Kapen katër rusë në Norvegji/ Fotografonin objekte që nuk lejohen
Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestua...

Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punonte si prezantues në një nga kanalet televizive të Ukrainës. Tani ai angazhohet vullnetarisht që të ndihmojë banorët të evakuohen nga territoret ukrainse që janë pushuar nga Rusia.
Banorët lokalë e quajnë rrugën 57 kilometërshe që lidh qytetin Vasilivka me qytetin Zaporizhia, “rruga e jetës”.
Ajo të çon nga territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia, në qytetin e lirë të Zaporizhias. Por kjo rrugë kontrollohet nga forcat ruse.
“Pushtuesit vendosën të detyrojnë të gjithë banorët në territoret e pushtuara të kalojnë nëpër Vasilivka. Ata kërkojnë ryshfet. Ndonjëherë nuk lejojnë kalimin e makinave për dy ose tre ditë”, thotë Denys Minin, një vullnetar ukrainas, që para luftës ishte prezantues televizioni.
Ai ka krijuar një rrjet vullnetar shoferësh, që ndihmojnë njerëzit të largohen nga qytetet e pushtuara, si Mariupoli dhe Berdynasku.
Minin është nga kjo zonë dhe familja e tij vazhdon të jetojë atje.

“Po lutesha të dëgjoja sërish zërat e prindërve të mi. Nuk kisha asnjë lidhje me ta, ashtu si edhe gjithë të tjerët në Mariupol. Kam krijuar një grup në rrjetin Telegram. E quajta ‘nga Mariupoli në Zaporizhia’. Gjeta vullnetarë dhe bashkëpunova me ushtrinë. Çdo mëngjes makina nga e gjithë Ukrainë vinin në Mariupol”, thotë Minin.
Pasi Rusia shpalli mobilizimin e pjesshëm të popullsisë, interesimi i njerëzve për rrjetin e zotit Minin u shtua. Banorët në territoret e pushtuara nisën ta kontaktojnë atë, duke kërkuar ndihmë.
“Zakonisht njerëzit më kontaktojnë në Instagram. Ata mund të kërkojnë ndihmë duke treguar emrin, adresën e shtëpisë në Mariupol dhe numrin e telefonit. Telefoni im është gjithmonë i ndezur. Tani jam mësuar, kjo është jeta ime në ditët e sotme”, thotë ai.
Minin shprehet mirënjohës për ekipin e tij.
“Çdo shofer ka një histori të veçantë. Njeri thotë se e bën këtë punë për të shlyer mëkatet. Ai shiste drogë në Zaporizhia, ndërsa tani, që nga marsi, po ndihmon njerëzit, duke i larguar nga Mariupoli”, thotë ai.
Në mes të prillit, Minin ra në kontakt me prindërit e tij, por ata vendosën të mos largohen nga vendi.
Që nga ajo kohë, prezantuesi i televizionit dhe ekipi i tij kanë ndihmuar mbi 5 mijë njerëz të largohen nga qytetet e pushtuara të Mariupolit dhe Berdynaskut. Megjithëse beson se aktiviteti i tij do të vështirësohet, ai nuk ka plane të ndalojë së ndihmuari ata që kanë nevojë për të./ VOA
Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestua...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 17 teto...
Punonjësit e Policisë së Nëndrejtorit të Punëve të Brendsh...
Tmerri absolut dhe i papërshkrueshëm i abuzimit dhe përdhu...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëheqës...
Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën...
Që prej 21 shtatorit, Rusia po zbaton atë që e quan mo...
Massimo Carlini, kryemjeku i spitalit Sant'Eugenio në ...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëh...
Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sist...
Rrahim Beqiri, banor i Prishtinës, merr 110 euro në mu...
Një zjarr i madh në një burg famëkeq në Teheran ku mbahen ...
Rusia ka hapur një hetim penal pasi persona të armatos...
Realiteti politik i ka bërë esëll Të Gjelbrit gjermanë...
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, B...
Trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet e lidhur në një valixh...
Çmimet në Gjermani po rriten, veçanërisht çmimet e ene...
Persona të armatosur kanë vrarë 11 persona në një sulm...
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në burgun famëke...
Pak pas mesnatës së 21 gushtit të vitit 1991, një kolo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...