Për rreth një muaj çdo ditë në shesh/ Mbahet protesta e 28-të kundër qeverisë
Ka nisur protesta e 28-të kundër qeverisë. Ashtu si në dit...
Ka nisur protesta e 28-të kundër qeverisë. Ashtu si në dit...

Pushimet verore kanë mbaruar, shkolla rifilloi në shumë lande gjermane. Dhe debati i nxehtë rreth asaj se çfarë duhet bërë me telefonat celularë vazhdon.
Në ditën e parë të shkollës pas pushimeve verore, Klara Ptak pothuajse e harroi celularin në shtëpi. Kjo është ndoshta prova më e mirë se përfaqësuesja e nxënësve në gjimnazin Dalton në Alsdorf të Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani, ka kuptuar se nuk i duhet më atje. Që nga fundi i prillit, shkolla ka ndaluar rreptësisht telefonat celularë. Për të gjitha klasat.
17-vjeçarja i thotë DW: "Tani nuk mund të shikoj me telefon dhe të dërgoj një mesazh të shpejtë gjatë pushimit. Në fillim, shumë nxënës pyesnin veten se për çfarë ishte ndalimi, por me kalimin e kohës shumë e kanë kuptuar se nuk është aq keq dhe se në të vërtetë ka shumë aspekte pozitive."
Megjithatë, mendimet ndryshojnë disi: "Mësuesit në përgjithësi mendojnë se është shumë mirë, nxënësit më të vegjël e pranojnë, por më të rriturit nuk janë shumë të lumtur për këtë", thotë Klara.
Gjimnazi Dalton është një nga shumë shkollat në Gjermani që nuk duan më të rrinë duarkryq dhe të shikojnë përdorimin masiv të telefonave celularë nga nxënësit e tyre. Pas festave të Pashkëve, koncepti "Të Mençur pa Telefona" u prezantua si një fazë testimi.
Që atëherë, telefonat janë kërkuar të qëndrojnë në çanta nga fillimi deri në fund të mësimit. Nëse një nxënës kapet me telefon, ai i konfiskohet dhe prindërit mund ta marrin atë vetëm të nesërmen në zyrën e shkollës.
"U konfiskuan gjithsej 51 telefona, që është një rezultat mjaft mbresëlënës për një shkollë me 700 nxënës", thotë Klara. "Tani mund të shihni se veçanërisht fëmijët më të vegjël, ata që qëndronin në oborrin e shkollës dhe shikonin telefonat e tyre, tani po luajnë futboll, badminton ose disa lojëra tavoline së bashku. Ky është një ndryshim i madh."
A ka kuptim ndalimi i telefonave celularë?
Në Gjermani, ka një debat të nxehtë në lidhje me përdorimin e telefonave në shkolla. Akademia e Shkencave Leopoldina propozon një ndalim të telefonave celularë deri në klasën e dhjetë dhe këshillon që fëmijët nën moshën 13 vjeç të qëndrojnë larg internetit dhe mediave sociale.
Komisioneri i Qeverisë Federale për Varësinë dhe Drogat, Hendrik Streck, gjithashtu bën thirrje për një rritje graduale të kufirit të moshës për mediat sociale, por kundërshton ndalimin e telefonave celularë.
Konferenca Federale e Nxënësve gjithashtu hedh poshtë një ndalim të përgjithshëm të telefonave. Në vend të kësaj, ajo mbështet promovimin aktiv të shkrim-leximit mediatik në shkolla.
Çfarë thonë prindërit? Ata janë mjaft të irrituar nga kjo temë. Një anketë e kryer nga instituti i hulumtimit të opinionit publik Forsa në emër të Fondacionit Kerber tregoi se faktori më i madh i stresit për prindërit e fëmijëve të moshës 12 deri në 18 vjeç është konsumi i medias nga fëmijët e tyre.
Gjendja në Alsdorf
Ndoshta duhet të pyesni Martin Wieler, drejtorin e gjimnazit Dalton në Alsdorf. Ai promovoi idenë e ndalimit të telefonave celularë, ashtu siç promovoi digjitalizimin në shkollën e tij duke futur një tablet shkollor për të gjithë nxënësit nga klasa e shtatë. Wieler flet me krenari për rezultatet e projektit të ndalimit të telefonave - ekipi i tij e diskutoi atë në detaje së bashku me nxënësit, prindërit dhe mësuesit.
Rezultatet tregojnë se 90 përqind e mësuesve mbështesin ndalimin. Ata vënë re një sjellje sociale dukshëm më të mirë dhe përqendrim më të mirë të nxënësve, veçanërisht tek ata më të vegjël. Gjithashtu, shumica e nxënësve në klasat e ulëta (deri në 13 vjeç) e konsiderojnë ndalimin si një masë shumë të arsyeshme. Vetëm nxënësit në klasat e larta, ata të moshës 16 deri në 19 vjeç, mbeten mjaft skeptikë. 85 përqind e prindërve e mbështesin ndalimin, duke vënë në dukje se fëmijët e tyre janë bërë më të pavarur dhe duke lavdëruar rritjen e komunikimit, madje edhe në shtëpi.
Solingen: Ndalimi i mediave sociale
Njëqind kilometra në lindje, në Solingen, kanë shkuar një hap më tej – me një projekt unik në të gjithë Gjermaninë. Duke filluar nga ky vit shkollor, të gjithë nxënësit e klasës së pestë do të ndalohen plotësisht nga përdorimi i mediave sociale. Fëmijët dhjetë dhe njëmbëdhjetë vjeç duhet të largohen nga Instagram, Snapchat dhe TikTok edhe në shtëpi. Ideja erdhi nga Burkhard Brenken, një ish-drejtor shkolle dhe tani inspektor në zyrën përgjegjëse të arsimit të distriktit të Düsseldorf-it.
Ai i thotë DW: "Solingen është një vend i veçantë sepse ne arritëm të bindnim shpejt drejtorët e të gjitha 13 shkollave të mesme. Kjo ka nisur një partneritet unik arsimor midis shkollave, prindërve dhe fëmijëve."
Kjo do të thotë që të gjithë kanë nënshkruar një deklaratë me shkrim qëllimi, duke u zotuar të zbatojnë së bashku projektin për një vit. "Marrëveshja është, sigurisht, ligjërisht e pavlefshme", thekson Brenken. Kjo është e rëndësishme për të: është vetëm një rekomandim ose një ofertë shërbimi, dhe jo një përpjekje nga shkolla për të ndërhyrë në edukimin e prindërve.
"Shumë prindër me të cilët folëm shohin një problem dramatik me sjelljen e rrezikshme në rrjete. Por fëmijët me të drejtë thonë: 'Po më izoloni, unë jam i vetmi që nuk kam telefon dhe të gjithë miqtë e mi kanë një', atëherë kjo mund të zgjidhet vetëm përmes koordinimit shoqëror. Është pothuajse e pamundur që prindërit ta bëjnë vetë."
Prindërit duan më shumë informacion dhe rregulla
Alev Kanovski është e njohur me të gjitha këto diskutime. Vajza e saj mori një telefon celular në moshën nëntë vjeç, një nga të fundit në klasën e saj. Trendi është që fëmijët të marrin telefona që në shkollën fillore, thotë Kanovski për DW. Presioni se fëmija përndryshe do të ndjehet i përjashtuar është i madh. Vajza e saj tani është një nxënëse e klasës së pestë në Solingen dhe fillimisht nuk ishte aspak entuziaste për ndalimin e mediave sociale.
"Si nënë, ndonjëherë ndihesha e mbingarkuar, veçanërisht për shkak të presionit për të lejuar telefonin dhe aksesin në mediat sociale. Projekte të tilla duhet të prezantohen në më shumë vende, në mënyrë që fëmijët të kenë një fëmijëri të qetë dhe pa shpërqendrime."
Projekti do të vlerësohet në muajt në vijim. Po monitorohet nga 50 këshilltarë të trajnuar për median në shkolla. Këta janë nxënës të moshës 12 deri në 14 vjeç, të cilët, për shkak të moshës së tyre, janë të njohur me problemet dhe shqetësimet e nxënësve të klasës së pestë.
Ata supozohet t'i mbrojnë ata nga rreziqet e internetit. Nismëtari i idesë, Burkhard Brerken, shpreson që ndalimi i mediave sociale të pritet mirë. "Shkollat ??po merren me shumë më tepër me fëmijë dhe adoleshentë që vuajnë nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit. Është një fenomen që nuk ekzistonte në atë masë dhjetë vjet më parë, dhe tani ka arritur vërtet në të gjitha shkollat. Pandemia i ka përshpejtuar të gjitha këto, por problemi ekzistonte edhe më parë."/ DW
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues, kritikoi k...
Dhjetëra mijëra qytetarë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd...
Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimi...
Tërmeti i ditës së djeshme në Afganistanin Lindor shkaktoi...
Të paktën 1,000 persona u vranë në një rrëshqitje dheu që ...
Siria kreu sot eksportin e parë zyrtar të naftës së papërp...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, thotë se ka pasur nj...
Ish-kryeministri çek Andrej Babis u shtrua në spital këtë ...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u largua nga Phe...
Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Rripin e Gazës të h...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të marrë pjesë në një ...
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendro...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me ud...
Mbretëria e Bashkuar ka parë verën e saj më të nxehtë të r...
Mijëra shoferë të kamionëve në Bosnje kanë ndërprerë dërge...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim, n...
Agjencia humanitare e OKB-së thotë se raportet paraprake t...
Në të gjitha shkollat në Kosovë sot nisi viti i ri shkollo...
Një sulm i dyshuar rus me ndërhyrje që synonte Ursula von ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka pasur dakordësi ...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze...
Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar mrekullisht nga r...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka go...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...