
Zyra e Prokurorit në Beograd të Serbisë tha se do të bëjë gjithçka që të identifikojë dhe ndjekë penalisht ata që shkaktuan dhunë gjatë marshit të EuroPride, që zyrtarisht ishte i ndaluar që të mbahej.
Zyra e Prokurorit tha më 18 shtator se do të punojë “për të përcaktuar të gjitha rrethanat e rëndësishme ndaj sulmeve të anëtarëve të Ministrisë së Brendshme... sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, por edhe ndaj disa pjesëmarrësve të ngjarjes së EuroPride-it”.
Në deklaratë u tha se autoritetet e drejtësisë do të punojnë me Ministrinë e Brendshme për të identifikuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit për dhunën, dhe disa prej të tyre u cilësuan si “huliganë”.
Ministria e Brendshme serbe më 13 shtator njoftoi zyrtarisht se do të ndalonte mbajtjen e Javës së EuroPride, që kulmon me marshin në rrugët e Beogradit. Të njëjtën masë tha se e ka marrë edhe ndaj protestave të paralajmëruara.
Arsyeja e ndalesës u tha se ishte për shkak të “rrezikut nga dhuna, shkatërrimit të pronës dhe formave të tjera të prishjes së rendit publik në shkallë të gjerë”.

Por, aktivistët e komunitetit LGBT, megjithatë marshuan në rrugët e Beogradit. Në këtë marsh morën pjesë 1.000 aktivistë dhe rreth 6.000 policë u dislokuan për të mbajtur rendin. Gjatë marshit, policia u përlesh me grupet e djathta, që kishin dalë për të kundërshtuar marshin.
Organizatorët e EuroPride-it po ashtu u përballën me kundërshtime të mëdha nga Kisha Ortodokse Serbe.
Më 18 shtator u raportua për disa incidente. Autoritetet thanë se protestuesit kundër marshit të LGBT-së hodhën shishe drejt policisë, duke tentuar që të pengonin ecjen e aktivistëve.
Zyrtarët serbë thanë se 87 persona janë ndaluar, ndërkaq ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, njoftoi se ndaj 11 prej të ndaluarve janë iniciuar raste penale.
Para mbajtjes së marshit, organizatorët thanë se kishin marrë garanci nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq – e cila është lezbike – se rrugët e Beogradit do të ishin të sigurta.
Pas marshit, Bërnabiq u tha gazetarëve se “policia bëri punë të mirë”, duke shtuar se ndihet krenare që forcat e rendit arritën të shmangnin “incidente serioze”.
Po ashtu pas marshit, Vulin insistoi se ndalesa për mbajtjen e kësaj ngjarjeje ishte respektuar dhe se personat që ecën në rrugët e Beogradit vetëm “u shoqëruan për në një koncert”.
Ai po ashtu se 13 zyrtarë policorë u lënduan dhe u dëmtuan pesë makina policore gjatë përleshjeve me protestuesit.
EuroPride promovon krenarinë e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve e transgjinorëve në nivelin panevropian, dhe që nga viti 1992 organizohet nga një qytet i ndryshëm evropian çdo vit./ REL
Mijëra policë, qindra trupa britanikë dhe një ‘ushtri’...
Autoritetet britanike thanë të dielën se Rusia i ka zgjeru...
Komisioni Europian rekomandoi të dielën pezullimin e fonde...
Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin li...
Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave ...
Pas 2 viteve bllokadë, vendet anëtare të BE-së arritën në ...
E vendosur, kokëfortë, sarkastike dhe mendjemprehtë pë...
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet Asamblesë së Për...
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të sh...
"Ne i dënojmë ashpërsisht aktet e mizorisë" deklaroi i nga...
Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërs...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri t...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të va...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizit...
Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të ...
Shtëpia e Bardhë miratoi të enjten një paketë të re de...
Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në ga...
“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë e...
Një diplomat i lartë çek është dëbuar nga puna, pas...
13 tonë lule do të transportojë kompania ajrore “Turkish Air...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...