Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...

Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeveritare që do të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të mbajnë emra, pseudonime apo shkurtesa të personave që kanë çfarëdolloj lidhshmërie me jotolerancën racore, kombëtare, fetare, urrejtjen, gjenocidin, ekstremizmin, përhapjen ose mbështetjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional socializmit.
Kështu thuhet në ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e shoqatave kulturore e organizatave tjera, pasi zgjidhja aktuale nuk parashikonte kriteret e tilla, për të cilat tani ka konsensus mes të gjitha partive politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ndryshimet në këtë ligj u imponuan pas regjistrimit të dy shoqatave kulturore bullgare me emrin Vanço Mihajllovit në qytetin e Manastirit dhe Car Borisit në Ohër, që nxitën reagime të shumta, pasi bartësit e emrave të këtyre shoqatave njihen si bashkëpunëtorë të Gjermanisë Naziste dhe autorët kryesorë të masakrave e dëbimit të hebrenjve, por edhe të maqedonasve për shkak të kundërshtimit të ideve naziste.
Përveç këtyre dy shoqatave, në procedurë është regjistrimi edhe i një shoqate tjetër me emrin e Car Ferdinandit, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ka sunduar me Bullgarinë dhe territorin e Maqedonisë së atëhershme.
“Gjatë shtatë muajve të fundit jemi dëshmitarë të përhapjes të të ashtuquajturave klube kulturore, të emëruara sipas figurave të diskutueshme, nazistëve dhe fashistëve. Ky ligj duhet t'i japë fund regjistrimit të shoqatave dhe fondacioneve të tilla”, tha Rashela Mizrahi, deputete e VMRO DPMNE-së, e cila edhe kishte propozuar ndryshimet në këtë ligj.
Ndryshime ligjore, të ngjashme me ato të VMRO-s, kishte propozuar edhe Lidhja Social Demokrate, dhe më pas propozimet u harmonizuan në një ligj të vetëm.
“Ne mbështesim të drejtën e lirisë së bashkimit të njerëzve në shoqata, por duhet të ngrihemi edhe për vlerat mbi të cilat bazohet vendi ynë, të cilat janë vlera anti-fashiste, ndaj do të mbështesim çdo propozim që është në atë drejtim”, deklaroi deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijel.
Sipas ndryshimeve ligjore, nëse një shoqatë dëshiron të mbajë emrin e një personaliteti historik, duhet të marrë pëlqimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Organizatat dhe shoqatat do të duhet të harmonizojnë emrat dhe titujt e tyre me këtë ligj brenda tre muajve dhe nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të fshihen nga Regjistri Qendror i Maqedonisë së Veriut.
Ndalesat për shoqatat kulturore e organizatat tjera do të vlejnë edhe për partitë politike të cilat gjithashtu në programet e tyre nuk duhet të përmbajnë nxitje etnike, fetare, kombëtare, urrejtje, apo të mbështesin gjenocidin, ekstremizmin, përhapjen ose mbështetjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional socializmit.
“Nuk duhet të kemi dilema. Ne nuk jemi kundër asnjë shoqate, por duhet të mbrojmë themelet tona, që janë vlera anti-fashiste. Partitë politike në programet e tyre të mos kenë programe me qëllim nxitjen e urrejtjes, jotolerancës etnike apo përhapjen e fashizmit, nazizmit e kështu me radhë”, deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.
Shoqatat bullgare ishin formuar nga shtetas të Maqedonisë së Veriut me prejardhje bullgare, ndërkohë që debati për ligjin e ri është duke u ndjekur edhe në zyrtarët në Bullgari, të cilët kanë thënë se “ndalimi i shoqatave me emrat e personaliteteve bullgare nënkupton edhe mohimin e identitetit të tyre”.
“Më habit një paradoks i pabesueshëm: nëse emri i Vanço Mihajllovit konsiderohet i paligjshëm dhe fyes për ndjenjat kombëtare maqedonase, atëherë duhet ta ndalojnë edhe partinë VMRO, sepse në krye të kësaj organizate ka qenë pikërisht Vanço Mihajllov, emrin e të cilit e mban një shoqatë kulturore bullgare”, ka deklaruar bashkëkryetari i komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike, Angel Dimitrov, në një deklaratë për mediat në Sofje./ REL
Lufta në Ukrainë ka provokuar një krizë ekonomike në G...
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë, e hënë 17 teto...
Një ekspert i njohur çek për dezinformim dhe “kërcënimet h...
Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike...
Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka sh...
Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosuri...
Masat kundër gripit të shpendëve zbatohen në të gjithë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rë...
Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgu...
Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërt...
Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punont...
Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestua...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 17 teto...
Punonjësit e Policisë së Nëndrejtorit të Punëve të Brendsh...
Tmerri absolut dhe i papërshkrueshëm i abuzimit dhe përdhu...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëheqës...
Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën...
Që prej 21 shtatorit, Rusia po zbaton atë që e quan mo...
Massimo Carlini, kryemjeku i spitalit Sant'Eugenio në ...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...