Rusia godet infrastrukturën energjitike të Ukrainës
Sulmet ajrore të Rusisë me raketa ndërprenë furnizimin...

Një fotografi e imigrantëve të zhveshur, pa asnjë rrobë, përgjatë kufirit midis Greqisë dhe Turqisë javën e kaluar tronditi botën dhe po ngre shqetësimin ndërkombëtar se imigrantët dhe refugjatët po bëhen viktimë e tensioneve në rritje midis Turqisë dhe Greqisë. Dy vendet fajësojnë njëri-tjetrin për incidentin.
Zbulimi i afro 100 imigrantëve pa asnjë veshje në trup përgjatë kufirit midis Greqisë dhe Turqisë, ka shkaktuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar.
Ministri grek i Imigracionit postoi një fotografi në rrjetet sociale, ku mund të shihen imigrantët e zhveshur. Zëri i Amerikës nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur përmbajtjen e fotografisë.
Athina ka fajësuar Ankaranë për incidentin, një akuzë që Turqia e ka mohuar me zemërim.
Autoritetet turke kanë publikuar video me pamje të rojeve bregdetare greke duke i shtyrë emigrantët dhe refugjatët drejt Turqisë.
Edhe Athina publikoi një video në Twitter, duke akuzuar autoritetet turke për sulm ndaj emigrantëve.
“Këta njerëz, gra, burra dhe fëmijë, janë bllokuar në një lojë strategjike midis Greqisë dhe Turqisë, ku Greqia akuzon Turqinë për atë që po ndodh dhe për mos mbrotjen e kufijve të saj nga kontrabandistët. Dhe në anën tjetër kemi Turqinë që akuzon Greqinë për shkelje të të drejtave të njeriut”, thotë Eva Cosse nga organizata Human Rights Watch.
Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë po përshkallëzohen për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale në Detin Egje dhe në Mesdhe.
Në Athinë, ka shqetësime se migrimi mund të jetë fronti i fundit në tensionet dypalëshe.
“Mendoj se nuk do të ketë luftë, por do të kemi disa incidente hibride asimetrike, ndoshta me rastin e imigracionit të paligjshëm”, thotë Athanasios Drougos nga Kolegji i Luftës në Greqi,
Dy vjet më parë, një krizë emigrantësh përgjatë kufirit shpërtheu pasi Ankaraja deklaroi kufirin e saj me Greqinë të hapur për katër milionë refugjatët në territorin e saj.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili përballet me zgjedhje të reja në qershor të vitit 2023, është nën trysni brenda vendit mes zemërimit në rritje të publikut ndaj emigrantëve dhe refugjatëve. Ekspertët thonë se kjo po nxit zotin Erdogan të fajësojë Evropën dhe Greqinë për mosndarjen në mënyrë më të barabartë të barrës së refugjatëve.
“Ajo që shoh tani është politizimi i çështjes kryesisht nga partitë opozitare dhe shfrytëzimi i çështjes së refugjatëve nga qeveria në marrëdhëniet e tyre me Evropën”, thotë Didem Danis nga Shoqata për Studimin e Imigrimit.
Por ekspertët paralajmërojnë se refugjatët do të paguajnë çmimin më të lartë në këtë luftë diplomatike, që po vazhdon të përshkallëzohet.
“Të vetmit njerëz që humbasin në këtë përshkallëzim tensionesh janë ata azilkërkues ose njerëz që duan të kenë një të ardhme më të mirë për veten e tyre. Por përpjekja për kalimin e kufijve tani është padyshim më e rrezikshme se më parë”, thotë Omar Kadkoy nga Fondacioni i Studimit të Politikave Ekonomike të Turqisë.
Në fillim të këtij muaji, Turqia dhe Greqia fajësuan njëra-tjetrën për emigrantët që humbën jetën në përpjekjet për të kaluar nga Turqia në një ishull grek. E vetmja gjë për të cilën të dyja palët duket se janë dakord është se kjo nuk do të jetë tragjedia e fundit./ VOA
Sulmet ajrore të Rusisë me raketa ndërprenë furnizimin...
Ligjvënësit në Estoni kanë shpallur Rusinë “regjim ter...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeve...
Lufta në Ukrainë ka provokuar një krizë ekonomike në G...
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë, e hënë 17 teto...
Një ekspert i njohur çek për dezinformim dhe “kërcënimet h...
Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike...
Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka sh...
Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosuri...
Masat kundër gripit të shpendëve zbatohen në të gjithë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rë...
Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgu...
Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërt...
Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punont...
Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestua...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 17 teto...
Punonjësit e Policisë së Nëndrejtorit të Punëve të Brendsh...
Tmerri absolut dhe i papërshkrueshëm i abuzimit dhe përdhu...
Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëheqës...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...