VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në parlament
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...

Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje për veprime urgjente për të frenuar një krizë në rritje të shëndetit mendor, veçanërisht mes të rinjve.
OBSH tha se, megjithëse normat globale të vetëvrasjeve kanë rënë disi vitet e fundit, përparimi në luftën kundër këtij problemi ka qenë shumë i ngadalshëm, raporton AFP.
Në vitin 2021 – viti i fundit për të cilin ishin të disponueshme të dhëna – u regjistruan rreth 727.000 vetëvrasje në mbarë botën, tha agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara.
“Globalisht, vetëvrasja përbën më shumë se një në çdo 100 vdekje, dhe për çdo vdekje ka 20 tentativa vetëvrasjeje”, tha Devora Kestel, shefe e përkohshme e departamentit për sëmundjet jo të transmetueshme dhe shëndetin mendor në OBSH.
Këto vetëvrasje “prekën shumë jetë dhe burime jetese të tjera, pasi miqtë, kujdestarët dhe të dashurit u detyruan të përballen me vështirësi të paimagjinueshme”, u tha ajo gazetarëve.
Raporti "Shëndeti Mendor Botëror Sot" i OBSH-së theksoi se vetëvrasja mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve te të rinjtë nëpër gjeografi dhe kontekste socio-ekonomike.
Në vitin 2021, ajo ishte shkaku i dytë kryesor i vdekjeve për vajzat dhe gratë e moshës 15 deri 29 vjeç, dhe shkaku i tretë për meshkujt në të njëjtën grupmoshë, thuhet në raport.
Megjithëse norma globale e vetëvrasjes sipas moshës ka rënë për 35 për qind ndërmjet viteve 2000 dhe 2021, bota është ende larg objektivit të saj: në vend të uljes për një të tretën të normave të vetëvrasjes ndërmjet 2015 dhe 2030, progresi aktual sugjeron se do të arrihet vetëm një ulje prej 12 për qind, sipas OBSH-së.
Rënie u panë në çdo rajon – përveç në kontinentin e Amerikës, ku norma e vetëvrasjes u rrit për 17 për qind në të njëjtën periudhë.
Gati tre të katërtat e të gjitha vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura më të ulëta, ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë globale.
Edhe pse vendet më të pasura kanë një normë më të lartë vetëvrasjesh, në raport me popullsinë, është e vështirë të krahasohet, pasi ato gjithashtu kanë të dhëna më të sakta se vendet me të ardhura të ulëta, theksoi OBSH.
Agjencia paralajmëroi se, ndërsa normat e vetëvrasjeve kanë qenë në rënie të ngadaltë, përhapja e çrregullimeve mendore, si ankthi dhe depresioni, është në rritje.
“Ndërmjet viteve 2011 dhe 2021, numri i njerëzve që jetojnë me çrregullime mendore u rrit më shpejt sesa popullsia globale”, thuhet në raport.
Sipas gjetjeve më të fundit, më shumë se një miliard njerëz po jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor.
OBSH shprehu shqetësim të veçantë për rritjen e shqetësimeve të shëndetit mendor te të rinjtë.
Edhe pse ka një sërë faktorësh pas kësaj rritjeje, Mark van Ommeren, drejtues i njësisë së shëndetit mendor në OBSH, tha se “dy hipotezat kryesore janë rrjetet sociale dhe ndikimi i pandemisë së Covid”.
Në këtë kontekst, OBSH shprehu alarm për një “stagnim” të investimeve në shëndetin mendor në mbarë botën, me shpenzimet qeveritare mesatare për shëndetin mendor që mbeten vetëm dy për qind e buxheteve totale shëndetësore – të pandryshuara që nga viti 2017.
Globalisht, vetëm nëntë për qind e personave me depresion marrin trajtim, u tha në raport.
“Transformimi i shërbimeve të shëndetit mendor është një nga sfidat më urgjente të shëndetit publik”, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë./ Rel
Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilët jan...
Sot në Banjallukë u zhvillua seanca e jashtëzakonshme e Ku...
Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasad...
Qeveria britanike po pezullon përkohësisht aplikimet e rej...
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, gjatë Forumit të Ble...
Në Gjermani, çmimet e energjisë elektrike janë të njëjta k...
Pushimet verore kanë mbaruar, shkolla rifilloi në shumë la...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues, kritikoi k...
Dhjetëra mijëra qytetarë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd...
Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimi...
Tërmeti i ditës së djeshme në Afganistanin Lindor shkaktoi...
Të paktën 1,000 persona u vranë në një rrëshqitje dheu që ...
Siria kreu sot eksportin e parë zyrtar të naftës së papërp...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, thotë se ka pasur nj...
Ish-kryeministri çek Andrej Babis u shtrua në spital këtë ...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u largua nga Phe...
Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Rripin e Gazës të h...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të marrë pjesë në një ...
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendro...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me ud...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të shtunën se ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...