LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...

Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgun Evin në Teheran ka arritur në tetë. Rasti, megjithatë, mbetet ende i pasqaruar se si burgu famëkeq, ku mbahen edhe të dënuar politikë, u përfshi nga flakët. Sot, në Luksemburg Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Iranit. Masat e reja nga blloku evropian vijnë si pasojë e shtypjes së protestave që u nxitën nga vdekja e një gruaje 22 vjeçare pasi u arrestua nga policia e moralit të republikës islamike. Irani ndërkaq ka akuzuar perëndimin se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit.
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian gjatë takimit të mbajtur në Luksemburg ka vënë sanksione të reja ndaj 11 individëve dhe 4 entiteve iraniane.
Vendimi i sotëm përfshin Policinë e Moralit të Iranit dhe dy nga figurat kryesore të saj, Mohammad Rostami dhe Hajahmad Mirzaei. BE-ja sanksionoi edhe Forcat iraniane të Zbatimit të Ligjit (LEF), si dhe një numër të shefave të saj lokalë për rolin e tyre në shtypjen brutale të protestave. BE-ja shtoi në këtë listë edhe Issa Zarepourin, Ministrin iranian të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, për përgjegjësinë e tij për mbylljen e internetit.
Ministrat evropianë kanë njoftuar për masa të reja si rezultat i përfshirjes së tyre në shtypjen që qeveria e filloi muajin e kaluar kundër demonstruesve të indinjuar nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini.
“Do të ketë ndalim udhëtimi për ata që janë përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve në Iran që demonstuan për të drejtat e tyre. Do të ketë gjithashtu një ngrirje të pasurisë dhe nëse ky regjim vazhdon të shtypë njerëzit e tij në këtë mënyrë, do të ketë sanksione të tjera”, tha kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.
Ditë më parë presidenti Joe Biden gjithashtu foli për protestat në Iran gjatë vizitës në një kolegj në Kaliforni duke shprehur besimin se demonstratat do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.
“Unë jam marrë me politikë të jashtme për një kohë të gjatë. Më ka habitur reagimi që shkaktoi vdekja e Mahsa Aminit në Iran. Është nisur diçka që nuk mendoj se do të qetësohet për një kohë të gjatë”, tha presidenti amerikan.
Ndërkaq, ende nuk dihet se si burgu famëkeq Evin në Teheran u përfshi nga flakët ku sipas të dhënave të fundit zyrtare kanë humbur jetën tetë të burgosur. Agjencia “Associated Press” njofton se pas analizimit të fotove satelitore, zjarri që dogji një pjesë të burgut ku mbahen edhe të burgosurit politikë iranianë, dëmtoi një nga ndërtesat më të mëdha të kompleksit.
“Sa i përket incidentit që ndodhi në burgun e Evinit, fatkeqësisht disa qeveri evropiane dhe ajo amerikane kishin të njëjtën qasje që kishin ndaj ngjarjeve të fundit në Iran, domethënë mbajtën qëndrime të pabaza, spekuluan, u nxituan dhe ndërhynë në punët tona”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Nasser Kanaani.
Megjithatë, videot në internet tregojnë skena kaotike me flakët që ngrihen nga kompleksi, të shtëna armësh zjarri që dëgjohen qartë si dhe njerëzit që thërrasin: “Vdekje Khameneit” dhe “Vdekje diktatorit!”/ VOA
Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërt...
Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punont...
Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestua...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 17 teto...
Punonjësit e Policisë së Nëndrejtorit të Punëve të Brendsh...
Tmerri absolut dhe i papërshkrueshëm i abuzimit dhe përdhu...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëheqës...
Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën...
Që prej 21 shtatorit, Rusia po zbaton atë që e quan mo...
Massimo Carlini, kryemjeku i spitalit Sant'Eugenio në ...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëh...
Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sist...
Rrahim Beqiri, banor i Prishtinës, merr 110 euro në mu...
Një zjarr i madh në një burg famëkeq në Teheran ku mbahen ...
Rusia ka hapur një hetim penal pasi persona të armatos...
Realiteti politik i ka bërë esëll Të Gjelbrit gjermanë...
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, B...
Trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet e lidhur në një valixh...
Çmimet në Gjermani po rriten, veçanërisht çmimet e ene...
Persona të armatosur kanë vrarë 11 persona në një sulm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...