Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten jonormale dhe ato duhet të normalizohen përmes njohjes të ndërsjellë, ndërsa refuzoi të komentojë dokumentet siç tha, pa autorë, lidhur me mënyrën se si mund të arrihet marrëveshja me Serbinë.
Gjatë fundjavës mediet lokale transmetuan një shkrim të gazetës në internet Albanian Post që pohonte se ka parë një dokument të hartuar nga Franca dhe Gjermania lidhur me një “kuadër të ri” të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa njohje të ndërsjellë por me pranim të realitetit në Kosovë.
“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, mirëpo unë besoj që nuk është as e dobishme as e drejtë që unë t’i komentoj ato dokumente të cilat nuk kanë autor por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. Mirëpo, dialogu ku unë marr pjesë janë ato bisedimet e takimeve në Bruksel dhe vetëm atje dokumentet që prodhohen duhet t’i merrni si zyrtare dhe të denja për t’u komentuar nga ana ime e unë nganjëherë do të thosha edhe nga ana juaj. Pra nuk është mirë që të bëjmë komente për komente autori i të cilëve nuk dihet”, tha kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri Albin Kurti tha se aktualisht marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten jonormale dhe ato duhet të normalizohen përmes njohjes të ndërsjellë.
Çështja e marrëveshjes së mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte po ashtu pjesë e Samitit të Paqes dhe Demokracisë organizuar nga shoqatat e shoqërisë civile shqiptare dhe serbe me temën “Ndërtimi i momentit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha përmes një videomesazhi se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po kthehen në thelbin e tyre.
“Qëndrimi klasik i palës së Kosovës për të ecur përpara me njohjen si qendër të debatit në dialog dhe pala serbe që kërkon Asociacionin e komunave serbe, janë ende aty, por do të thosha se ne e kemi momentin ku dialogu po kthehet përsëri në thelbin e debatit, dhe kjo për shkak se ne kemi një qëndrim të përbashkët të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të institucioneve evropiane dhe të partnerëve tanë në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar për këtë”, tha ai duke nënvizuar se Gjermania mbështet punën e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Zëvendësshefja për politikë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Cynthia Cook, tha se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë të jetojnë në shoqëri demokratike dhe paqe të qëndrueshme.
“Siç e dini, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne besojmë se dialogu është mënyra më e mirë për të siguruar që Kosova të zë vendin e duhur në institucionet evropiane dhe euroatlantike, për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të saj dhe për të shtruar në fund rrugën për zgjidhjen përfundimtare të mbështetur në njohjen e ndërsjellë”, tha ajo.
Tensionet e fundit rreth dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik dhe thirrje për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, posaçërisht në dritën e zhvillimeve në botë pas agresionit rus në Ukrainë./ VOA
Kryetar i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e ...
Presidenti i Iranit tha se shteti i tij është serioz s...
Ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink tha sot s...
Sot Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një deklara...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë deklar...
Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, po ndërmerr hapa për t...
Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur i groposur në ...
Shkurtimi i furnizimit me gaz natyror nga Rusia për ve...
Në Kosovë është zhvilluar një aksion i madh nga Njësia...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të shtetëzojë kompa...
Ëmbëlsirat me kanabis të paketuara si Haribo dhe Skitt...
Rusia njoftoi për planet e separatistëve në Ukrainë për të...
Presidenti Joe Biden do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjit...
Bota është në "rrezik të madh dhe e paralizuar" paralajmër...
Në fjalimin e tij të parë para Kombeve të Bashkuara, kance...
Bota po përballet me perspektivën e sulmit të saj të parë ...
Udhëheqësi separatist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik,...
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, refuzoi të ...
Depozitat e gazit në Gjermani janë mbushur më shumë se...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...