Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Junta ushtarake në shtetin afrikan, Gabon mori pushtetin, rrëzoi dhe vendosi nën arrest shtëpiak Presidentin Ali Bongo dhe emëroi një gjeneral si udhëheqës të ri të vendit.
Gjenerali Brice Clotaire Oligui Nguema, kreu i Rojës republikane, u emërua president i komitetit të përkohshëm. Zoti Oligui është kushëri i zotit Bongo. Ai kishte shërbyer si truprojë i babait të zotit Bongo, ish-Presidentit Omar Bongo, dhe udhëhoqi shërbimin e zbulimit para se të emërohej si udhëheqës i rojës presidenciale.
Oficerët e ushtrisë, që udhëhoqën kryengritjen, njoftuan për grushtin e shtetit pasi komisioni shtetëror zgjedhor shpalli zotin Bongo fitues të mandatit të tretë presidencial në zgjedhjet e së shtunës. Junta ushtarake anuloi rezultatet e zgjedhjeve, shpërbëri institucionet dhe mbylli të gjithë kufijtë deri në një vendim të ardhshëm.
Ndërkohë, zoti Bongo u shfaq në një video dhe apeloi për mbështetje.
“Jam në rezidencë. Nuk e di se çfarë po ndodh. Prandaj, ju bëj thirrje që të bëni zhurmë, bëni zhurmë, bëni zhurmë,” thotë zoti ai.
Por, turmat që vërshuan në rrugët e kryeqytetit Libreville, festuan lajmin për grusht shteti. Disa nga pjesëmarrësit u shprehën të kënaqur që familja Bongo u rrëzua nga pushteti.
“Është çlirim i të gjithë vendit, diçka që kam ëndërruar, diçka që kam parë në vendet perëndimore, e që tani është bërë realitet për ne, qytetarët e Gabonit. Jemi krenarë dhe shumë të lumtur që ushtria ka vendosur të mbrojë drejtësinë dhe e falënderojmë Zotin për këtë gjë. Në Gabon, ka Zot, dhe Zoti u është përgjigjur lutjeve tona,” tha zoti Max Beni, një banor i Libreville.
Presidenti Bongo mori pozitën e presidentit në vitin 2009 pas vdekjes së babait të tij, i cili kishte qeverisur Gabonin e pasur me naftë për 42 vjet.
Shtetet e Bashkuara thanë të mërkurën se janë të shqetësuara për zhvillimet në Gabon.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështje të sigurisë kombëtare, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të mbështesin njerëzit në rajon, vazhdojnë të jenë përkrahës të qytetarëve të Gabonit dhe kërkesës së tyre për qeverisje demokratike.”
“Natyrisht është shumë shqetësuese të shohim edhe një shtet ku oficerët e ushtrisë kanë bërë hapa të rrezikshëm dhe të pakujdesshëm, duke provuar të marrin pushtetin nga qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike,” deklaroi zoti Kirby.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell tha se Bashkimi Evropian nuk planifikon evakuimin e shtetasve evropianë nga Gaboni, dhe tha se grusht shtetit të juntës ushtarake i kanë paraprirë zgjedhjet e parregullta të përgjithshme në këtë vend.
“Natyrisht, grushti i shtetit nuk është zgjidhje. Por, nuk duhet të harrojmë se në Gabon, paraprakisht, ishin mbajtur zgjedhje plot me parregullsi dhe se ka grushte shteti ushtarake dhe ka grushte shteti institucionale,” deklaroi ai.
“Aktualisht nuk kemi plane për evakuuim nga Gaboni. Situata është e qetë dhe nuk shohim ndonjë rrezik përshkallëzimi të dhunës, apo të një situate që do të përbënte rrezik... Janë rreth 10,000 shtetas evropianë në Gabon, por asnjë shtet nuk ka shprehur ndonjë shqetësim,” tha zoti Borrell.
Disa informacione në këtë raport janë marrë nga agjencia e lajmeve Reuters dhe Associated Press./ VOA
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, u deklarua i pafajshë...
Qeveria e Kosovës tha se e mirëpret vizionin e shprehur ng...
Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ...
Derisa shkollat nëpër Rusi dhe në pjesët e Ukrainës të uzu...
Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko ka kritikuar at...
Një person ka rënë në pranga në Kosovë, pasi akuzohet ...
Një video e publikuar së fundmi tregon kryekomandantin e v...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha më 31 gusht...
Të paktën 73 persona, përfshirë shtatë fëmijë, kanë humbur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për takimi...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim,...
Stuhia tropikale Idalia shkaktoi reshje të dendura shiu të...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten gj...
Nëna e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, L...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për aksidentin tragji...
Ka shkuar në 63 numri i viktimave nga zjarri në blloku...
Disa nga verërat e preferuara të Evropës mund të zhduken n...
Presidenti Joe Biden theksoi të mërkurën se ka angazhuar a...
80 për qind e popullsisë botërore përdor mjekësinë tradici...
Kancelari austriak Nehammer dëshiron ta "mbajë jetën të pë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...