
Luli ndjek Ramën nga pas
Kryeministri Edi Rama, i cili pas fitores në zgjedhjet...
Kryeministri Edi Rama, i cili pas fitores në zgjedhjet...
Bota po përballet me perspektivën e sulmit të saj të parë bërthamor, që kur Forcat Ajrore Amerikane hodhën bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në gushtin e vitit 1945. Por ato tmerre ngjallin sot pak frikë apo zemërim. Mundësia që një Putin i dëshpëruar të përdorë armë bërthamore “taktike” për të ndëshkuar Ukrainën për shkak të poshtërimit të Kremlinit, mbetet një makth me të cilin mund të jetojnë shumica e njerëzve.
Paranoja rreth konfliktit bërthamor e ka përndjekur Luftën e Ftohtë të shekullit XX-të. Sot toleranca jonë ndaj të patolerueshmes duket më e lartë. Masës së madhe të njerëzve nuk i intereson të mendojë për të. Elitat politike, besojnë se të gjithë ata që e shikojnë Ukrainën me seriozitet dhe dhembshuri, nuk kanë bërë aq sa duhet që kanë në dorë për ta shmangur këtë katastrofë.
Ndaj ne i nënçmojmë kërcënimet që tmerruan dikur prindërit dhe gjyshërit tanë. Protestuesit kundër armëve bërthamore, nuk shqetësojnë aspak turmat e njerëzve që këto ditë qëndrojnë për orët të tëra në radhë për t’i bërë nderimet e tyre mbretëreshës së ndjerë. Frika nga retë e rrezatimit radioaktiv nuk e panikosin publikun evropian. Ne e ngushëllojmë veten duke folur për armë bërthamore “taktike”, që pa dyshim tingëllojnë si të këqija por të menaxhueshme.
Gjeneralët më të përgjegjshëm përsërisin se në fakt nuk ekzistojnë armët bërthamore “taktike”. Sipas tyre ka vetëm armë bërthamore. Armët “taktike” ruse që mund të godasin Ukrainën lëshohen nga raketat e lëshuara nga nëndetëset dhe anijet, ose nga raketat e lëshuara nga toka.
Bombat që bartin me vete kanë rreth 10 kiloton fuqi shkatërruese. Për të kuptuar shkatërrimin që mund të shkaktojnë 10 kiloton, bomba atomike e hedhur në Hiroshima kishte një rendiment prej 15 kiloton. Ajo vrau rreth 70.000 njerëz, plagosi 70.000 të tjerë dhe e rrafshoi qytetin në një sipërfaqe 12 kilometra katrorë rreth vendit të shpërthimit.
Ndërkohë shpërthimi që shkatërroi pjesën më të madhe të Bejrutit në vitin 2020, ishte më pak se një 1 kiloton. E megjithatë ai rrënoi godina me armatura çeliku dhe la të pastrehë 300.000 njerëz. Nuk ka asgjë “me takt” tek armët bërthamore. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e rikthimit të terrorit bërthamor.
Të thuash që ka të ngjarë që Putini të urdhërojë një goditje me një armë të tillë, nuk është e njëjta gjë si të thuash se ai ndoshta do ta bëjë këtë. Analistët më të mirë të luftës
në Ukrainë janë të bindur se ai po poshtërohet në këtë luftë. Në një intervistë për “The Economist” javën e kaluar, gjenerali amerikan në pension Uesli Klark shpjegoi se shpërthimi i një bombe bërthamore nga Rusia do të ishte i pakuptimtë në aspektin ushtarak.
“A do të thoshin ukrainasit “Oh Zot, ata hodhën një armë bërthamore në fushëbetejën e Iziumit... Ok le të dorëzohemi”. Jo, ata nuk do të dorëzohen dhe Putin e di këtë”- deklaroi ai.
Në aspektin politik, një akt i tillë do të kthente kundër Putinit edhe publikun në jugun global dhe ato pjesë të Evropës që janë aktualisht indiferente ndaj imperializmit rus. Udhëheqja komuniste kineze, e cila javën e kaluar e bëri të qartë pakënaqësinë e saj ndaj presidentit rus, do ta gjente veten të lidhur me një shtet të gatshëm të përmbysë tabutë që rregullojnë luftën, dhe ta tërhiqte atë në luftën e tij të dështuar.
Gjatë një interviste për gazetarët ukrainas, strategu i njohur britanik Lorenc Fridman, ishte po aq skeptik. Ai tha ndër të tjera se Putin nuk do të guxonte të rrezikonte që NATO të hakmerrej në të njëjtën mënyrë. E si do t’ia shpjegonte ai popullit dhe elitës ruse, se një luftë të cilën ai as nuk guxon ta quajë luftë, është bërë bërthamore?
Për më tepër, hedhja e një “bombe taktike” në Ukrainë mund të vrasë ose helmojë trupat ruse. Dhe rrezatimi mund të përhapet përtej kufirit të Ukrainës me Rusinë. Ata që shqetësohen për përshkallëzimin bërthamor të luftës, duhet të pranojnë se qeveritë dhe ushtritë e NATO-s kanë qenë të shqetësuara nga ky skenar.
Të udhëhequra nga administrata Bajdent, fuqitë perëndimore kanë qenë të kujdesshme për të mos i dërguar ushtrisë së Ukrainës armë që mund të kërcënojnë territorin rus. Me koston e mijëra jetëve të civilë dhe ushtarakë, NATO po e mban nën kontroll sjelljen e Ukrainës, dhe e ka bërë këtë që nga fillimi i konfliktit.
Ajo nuk do ta lejojë Kremlinin të besojë se po përballet me një kërcënim ekzistencial, duke i dhënë Ukrainës armatimin e saj më vdekjeprurës. Por hapësira për dyshime mbetet. Analistët ushtarakë që besojnë se mund t’i shpëtojmë një katastrofe bërthamore, duhet të minimizojnë rëndësinë e doktrinës ushtarake ruse, dhe mënyrën se si ajo parashikon përdorimin e parë të armëve bërthamore në luftërat konvencionale.
Gjenerali Klark thotë se përdorimi i armëve bërthamore do të ishte një akt krejtësisht irracional: “Ne e kemi parë Putinin se mund të bëjë gabime, por ai nuk është një lider irracional”. Edhe Fridman bie dakord me këtë linjë: “Unë nuk mendoj se Putin është impulsiv; Unë mendoj se ai thjesht i ka bërë gabim llogaritë këtë herë”.
Por pikëpyetjet mbeten. A është racional një njeri që u izolua gjatë gjithë pandemisë? Më konkretisht:A sheh Putin ndonjë dallim të arsyeshëm midis interesave të tij dhe atyre të Rusisë? Nuk ka asnjë arsye të mendohet se po. Kërcënimi ekzistencial ndaj autokracisë së tij, që mund të sillte disfata në Ukrainë, i duket me siguri atij si një kërcënim ekzistencial për vetë Rusinë.
Tradhtia ndaj Ukrainës, është e vetmja mënyrë e besueshme për të eliminuar mundësinë e një katastrofe. Nëse do t`i ndërprisnim të gjitha furnizimet me armë, dhe e linim në mëshirën e Putinit, atëherë kërcënimi do të tërhiqej. Në fakt nuk ka asnjë mënyrë për ta zhdukur mundësinë e një lufte bërthamore, sepse asnjë qeveri e madhe perëndimore nuk mund të mbrojë zbutjen e toneve ndaj Moskës në një shkallë të tillë. Kësisoj ne jetojmë me mundësinë e zbehtë të një Hiroshime evropiane.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Udhëheqësi separatist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik,...
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, refuzoi të ...
Depozitat e gazit në Gjermani janë mbushur më shumë se...
Mosmarrëveshjet territoriale po thellojnë tensionet me...
Autoritetet në Qipro kanë shpëtuar qindra migrantë mbr...
NATO-ja është e gatshme të rrisë numrin e trupave në K...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se bes...
Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda,...
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka shpallur të përfundua...
Projektligji i paraqitur në Bruksel ka për qëllim të shman...
Rusia përmes fushatave në mediat sociale këtë dimër mund t...
Sipas njoftimit të zyrtarëve amerikanë, një kontraktor...
Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nu...
Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara akuzoi R...
Autoritetet në Pejë kanë ngritur alarmin për një mjet ...
Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropia...
Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes...
Zyra e Prokurorit në Beograd të Serbisë tha se do të b...
Mijëra policë, qindra trupa britanikë dhe një ‘ushtri’...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ...
GJKKO ka dhënë sot masën e sigurisë për dy zyrtaret e Mini...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me ...
Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndim...
Sasitë e mëdha të mbetjeve plastike rëndojnë sistemet ekol...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qers...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur më 5 qe...
Një sondazh është bërë në Gjermani për mbështetjen e s...
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, tha të hënën se...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...
Sot, më 5 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.5 l...