Zhvillohet sot protesta e 49-të kundër qeverisë
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...

Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër situatën në Serbi dhe në entitetin Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, me synimin që të mos lejohet asnjë zhvillim që mund të çojë në konflikt rajonal.
“Po ndjekim me shumë kujdes gjithçka që po ndodh si në Republikën Sërpska, ashtu edhe në Serbi. Aktualisht, jemi të përqendruar që situata të mos shndërrohet në një konflikt të mundshëm rajonal”, tha Whitaker.
Ai theksoi se SHBA-ja “do stabilitet në Ballkanin Perëndimor” dhe kjo, siç tha, është e rëndësishme edhe për partnerët europianë brenda NATO-s, të cilët “e kanë detyrim të veprojnë së bashku në situata krize”.
Serbia ka qenë prej muajsh e përfshirë nga protestat antiqeveritare, të cilat shpesh janë shndërruar në episode dhune, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç, pa asnjë provë, akuzon agjitatorë të huaj për përpjekje për të nxitur revolucion.
Në Republikën Sërpska, Millorad Dodik sfidon vendimin e Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës për t'ia hequr mandatin presidencial pas një dënimi dhe vazhdimisht kërcënon me ndarjen e këtij entiteti nga pjesa tjetër e Bosnjës.
I pyetur nëse NATO-ja do të ndërhynte, nëse kriza politike do të përshkallëzohej në një konflikt të armatosur, sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe në Serbi, Whitaker tha se NATO-ja vepron me unanimitet, por shtoi se “jemi shumë larg diçkaje të tillë”.
“Rregulli numër 1 në politikë është të mos u përgjigjesh hipotezave. Mendoj se duhet të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha Whitaker.
“Ne do të vazhdojmë t’i inkurajojmë të gjitha palët që të punojnë në përputhje me marrëveshjet e Dejtonit”, tha ai, duke iu referuar marrëveshjeve që i dhanë fund luftës në Bosnje në vitet '90.
Ambasadori amerikan tha, po ashtu, se NATO-ja është më e fortë se kurrë dhe se kjo duhet të jetë shumë shqetësuese për kundërshtarët tanë.
Në pyetjen nëse presidenti amerikan, Donald Trump, mund të takohej me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ose me ish-presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, Whitaker tha se për takime të tilla nuk ka asnjë paralajmërim, por se ato mund të diskutohen nëse do të kishte përfitime të qarta për paqen dhe stabilitetin.
Ai tha se presidenti Trump ka një aftësi të veçantë për të komunikuar me liderë botërorë, për të përdorur ndikimin e presidencës amerikane dhe fuqinë e shtetit, në të mirë të paqes, demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik.
Ai theksoi se, nëse Trump do të vendoste të takohej me Vuçiç-in ose Dodik-un, një gjë e tillë nuk do të bëhej për të forcuar pozitën e tyre politike, por vetëm nëse do të shërbente për avancimin e interesave më të gjera të paqes dhe stabilitetit.
“Sigurisht që nuk do të pranonte një takim që synon forcimin e pozicionit politik të ndonjë udhëheqësi. Kjo nuk është ajo që bën presidenti Trump”, tha ambasadori amerikan./REL
Qeveria britanike po pezullon përkohësisht aplikimet e rej...
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, gjatë Forumit të Ble...
Në Gjermani, çmimet e energjisë elektrike janë të njëjta k...
Pushimet verore kanë mbaruar, shkolla rifilloi në shumë la...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues, kritikoi k...
Dhjetëra mijëra qytetarë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd...
Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimi...
Tërmeti i ditës së djeshme në Afganistanin Lindor shkaktoi...
Të paktën 1,000 persona u vranë në një rrëshqitje dheu që ...
Siria kreu sot eksportin e parë zyrtar të naftës së papërp...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, thotë se ka pasur nj...
Ish-kryeministri çek Andrej Babis u shtrua në spital këtë ...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u largua nga Phe...
Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Rripin e Gazës të h...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të marrë pjesë në një ...
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendro...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me ud...
Mbretëria e Bashkuar ka parë verën e saj më të nxehtë të r...
Mijëra shoferë të kamionëve në Bosnje kanë ndërprerë dërge...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim, n...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...