Britaniku 22-vjeçar vritet gjatë luftimeve në Ukrainën lindore
Një britanik është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainën lindo...

Qeveria franceze po ndalon nxënësit në shkollat shtetërore të veshin abajat, veshjet e gjera, tejet të gjata, që mbahen shpesh nga gratë myslimane. Vendimi ka nxitur një debat nëse veshja është një shprehje e identitetit kulturor, fetar, apo thjesht modë.
Abaja është një lloj manteli i gjerë dhe e gjatë, që vishet nga një pjesë e grave e vajzave myslimane.
Në Francë është tashmë në fuqi një ndalim që fëmijët të mbajnë simbole fetare në shkollat publike, duke mbështetur qasjen e fortë të vendit lidhur me parimin e ndarjes së shtetit nga institucionet fetare.
Por përditësimi i udhëzimeve ka qenë një proces i vështirë ndërsa popullsia myslimane në vend rritet.
Në vitin 2004 Franca ndaloi shamitë e kokës në shkolla.
Lëvizja e fundit me abajat, u prit me duartrokitje nga përfaqësuesit e së djathtës në vend.
Por disa akademikë paralajmërojnë se ky vendim mund të prodhojë efektin e kundërt, kjo sepse prek rrobat që ata thonë, se vishen për modë apo si pjesë e identitetit kulturor, më shumë sesa fetar.
"Mendoj se qëllimi i qeverisë është të nisë një polemikë të re që do të zemërojë të gjithë shoqërinë franceze dhe ky eshte realisht një turp, pasi njerëzit nuk janë plotësisht të vetëdijshëm mbi problemin, por ata do të nisin t'i shohin me një sy negative këto vajza të reja, megjithëse abaja, është një formë e shprehjes prej adoleshenti, që nuk ka asnjë pasojë. Më së shumti, kjo do të dëmtojë myslimanët në përgjithësi. Ata do të ndihen edhe një herë të stigmatizuar për shkak të besimit të tyre fetar dhe kjo është e rrezikshme", thotë sociologia franceze Agnes De Feo.
Djennat po studion për t’u bërë mësuese ndaj dhe nuk ndihej rehat të tregonte identitetin e saj të plotë. Ajo thotë se e vesh fustanin në shtëpi dhe nuk e kupton pse e kanë ndaluar.
"Nuk ka asnjë simbol të veçantë fetar, mendoj se abajat nuk kanë asnjë simbolikë fetare. Është njësoj si të veshësh një fustan, por ai fustan ka një emër. Është si të veshësh një fustan me lule. Unë nuk mund të të them ty: ti që ke veshur këtë lloj fustani, nuk duhet të jesh këtu”, thotë ajo.
Ndalimi që autoritetet franceze u kanë bërë simboleve fetare në shkolla ka mbështetës dhe kritikë në të gjithë spektrin politik dhe është një temë e ndjeshme në vend. Disa thonë se përpjekjet për të bërë një dallim mes asaj që vishet për modë apo për bindje fetare, mund të çojë në profilizimin e nxënësve bazuar në identitetin e tyre./ VOA
Një britanik është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainën lindo...
Junta ushtarake në shtetin afrikan, Gabon mori pushtetin, ...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, u deklarua i pafajshë...
Qeveria e Kosovës tha se e mirëpret vizionin e shprehur ng...
Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ...
Derisa shkollat nëpër Rusi dhe në pjesët e Ukrainës të uzu...
Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko ka kritikuar at...
Një person ka rënë në pranga në Kosovë, pasi akuzohet ...
Një video e publikuar së fundmi tregon kryekomandantin e v...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha më 31 gusht...
Të paktën 73 persona, përfshirë shtatë fëmijë, kanë humbur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për takimi...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim,...
Stuhia tropikale Idalia shkaktoi reshje të dendura shiu të...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten gj...
Nëna e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, L...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për aksidentin tragji...
Ka shkuar në 63 numri i viktimave nga zjarri në blloku...
Disa nga verërat e preferuara të Evropës mund të zhduken n...
Presidenti Joe Biden theksoi të mërkurën se ka angazhuar a...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...