Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshme për zgjerim.
Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”.
Michel tha se BE-ja duhet të përballet me dilemën se a do të jetë vetëm një union që merret me menaxhimin e krizave apo një aktor që vendos për të ardhmen.
Ai pranoi se rruga e gjatë e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, që ka nisur para më shumë se 20 vjetësh, ka shkaktuar zhgënjim te shumë njerëz, si në rajon, ashtu edhe në bllokun evropian.
“Pajtohem me kancelarin [e Gjermanisë, Olaf] Scholz kur thotë se BE-ja duhet të mbajë premtimet e veta”, shtoi Michel.
Kësaj radhe, presidenti i Këshillit Evropian bëri thirrje edhe për caktimin e një agjende të qartë e me afate kohore.
“Në kohën kur ne po përgatisim agjendën e ardhshme të BE-së, duhet të vendosim para vetes edhe caqe të qarta. Unë besoj se ne duhet të jemi gati, nga të dyja anët, që më 2030 të zgjerohemi. Kjo do të thotë se buxheti i ardhshëm shumëvjeçar duhet të përfshijë edhe këto qëllime tonat. Kjo është shumë ambicioze, por e domosdoshme. Dëshmon se ne jemi seriozë. Do të krijojë momentum”, tha ai.
Michel paralajmëroi se në samitin e ardhshëm të BE-së liderët do të diskutojnë edhe për procesin e zgjerimit. Por, nga temat në kuadër të zgjerimit, ai përmendi vetëm mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe kthimin e Bosnje e Hercegovinës në agjendë.
Ai e pranoi se do të ishte ideale që të gjithë të hynin në BE në të njëjtën kohë, por theksoi se procesi i zgjerimit do të vazhdojë të mbesë i bazuar në meritat e vendeve që janë në proces. Në këtë kontekst ai përmendi edhe përshtatjen e vendeve aspiruese me politikat e BE-së, përfshirë edhe në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Michel u bëri thirrje shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që të zgjidhin konfliktet e tyre dypalëshe.
“Zgjidhja e konflikteve dypalëshe nga e kaluara mund të jetë më e dhimbshme sesa reformat. Por, është e domosdoshme. Ju në këtë rrugë do të ndiqni rrugën e njëjtë sikurse edhe vendet themeluese të BE-së. Nuk ka bashkëpunim pa pajtim. Dhe, të jemi shumë të qartë, nuk ka vend në BE për konfliktet e së kaluarës”, theksoi ai.
Presidenti i Këshillit Evropian, duke përsëritur se duhet evituar që konfliktet mes vendeve të ndryshme të bartën në BE, e të cilat më pas mund të përdoren në të ardhmen për të bllokuar proceset e shteteve fqinje, kërkoi që edhe në traktatet e anëtarësimit të përfshihet “klauzola e besimit”. Kjo, sipas tij, do të siguronte që vendet të cilat hyjnë në BE që të mos kenë mundësi të bllokojnë vendet e ardhshme anëtare.
Gjatë fjalimit në Forumin e Bledit përsëriti edhe idenë që shtetet kandidate gradualisht të përfshihen në disa politika të BE-së pa pasur nevojë që të presin anëtarësimin formal në bllok. Kjo, sipas tij, do të bëhej në ato fusha në të cilat vendi përkatës do të mbyllë kapitullin në negociatat e anëtarësimit. Në këtë drejtim ai përmendi disa fusha, sikurse atë të energjisë dhe transportit, që tha se do të ofronin mundësi që përfaqësuesit e shteteve kandidate të merrnin pjesë në takimet përkatëse të Këshillit të BE-së.
Michel paralajmëroi se gjatë dhjetorit do të thërrasë samitin e ri të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor.
Ai shprehu mirëkuptim edhe për thirrjet e disa shteteve të BE-së, veçmas të kreut të Francës, Emmanuel Macron, që edhe BE-ja të bëhet gati të pranojë shtete të reja anëtare dhe për këtë çështje të ndërtojë kapacitete absorbuese.
“Pajtohem tërësisht me presidentin Macron. Mosreformimi nga ana jonë para zgjerimit të ardhshëm do të ishte një gabim i madh. Të jemi të sinqertë, nganjëherë kemi shfrytëzuar mungesën e progresit nga vendet e ardhshme anëtare për të evituar mospërgatitjen nga ana jonë. Tani duhet seriozisht të shikojmë kapacitetet e BE-së për të absorbuar vendet e tjera anëtare. Kjo ide nganjëherë është keqkuptuar si një pengesë e fshehur për zgjerim. Është e kundërta. Është e kuptueshme që për vendet anëtare ka vlerë t’i bashkohen një BE-je që është efikase“, tha ai.
Sipas Michel, ndër argumentet se pse BE-ja duhet të përgatitet për zgjerim në të ardhmen është se të gjitha shtetet kandidate kanë nivel të ulët të bruto prodhimit vendor krahasuar me atë të BE-së. Prandaj, anëtarët e rij do të përfitonin nga buxheti i përbashkët i bllokut evropian.
Duke përmendur disa herë edhe agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Michel tha se kjo luftë në themel e ka ndryshuar situatën globale të sigurisë dhe ka pasur ndikim të madh në të ardhmen e kontinentit.
“Për të qenë më të fortë dhe më të sigurt ne duhet të forcojmë lidhjet tona dhe të bëhemi më të fuqishëm. Prandaj, tani është koha që të merremi me sfidat e zgjerimit, si për ne në BE, ashtu edhe për shtetet tona të ardhshme anëtare. Por, besoj se ne tani duhet t’i quajmë këto shtete me perspektivë evropiane si shtete të ardhshme anëtare”, tha ai.
Në Forumin e Bledit në Slloveni po marrin pjesë liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe liderë të disa shteteve të BE-së.
Forumi strategjik i Bledit mbledh çdo vit pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, të cilët ndajnë pikëpamje dhe gjenerojnë ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe sfidat e së ardhmes./ Rel
Irani dhe Iraku kanë arritur marrëveshje për çarmatimin dh...
Zjarri i pak ditëve më parë në zonën e Karistos në Evia u ...
Gratë talebane po jetojnë një realitet të hidhur. Univers...
Një tjetër tragjedi në brigjet greke, këtë herë në Lesvos....
Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibah ka pezullua...
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laj...
Autoritetet franceze kanë vendosur që të ndalojnë hixh...
Një dron që fluturonte drejt Moskës është shkatërruar nga ...
Numri i viktimave nga shpërthimet në një pikë karburantesh...
Vendi i shenjtë për besimin hindu, Joshimath, është shndër...
Për ish-Presidentin Donald Trump, një fotografi vlen mbi 7...
Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo, mbërriti në...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një ...
Studimet tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë nda...
Tre persona u vranë pasditen e së shtunës në një dyqan në ...
“Realisht, varemi shumë nga diaspora. Të gjitha bizneset i...
Eshtrat e të 10 pasagjerëve në aeroplanin e Yevgeny Pr...
Më shumë se 600 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga disa ...
Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës n...
Vdekja e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar W...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...