Kongresi i Të Gjelbërve/ Vuloset kthesa dramatike e partisë
Realiteti politik i ka bërë esëll Të Gjelbrit gjermanë...

Rusia ka hapur një hetim penal pasi persona të armatosur qëlluan për vdekje 11 persona në një zonë stërvitjeje ushtarake pranë kufirit ukrainas, thanë autoritetet të dielën, ndërsa luftime të ashpra vazhduan në Ukrainën lindore dhe jugore.
Agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar ministrinë e mbrojtjes, tha se dy persona të armatosur kishin hapur zjarr gjatë një stërvitjeje me armë zjarri të shtunën, duke vënë në shënjestër një grup që kishte dalë vullnetar për të luftuar në Ukrainë. Vetë "terroristët" siç i cilësoi ai, u qëlluan për vdekje.
Incidenti vjen një javë pasi një shpërthim dëmtoi një urë që lidh Rusinë kontinentale me Krimenë, gadishullin që ajo aneksoi nga Ukraina në 2014.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmuesit ishin nga një ish-republikë sovjetike, pa dhënë detaje. Një zyrtar i lartë ukrainas, Oleksiy Arestovych, tha se dy personat ishin nga republika kryesisht myslimane e Taxhikistanit, në Azinë Qendrore dhe kishin hapur zjarr ndaj të tjerëve pas një debati për fenë.
Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte menjëherë komentet e zyrtarit, ose të verifikonte në mënyrë të pavarur numrin e viktimave dhe detaje të tjera.
"Si rezultat i incidentit në një poligon në rajonin e Belgorodit, 11 persona vdiqën nga plagët me armë zjarri dhe 15 të tjerë u plagosën," tha Komiteti Hetimor i Rusisë, duke njoftuar për hapjen e një hetimi penal, por pa dhënë detaje të tjera.
Disa media të pavarura ruse raportuan se numri i viktimave ishte më i lartë se shifrat zyrtare.
Guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se mes të vrarëve apo të plagosurve nuk kishte banorë vendas.
Dy dëshmitarë i thanë më pas agjencisë Reuters se kishin parë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore të zmbrapsnin sulme ajrore në Belgorod. Guvernatori Gladkov tha se dy persona ishin plagosur pas bombardimeve, sipas raporteve paraprake.
Ndërkohë në 24 orët deri në mëngjesin e së dielës, forcat ruse vunë në shënjestër më shumë se 30 qytete dhe fshatra në të gjithë Ukrainën, duke ndërmarrë sulme ajrore dhe me raketa, tha të dielën Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Si përgjigje, forcat ajrore të Ukrainës kryen 32 sulme, duke goditur 24 objektiva ruse.
Luftimet kanë qenë veçanërisht intensive këtë fundjavë në rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, dhe në rajonin me rëndësi strategjike Kherson në jug, tre nga katër provincat që presidenti rus Vladimir Putin i shpalli në mënyrë të paligjshme si pjesë të Rusisë muajin e kaluar./ VOA
Realiteti politik i ka bërë esëll Të Gjelbrit gjermanë...
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, B...
Trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet e lidhur në një valixh...
Çmimet në Gjermani po rriten, veçanërisht çmimet e ene...
Persona të armatosur kanë vrarë 11 persona në një sulm...
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në burgun famëke...
Pak pas mesnatës së 21 gushtit të vitit 1991, një kolo...
Protestuesit intensifikuan demonstratat antiqeveritare...
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën ...
Një nënë që nuk lejohet të marrë fëmijën e saj akuzohet se...
Një mjek nga Kalifornia ndau një video të çuditshme të tij...
Pramila Patten, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Për...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, p...
Kandidati i Kongresit të Nju Jorkut, Mike Itkis dëshiron t...
Komiteti drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dësh...
Ministri i Informacionit, Kulturës dhe Turizmit i Jeme...
Ditën e djeshme Policia e Kosvës ka arrestuar një burrë, i...
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha së fundmi në n...
Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje liderëve në...
Kryeministrja britanike Liz Truss ka njoftuar një ndryshim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...