Ukraina njofton se 108 gra të burgosura janë liruar
Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosuri...

Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka shprehur shumicën e shqetësimeve të shprehura më herët nga paraardhësi i tij, Hu Jintao, në lidhje me kërcënimet e brendshme ndaj stabilitetit social. Të dy udhehëqësit janë shqetësuar mbi brishtësinë e qeverisjes së Partisë Komuniste Kineze (PKK) në një shoqëri kineze që po ndryshon me shpejtësi.
Prandaj ata u përpoqën ta sigurojnë stabilitetin duke ushtruar kontroll më të madh mbi jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Që të dy, i shohin rreziqet e sigurisë të burojnë kryesisht nga problemet e brendshme, edhe pse kanë jo pak dyshime mbi forcat “e liga” ndërkombëtare.
Siç e deklaron shpesh Xi, kërcënimet e sigurisë me të cilat përballet Kina, vijnë nga kërcënimet ”gjithnjë e më komplekse” të jashtme dhe të brendshme, të cilat janë “të ndërlidhura dhe mund të aktivizohen reciprokisht”. Por Xi po e çon në ekstrem paranojën, që ka qenë tipike për politikën kineze që nga sundimi i Mao Ce Dunit.

Kina është sot më e fortë se kurrë më parë në historinë e saj. Ajo ka një ekonomi tepër të suksesshme, një ushtri të aftë, dhe një ndikim global në rritje. Qeveria gëzon një nivel të lartë të mbështetjes publike. Megjithatë, fiksimi i Xi mbi sigurinë, i nxjerr në pah ndjenjat e tij të vazhdueshme të brishtësisë.
“Pikëpamja e përgjithshme e sigurisë kombëtare” e Xi, është më gjithëpërfshirëse se ajo e Hu, më e përqendruar tek partia, dhe e vë më shumë theksi tek kërcënimet e jashtme. Në vitin 2013, Xi themeloi enkas Komisionin Qendror të Sigurisë Kombëtare, për t’u fokusuar mbi kërcënimet e sigurisë së brendshme.
Po ashtu, ai e shndërroi sistemin politik të Kinës, në atë që një studiues i sigurisë e ka përshkruar si një “shtet të sigurisë kombëtare”. Një analist tjetër argumenton se strategjia kryesore e Xi përqendrohet në mbijetesën e sundimit të PKK.
Ndaj nuk është e habitshme pse Byroja Politike e Xi, e vendosi sigurinë politike të parën në strategjinë e saj të sigurisë kombëtare për vitet 2021-2025. Konsideratat e sigurisë diktojnë çdo vendim të partisë dhe qeverisë. Xi e sheh veten të përfshirë në një luftë për jetë a vdekje për mbijetesën e sundimit partiak, kundër forcave subversive të drejtuara nga qeveritë dhe organizatat e huaja armiqësor me regjimin.
Lëvizjet e Xi për të shtypur kërcënimet e brendshme, e kanë tronditur jo rrallëherë botën, pjesërisht sepse ato kanë qenë kaq të papritura. Këtu përfshihet ndryshimi i kushtetutës për ta lejuar Xi të mbetet udhëheqës për gjithë jetën, burgosjen e rreth 1 milion myslimanëve ujgurë në Xinjiang, imponimin e ligjit të sigurisë kombëtare të vitit 2020 që shkatërroi pothuajse brenda natës liritë e Hong Kongut, rregullat e forta të vitit të kaluar kundër kompanive private, dhe bllokimi dy-mujor i Shangait për shkak të Covid-19.
Vendimi i papritur i Xi për të hequr kufijtë mbi mandatin presidencial duke e ndryshuar kushtetutën në vitin 2017, përpara përfundimit të mandatit të tij të parë, mbetet një nga ngjarjet më të bujshme dhe të papritura në dekadat e mia si vëzhguese e Kinës. Dhe nuk isha e vetme. Ky akt shkaktoi tronditje në gjithë Kinën dhe jashtë saj.

Një biznesmen kinez më tha pak më vonë se ndihej i traumatizuar nga lëvizja e Xi. Nëse udhëheqësit provincialë, të cilët përbënin bllokun më të madh në Komitetin Qendror të PKK, nuk mundën ta pengonin Xi-në të ndalte qarkullimin e rregullt të udhëheqjes së lartë, ata nuk do të mund ta ndalnin as nga shpronësimi i pasurive private.
Dhe goditjet ndaj kompanive private të teknologjisë së lartë gjatë vitit të kaluar, dukeshin si një vërtetim i frikës më të madhe të biznesmenit. Por përmbysja e rregullave të fituara me shumë vështirësi mbi vazhdimësinë e pushtetit, mund t’i kthehet në një bumerang Xi Jinpingut.
Pasi një udhëheqës i një partie leniniste që nuk ndan pushtetin apo patronazhin, është i detyruar të zhgënjejë politikanët e tjerë, sidomos nëse monopolit të tij nuk i duket fundi. Dhe shumë nga politikat e Xi janë të diskutueshme. Kritikat për to janë shfaqur në internet përpara se të fshiheshin nga censuruesit.
Edhe pas spastrimit të një numri të madh zyrtarësh gjatë mandatit të tij të parë dhe të dytë, Xi nuk mund të jetë plotësisht i sigurt se ka besnikërinë e elitave partiake. Siç vuri re një politolog për Kinën e Xi “pakënaqësia e elitës duket se po rritet më shpejt sesa pakënaqësia sociale”.
Inkuizitorët që e ndihmuar Xi-në të shpëtonte nga armiqtë e mundshëm dhe të konsolidonte pushtetin e tij në vitin 2012 dhe 2018, janë sot vetë objektivi i një vale të tretë spastrimesh për ta ndihmuar Xi-në të ndihet më i sigurt.
Siç shkroi politologu i famshëm Zbigniev Brzhezhinski në studimin e tij klasik të vitit 1956 për “spastrimin e përhershëm” në totalitarizmin sovjetik, pasi bien disa zyrtarë, “vakuumi i krijuar mbushet me shpejtësi nga një riorganizim i pushtetit, dhe lufta e brendshme vazhdon midis aleancave të reja, dhe pretendentëve të rinj për të qenë udhëheqësi i radhës”.
E njëjta gjë mund të thuhet për Kinën e Xi. Ish-Ministri i Drejtësisë, Fu Zhenghua , një njeri i quajtur ndonjëherë “muskuli i Xi”, u arrestua në prill për korrupsion dhe shkelje disiplinore. Një tjetër ish-zëvendës shef i sigurisë publike, Sun Lijun - që konsiderohej aq i besueshëm sa Xi e dërgoi në Vuhan pas shpërthimit të Covid - u arrestua vitin e kaluar.
Xi zëvendësoi Fu dhe Sun me dy nga ndjekësit e tij më të besuar, Uang Xiaohong dhe Çen Jixin, të cilët ka të ngjarë të ngrihen në hierarki në Byronë Politike në Kongresin XX-të të PKK. Vetëm disa javë para kongresit të partisë, Fu dhe Sun u dërguan në burg të përjetshëm.
Deri në vjeshtën e vitit kaluar, gati 180.000 zyrtarë që punonin në sektorët e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, si dhe në departamentet disiplinore të partisë, ishin qortuar ose ndëshkuar për “shkelje të disiplinës partiake dhe ligjit”.
Ndjenja e brishtësisë politike të Xi reflektohet në përpjekjet e tij për të imponuar një kontroll social pothuajse totalitar mbi shoqërinë kineze, dhe për të eliminuar të gjithë rivalët e mundshëm. Siguria e ka eklipsuar zhvillimin ekonomik si synimin përcaktues të PKK.
Por kjo qasje ndaj qeverisjes mund t’i kundër Xi-së gjatë mandatit të tij të tretë. Një parti që e vendos besnikërinë ideologjike përpara rezultateve ekonomike, nuk do ta ruajë mbështetjen popullore për një kohë të gjatë.
Shënim:Susan Shirk, kryetare e “21st Century China Center” në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, SHBA. Ajo ka qenë zëvendës/ndihmëse e Sekretarit të Shtetit në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosuri...
Masat kundër gripit të shpendëve zbatohen në të gjithë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rë...
Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgu...
Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërt...
Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punont...
Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestua...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 17 teto...
Punonjësit e Policisë së Nëndrejtorit të Punëve të Brendsh...
Tmerri absolut dhe i papërshkrueshëm i abuzimit dhe përdhu...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëheqës...
Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën...
Që prej 21 shtatorit, Rusia po zbaton atë që e quan mo...
Massimo Carlini, kryemjeku i spitalit Sant'Eugenio në ...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëh...
Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sist...
Rrahim Beqiri, banor i Prishtinës, merr 110 euro në mu...
Një zjarr i madh në një burg famëkeq në Teheran ku mbahen ...
Rusia ka hapur një hetim penal pasi persona të armatos...
Realiteti politik i ka bërë esëll Të Gjelbrit gjermanë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...