
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë të mërkurën në Prishtinë, për të zhvilluar takime me krerët shtetërorë.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do ta presë Escobarin mëngjesin e 19 tetorit dhe pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë për media.
Deri më tani, takimet eventuale të Escobarit me liderët e tjerë nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Vizita e Escobarit më 19 tetor në Kosovë vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania thuhet se u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis dy shteteve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.
Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ky propozim konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.
Për herë të fundit, Escobar vizitoi Kosovën më 24 gusht, së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Atëbotë, Escobar pas takimeve me krerët shtetërorë – por edhe me liderët e partive opozitare – porositi që Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin e situatës, pak ditë para se të niste së zbatuari vendimi i ekzekutivit kosovar për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Po ashtu, ai kishte thënë se pret propozime konkrete nga Prishtina dhe Beogradi për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Ende është e paqartë se cilat tema do të jenë në agjendën e bisedimeve gjatë vizitës së Escobarit, por SHBA-ja – pavarësisht se nuk është pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, por e mbështetë atë – ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shmangin tensionet dhe të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur deri më tani në Bruksel dhe të intensifikojnë bisedimet.
Kosova më 1 shtator hapi afatin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Qytetarët do të kenë kohë deri në fund të tetorit që të konvertojnë targat serbe –me akronime serbe për qytete të Kosovës sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme – në targat RKS – Republika e Kosovës.
Pavarësisht se fushata për riregjistrim po vazhdon, deri më tani është parë një interesim i ulët i qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, për t’i konvertuar targat e makinave të tyre në RKS.
Një zgjidhje urgjente për targat ka kërkuar edhe Lajçak gjatë takimit që zhvilloi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçië, më 17 tetor.
Ai tha se çështja e targave, dhe ajo e energjisë, ishin lart në agjendën e bisedimeve. Për targat, normalizimin e raporteve dhe çështjen e energjisë, Lajçak bisedoi javën e kaluar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi. Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi mund të bëhet fjalë./ REL
Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeve...
Lufta në Ukrainë ka provokuar një krizë ekonomike në G...
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë, e hënë 17 teto...
Një ekspert i njohur çek për dezinformim dhe “kërcënimet h...
Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike...
Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka sh...
Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosuri...
Masat kundër gripit të shpendëve zbatohen në të gjithë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rë...
Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgu...
Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërt...
Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punont...
Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestua...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 17 teto...
Punonjësit e Policisë së Nëndrejtorit të Punëve të Brendsh...
Tmerri absolut dhe i papërshkrueshëm i abuzimit dhe përdhu...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëheqës...
Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën...
Që prej 21 shtatorit, Rusia po zbaton atë që e quan mo...
Massimo Carlini, kryemjeku i spitalit Sant'Eugenio në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...