Në krah të Putinit dhe Xi Jinping/ Vuçiç do të marrë pjesë në paradën ushtarake në Pekin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të marrë pjesë në një ...

Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Rripin e Gazës të hënën, më 1 shtator, duke vrarë të paktën 31 persona, thanë punëtorët shëndetësorë, teksa vendi po shtyn përpara një ofensivë në qytetin më të madh të territorit, Qytetin e Gazës.
Njoftimi për numrin e viktimave vjen pasi studiues të njohur të gjenocidit, bashkë me grupe të tjera për të drejtat e njeriut, akuzuan Izraelin për gjenocid, akuza që ai i hedh poshtë me vendosmëri.
Sulmet ajrore dhe granatimet me artileri janë kryer vazhdimisht në Qytetin e Gazës qëkur Izraeli e shpalli atë zonë të rrezikshme lufte javën e kaluar. Në periferi të qytetit dhe në kampin e refugjatëve Xhabalia, banorët kanë vërejtur robotë të mbushur me eksplozivë që shkatërrojnë ndërtesa.
Spitalet në Gazë thanë se të paktën 31 persona u vranë nga sulmet izraelite dhe se shumica ishin gra dhe fëmijë. Të paktën 13 prej tyre u vranë në Qytetin e Gazës, ku Izraeli po kryen një prej operacioneve më të mëdha që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke nxitur luftën më 7 tetor 2023.
Izraeli thotë se shënjestron vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për viktimat civile. Deri më tani, si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 63.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Kjo ministri thotë se edhe më shumë se 160.000 të tjerë janë plagosur – por, në shifrat që ky institucion publikon, nuk bëhet dallimi mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve.
Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit vrau afër 1.200 persona dhe mori peng 251 të tjerë. Dyzet e tetë pengje ende janë në Gazë dhe afër 20 prej tyre besohet se ende janë gjallë, ndërkaq pjesa tjetër janë liruar gjatë armëpushimeve apo marrëveshjeve paraprake.
Teksa lufta po vazhdon, organizata më e madhe e studiuesve të gjenocidit tha më 1 shtator se Izraeli po kryen gjenocid në Gazë.
Izraeli, i cili u themelua pas Holokaustit, ku u vranë 6 milionë hebrenj evropianë dhe të tjerë, i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se ndërmerr çdo masë për të shmangur dëmtimin e civilëve dhe se po zhvillon një luftë në vetëmbrojtje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, të cilin Izraeli e cilëson vetë si një akt gjenocidal.
Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit – e cila ka rreth 500 anëtarë në mbarë botën, përfshirë edhe disa ekspertë të Holokaustit – iu bashkua organizatave të tjera të mëdha për të drejtat e njeriut, përfshirë dy grupe izraelite, në përdorimin e këtij termi për të përshkruar veprimet e Izraelit gjatë luftës.
“Politikat dhe veprimet e Izraelit në Gazë përkojnë me përkufizimin ligjor të gjenocidit” si dhe krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, u tha në rezolutën e shoqatës që u mbështet nga 86 për qind e atyre që votuan.
“Personat që janë ekspertë të studimit të gjenocidit mund ta shohin situatën ashtu siç është”, tha për Associated Press, Melanie O’Brien, udhëheqëse e organizatës dhe profesoreshë e ligjit ndërkombëtar në Universitetin e Australisë Perëndimore.
Ministria e Jashtme e Izraelit e quajti këtë vlerësim “një turp për profesionin juridik dhe për çdo standard akademik”. Ajo tha se kjo përcaktim ishte “tërësisht i bazuar në fushatën e gënjeshtrave të Hamasit”./REL
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të marrë pjesë në një ...
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendro...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me ud...
Mbretëria e Bashkuar ka parë verën e saj më të nxehtë të r...
Mijëra shoferë të kamionëve në Bosnje kanë ndërprerë dërge...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim, n...
Agjencia humanitare e OKB-së thotë se raportet paraprake t...
Në të gjitha shkollat në Kosovë sot nisi viti i ri shkollo...
Një sulm i dyshuar rus me ndërhyrje që synonte Ursula von ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka pasur dakordësi ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë speku...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të di...
Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin Lindo...
Kryeministri Bayrou ka ngritur çështjen e votëbesimit. Nës...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, n...
Mbretëria e Bashkuar ka siguruar një marrëveshje prej 10 m...
Një tërmet me magnitudë 6.0, me thellësi 8 km, ka shkaktua...
Autoritetet britanike konfirmuan këtë të diel një rast të ...
Autoritetet greke po vijojnë një hetimi për të gjetur një ...
Kryeministri francez po lufton për të mbajtur detyrën e ti...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar mrekullisht nga r...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka go...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të shtunën se ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...