Ndryshimet nga Reforma Territoriale/ Ministri tregon se çfarë do të ndodhë me Mirditën
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë një reagim lidh...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë një reagim lidh...

Në të gjitha shkollat në Kosovë sot nisi viti i ri shkollor 2025-2026. Ndërkohë, ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve. Por, çmimi prej 80 eurosh nuk ka mjaftuar për blerjen e të gjithë librave.
Shumë nxënës e kanë pritur ditën e parë të shkollës pa arritur t’i sigurojnë të gjitha librat dhe materialet mësimore.
Arsyeja është se procesi i subvencionimit përmes platformës e-Kosova ende nuk ka përfunduar dhe prindërit janë të detyruar të mbulojnë nga xhepi një pjesë të shpenzimeve.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 80 euro për çdo nxënës të arsimit parauniversitar, por prindërit thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme, pasi çmimet e librave kanë kaluar këtë vlerë.
“Vetëm për librat e klasës së shtatë më shkuan mbi 120 euro. Subvencioni prej 80 eurosh nuk mbulon të gjitha shpenzimet, ndërsa pjesën tjetër jemi të detyruar ta paguajmë vetë”, tha një prind në Prishtinë.
Të ngjashme janë ankesat edhe në qytete të tjera. Sipas tyre, përveç librave, familjet duhet të sigurojnë edhe fletore, mjete pune dhe uniforma, gjë që e rrit barrën financiare.
Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi i subvencionimit është në vazhdim dhe se të gjithë prindërit do të kompensohen sipas aplikimeve në platformën elektronike.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, në urimin e saj, ka thënë se sot nis një udhëtim i dijes, i mbushur me sfida dhe mundësi të reja për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit.
Në një postim në "Facebook" ka shkruar se ky është momenti kur fëmijët kthehen me buzëqeshje në bankat shkollore, të etur për të mësuar, për t’u rritur dhe për të realizuar ëndrrat e tyre.
“Arsimi është çelësi për një të ardhme më të ndritur dhe të qëndrueshme për vendin tonë. Andaj, të gjithë së bashku duhet të krijojmë një ambient mbështetës dhe frymëzues, ku çdo nxënës të ndihet i vlerësuar dhe i motivuar për të arritur më të mirën. Uroj që ta nisni këtë vit shkollor me energji pozitive, përkushtim dhe shpresë, duke besuar fort në fuqinë e dijes suaj”.
Ministrja në detyrë ka thënë se janë realizuar obligimet ligjore nga dikasteri që ajo drejton, për të nisur vitin e ri shkollor.
Ajo ka thënë se po vazhdon subvencionimi për tekstet shkollore, duke theksuar se është bërë pagesa për mbi 80 për qind të prindërve që kanë blerë librat për fëmijët e tyre.
“Unë kam parë disa reagime, më shumë të personave politikë. Ne i kemi raportet nga terreni, i kemi ndarë nga 80 euro, çka mjaftojnë për librat dhe fletoret e punës. Vlen të përmendet se edhe në vendet më të zhvilluara, tekstet bazë përdoren për vite radhazi”.
Nagavci ka shtuar se sivjet i gjithë procesi për blerjen e librave ka qenë shumë i lehtë.
Ajo ka treguar se janë mbi 190 mijë aplikime që janë bërë dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar. Ka theksuar se rreth 3000 aplikime nuk janë pranuar për arsye të ndryshme.
Edhe Ymer Ymeri, nënkryetari i SBASHK-ut, ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026.
Ai ka pohuar se mësimdhënësit janë të gjithë të gatshëm për të pritur nxënësit e tyre në bankat shkollore.
I njëjti shtoi se probleme mund të ketë në disa shkolla të vendit, të cilat janë në rinovim e sipër.
“Sa i përket kuadrit arsimor, personeli arsimor është i gatshëm dhe ka filluar punën për përgatitjen e vitit shkollor që nga data 18 gusht. Gjatë këtyre dy javëve, sa kanë qenë nëpër shkolla, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Ndërsa sa u përket aspekteve të tjera teknike, përgatitjeve të shkollave dhe të tjera, mund të themi se pjesa më e madhe e objekteve të shkollave janë të përfunduara. Disa shkolla janë në procedura rinovimi dhe ato, sipas gjitha gjasave, nuk do të mund të fillojnë me kohë. Këto do të duhej të nisin punimet më herët; disa punime fillojnë nga ministria e disa nga komunat”.
Ymeri shtoi se telashe, sipas SBASHK-ut, do të ketë me furnizimin me libra shkollorë për nxënësit.
Ai është kritik për metodën që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke praktikuar, duke i bërë prindërit të blejnë vetë librat dhe më pas duke bërë subvencionimin e tyre.
“Mendojmë se telashe do të ketë për librat shkollorë. Edhe këtë vit ministria ka zgjedhur një formë të gabuar për furnizimin me libra. Mendojmë dhe qëndrojmë se librat do të duhej të bliheshin nga ministria dhe të shpërndaheshin nëpër shkolla, që ditën e hënë të gjithë nxënësit të pajisen me libra. Vitin e kaluar deri në fund të shtatorit ka zgjatur procesi derisa nxënësit u pajisën me libra; presim që edhe këtë vit të jetë i njëjti problem”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ajo thekson rëndësinë e këtij momenti si një fillim i ri, i mbushur me mundësi për zhvillim, dije dhe sukses.
“1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit. Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin,” ka shkruar Osmani.
Ajo ka bërë thirrje që nxënësit të mos ndalojnë së pyeturi e kërkuari, ndërsa mësuesit të mos kursejnë nga angazhimi për përgatitjen e brezave të ardhshëm.
Javën e kaluar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka treguar se deri tani përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.
MAShTI bëri me dije se kanë filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues.
“Procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore dhe materiale mësimore për vitin shkollor në vijim”./ Monitor
Një sulm i dyshuar rus me ndërhyrje që synonte Ursula von ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka pasur dakordësi ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë speku...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të di...
Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin Lindo...
Kryeministri Bayrou ka ngritur çështjen e votëbesimit. Nës...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, n...
Mbretëria e Bashkuar ka siguruar një marrëveshje prej 10 m...
Një tërmet me magnitudë 6.0, me thellësi 8 km, ka shkaktua...
Autoritetet britanike konfirmuan këtë të diel një rast të ...
Autoritetet greke po vijojnë një hetimi për të gjetur një ...
Kryeministri francez po lufton për të mbajtur detyrën e ti...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, n...
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në Zab...
Ish-kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra u sh...
Lituania ka përfunduar instalimin e të ashtuquajturve "dhë...
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se kohëzgjatja e...
Bota u përfshi nga pikëllimi 28 vjet më parë kur jeta e Pr...
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmund...
Sulmet me dronë rusë ndaj objekteve energjetike në Ukrainë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...