Që prej 21 shtatorit, Rusia po zbaton atë që e quan mo...
Massimo Carlini, kryemjeku i spitalit Sant'Eugenio në ...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëh...
Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sist...
Rrahim Beqiri, banor i Prishtinës, merr 110 euro në mu...
Një zjarr i madh në një burg famëkeq në Teheran ku mbahen ...
Rusia ka hapur një hetim penal pasi persona të armatos...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...