Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën kufitare pranë Bjellorusisë. Sipas regjistrimive filmike të agjencive "Reuters" dhe AP shihen ushtarë ukrainas që përgatiten në rast të një sulmi nga veriu. Rreziku është realist, është i mendimit komandanti i njësive ushtarake ukrainase, Serhiy Naev. Nuk duhet harruar që Bjellorusia është aleate e Rusisë në agresionin kundër Ukrainës. "Ne llogarisim me një spektër të gjerë të kërcënimeve dhe bëjmë gjithçka që këto kërcënime të mos bëhen realitet."
Vetëm para pak ditësh, Lukashenko bëri të ditur, se do të krijiohet një njësi e përbashkët ushtarake ruse-bjelloruse. Ai e argumentoi këtë me ashpërsimin e gjendjes në kufirin perëndimor të Bjellorusisë. Krijimi i forcave të armatosura të përbashkëta ka filluar, u shpreh Lukashenko në një takim me ushtarakë të lartë në vend. "Udhëheqja ushtarake e NATO-s dhe disa shtete europiane e mendojnë hapur mundësinë e një agresioni kundër vendit tonë deri në një sulm atomik. Përmes kanaleve jozyrtare ne jemi paralajmëruar, se është planifikuar një sulm në territorin tonë, sipas modelit të sulmit në urën e Krimesë."

Këto zhvillime në Bjellorusi kanë rritur së tepërmi shqetësimin në Poloni nga një zgjerim i luftës drejt perëndimit. Zëvendësministri i jashtëm polak, Marcin Przydacz tha para televizionit polak, TVP se perëndimi duhet të bëjë gjithçka që të pengojë një hyrje të drejtpërdrejtë të Bjellorusisë në luftë kundër Ukrainës. "Lukashenko ka filluar aksione të ndryshme në kufirin me Ukrainën, për të tërhequr pjesë të forcave të armatosura ukrainase në kufirin me Bjellorusinë që ato të mungojnë në frontin jugor. Shtetet perëndimore duhet t'ia bëjnë shumë të qartë qeverisë në Bjellorusi, se çfarë pasojash do të kishte kjo, nëse Bjellorusia merr pjesë aktive në këtë luftë."
Tichanovskaja nuk beson në ndërhyrjen direkte të Bjellorusisë
Një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të forcave bjelloruse nuk e shikon si mundësi reale drejtuesja e opozitës bjelloruse në ekzil, Svetlana Tichanovskaja. Ushtria e vendit të saj nuk është e gatshme për këtë, tha ajo në një fjalim para Parlamentit Europian këtë javë. "Unë dyshoj, se ushtarët bjellorusë do të merrnin pjesë në këtë luftë. Por Lukashenko po krijon situatën e kërcënimit, ai flet për një kërcënim nga ana e Ukrainës, nga armiqtë e jashtëm dhe se Bjellorusia duhet të mbrohet. Por populli në Bjellorusi e kupton shumë mirë, se nuk ka asnjë rrezik nga Polonia, Lituania apo ndonjë vend tjetër demokratik në Europë. Lukashenko përmbush vetëm dëshirën e bosit të tij, Putinit."

Në fillim të luftës në Ukrainë në shkurt, ushtarët rusë depërtuan nga Bjellorusia në Ukrainë deri në zonat rreth Kievit. Nëse ushtarët rusë do të zhvendoseshin sërish në Bjellorusi, do të ketë rezistencë në vend, tha Tichanovskaja në "Forumin e Sigurisë së Varshavës" në fillim të muajit. "Ka shenja, se sërish trupat ruse do të zhvendosen në Bjellorusi. Partizanët tanë përgatiten për një rast të tillë, edhe pse për akte të tilla sabotazhi dënimi është me vdekje. Por bëhet fjalë edhe për të ardhmen tonë. Pa një Ukrainë të lirë, nuk do të ketë Bjellorusi të lirë."/DW
Që prej 21 shtatorit, Rusia po zbaton atë që e quan mo...
Massimo Carlini, kryemjeku i spitalit Sant'Eugenio në ...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëh...
Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sist...
Rrahim Beqiri, banor i Prishtinës, merr 110 euro në mu...
Një zjarr i madh në një burg famëkeq në Teheran ku mbahen ...
Rusia ka hapur një hetim penal pasi persona të armatos...
Realiteti politik i ka bërë esëll Të Gjelbrit gjermanë...
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, B...
Trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet e lidhur në një valixh...
Çmimet në Gjermani po rriten, veçanërisht çmimet e ene...
Persona të armatosur kanë vrarë 11 persona në një sulm...
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në burgun famëke...
Pak pas mesnatës së 21 gushtit të vitit 1991, një kolo...
Protestuesit intensifikuan demonstratat antiqeveritare...
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën ...
Një nënë që nuk lejohet të marrë fëmijën e saj akuzohet se...
Një mjek nga Kalifornia ndau një video të çuditshme të tij...
Pramila Patten, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Për...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...